Theret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë

Një 17-vjeçar është therur me thikë në Prishtinë, sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”. Në Policinë e Kosovës kanë treguar për Express se i mituri është dërguar menjëherë në QKUK.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka treguar për Express se ky rast ka ndodh pas orës 19.

“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën “Gustav Majer “  personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar , menjëherë është transportuar për në QKUK “.

Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin në fjale policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *