Çaji i cili rregullon sheqerin, peshën trupore, por edhe 10 sëmundje tjera!

Shkencëtarët besojnë që në këtë mënyrë sëmundjet e rrezikshme do të mund madje edhe plotësisht të shërohen.

Fletët e fikut kanë cilësi kundër kancerogjene dhe kundër sheqerit, të cilat rregullojnë nivelin e insulinës dhe të kolesterinës në gjak, pengojnë diabetin dhe ulin rezistencën e insulinës, transmeton Telelegrafi.

Njerëzit, të cilët tashmë janë sëmurë nga sheqeri, këshillohen të pinë çajin nga fletët e fikut, sepse disa shkencëtarë besojnë që në këtë mënyrë do të mund të shërohen plotësisht.

Gjithashtu, këto fletë janë të mira për rregullimin e nivelit të triglicerideve, përkatësisht yndyrës trupore, transmeton Telegrafi.

Trigliceridet janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të numrit të madh të organeve të trupit, mirëpo nëse depozitohen në inde, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore – rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

Me ndihmën e fletëve të fikut mundeni madje edhe të pengoni shfaqjen e të thatit – nevojitet vetëm të përtypni një fletë çdo mëngjes.

Kjo shprehi do të mund t’ju ndihmojë edhe të rregulloni peshën trupore, shkruan Healthydefinition.com.

Ndiqni instruksionet për përgatitjen e çajit nga fletët e fikut, i cili do t’ju ndihmojë që të rregulloni shtypjen e gjakut dhe të pengoni sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin:

Përbërësit: Uji, disa fletë fiku.

Përgatitja: Ngrohni ujin derisa të vlojë dhe shtoni fletët e fikut. Lini të vlojnë 15 minuta, pastaj hiqni nga shporeti.

Pini së paku një filxhan të këtij çaji çdo ditë dhe do të arrini edhe të pengoni apo të shëroni problemet e frymëmarrjes, siç është bronkiti.

You may also like...

Inline
Mëso Shqip
Inline
Mëso Shqip