Moti i keq, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e premte

Si pasojë e motit të keq, me shira të dendur, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e nesërme.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *