20 Fakte mahnitëse rreth kafesë

Gjatë ceremonive turke të martesave, dhëndurëve u duhej të zotoheshin se do t’i furnizonin nuset me kafe pandërprerë. Dështimi në këtë do të mund të rezultonte me divorc.

Betoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njehte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë.

“Tea Party” e Bostonit rezultoi me kalimin e amerikanëve nga çaji në kafe si një shprehje e lirisë.

A e keni ditur që kafja nuk na jep zukatje vetëm ne njerëzve? Bletët fitojnë zukatje nga pirja e kafesë dhe, çka është më e rëndësishme, ajo e forcon kujtesën e tyre afatgjate! Si mendon që ato gjejnë rrugën për t’u kthyer mbrapa vazhdimisht te bima e njëjtë?

Vër një shtresë kafeje të bluar e të lagësht në lëkurën tënde së paku dy herë në javë, shpëlaje dhe shih fytyrën tënde të vezullojë.

Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.

Në vitin 1674, pati një kryengritje masive kundër kafesë. Në fakt, “Peticioni i Grave kundër Kafesë” thoshte që kafja po i kthente burrat britanik në “kufoma të pavlera”, kështu që kërkohej ndalimi për personat nën 60 vjeç.

Në vitin 1511, u ndalua në Mekë me arsyetimin se njerëzit e kalonin kohën kot.

Kopi Luwak, kafja më e shtrenjtë e botës, bëhet nga kokrrat e kafesë të ngrëna dhe të jashtëqitura nga macja e egër e Sumatrës. Në një kohë, çmimi i saj shkonte përtej 300 dollarë për gjysmë kilogrami!

Gjatë luftës së dytë botërore, ushtarët e porositnin espresson e tyre me më shumë ujë, sepse ishte tepër e fortë për ta.

Në fakt, termi “cup of Joe” (kështu e quajnë në Amerikë një filxhan kafe) vjen nga ushtarët e amerikan po ashtu të njohur si GI Joes të Luftës së Dytë Botërore, të cilët e donin kafenë e tyre dhe ishin pirës të mëdhenj.

Kafja u shpall ilegale jo një herë, jo dy herë, por tri herë nga tri kultura të ndryshme! E para ishte në Mekë, pastaj nga Çarlsi II në Evropë në një orvatje për të shuar rebelimin e vazhdueshëm, dhe hera e tretë ishte nga Frederiku i Madh në Gjermani në vitin 1677, i cili brengosej për implikimet ekonomike të daljes së parave nga vendi për të blerë këtë pije.

Ka pasur dhe informata që kafja, në fakt, mund të përdoret si karburant automjeti. Jo tash, natyrisht, por ndoshta një ditë në të ardhmen.

Në vitin 1906, një belg që jetonte në Guatemalë me emrin George Washington zbuloi instant kafenë. Jo presidenti i parë amerikan, por zbuluesi i parë i instant kafesës

Në kulturën e lashtë arabe, një grua mund të shkurorëzohej nga burri vetëm nëse atij s’i pëlqente kafja sa duhet.

Fjala “kafe” ka zanafillën në fjalën arabe “kahhwat el-bun”, e cila u shkurtua në vetëm “kahwa”. Turqit e quajtën “kahve”, pas çka Holandezët e bënë “koffie”, derisa më në fund u përkthye në anglisht si “coffee”.

Në shekullin, 17, pati një debat të madh rreth asaj se a duhej katolikët të pinë kafe, apo jo. Ishte vetëm pasi që Papa Klementi VII e miratoi atë që atyre iu lejua ta pinë atë.

Ne tash pimë kafe me Mëngjesin tonë, por në shekullin 17 njerëzit pinin birrë bashkë me Mëngjesin për çdo ditë!

Teodor Ruzvelt pinte një galon (3.7 litra) kafe për çdo ditë. (Kjo vetëm sa për informatë, jo që ju ta provoni).

Kafja ishte aq e rrallë në Gjermani gjatë Luftë së Dytë Botërore, saqë njerëzve u lëshoheshin “bomba-kafe” nga aeroplanët për t’i kthyer kundër qeverisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *