10 libra që do t’ua ndryshojnë jetën

Ka libra që argëtojnë, libra që informojnë, libra që tërheqin, libra që i flasin trurit, mendjes, intelektit dhe emocioneve. Dhe pastaj ka libra që duket se flasin drejtpërsëdrejti me shpirtin – libra që ndryshojnë jetën, që ju bëjnë të ngrini pikëpyetje mbi besimet tuaja kryesore, që “rrijnë” brenda jush, shumë kohë pasi keni mbaruar leximin.

Faktomanl ju rekomandon këto 10 kryevepra, të cilat bien në kategorinë e dytë. Secili është një kënaqësi për t’u lexuar, një thesar për t’u peshuar dhe përfundimisht ndryshon diçka, thellë brenda jush.

ALKIMISTI

AUTORI: Paulo Coelho

VITI: 1988

PERMBLEDHJA: I botuar fillimisht në gjuhën portugeze, ky rrëfim frymëzues vetëzbulimi ndjek Santiagon, një bari andaluzian që dëshiron shumë të udhëtojë në kërkim të një thesari tokësor. Por kërkimi e shpie në një tjetër drejtim – shumë më të kënaqshëm – për të mësuar se si të dëgjojë zemrën dhe të ndjekë ëndrrat e tij.

E VEÇANTE: I lehtë për t’u lexuar dhe shumë përshkrues, kjo kryevepër do ju frymëzojë që të merrni guxim në rrugën e ndjekjes së ëndrrave tuaja – ashtu si Santiago.

RRUGA E ARTISTIT

NGA: Julia Cameron

VITI: 1992

PERMBLEDHJE: Në thelb një libër për përmirësimin e kreativitetit vetiak, ky libër e shpie lexuesin përgjatë një rruge shpirtërore, artistike. Me detyra për t’u përfunduar në fund të secilit kapitull, leximi i këtij libri është një gjë me të vërtetë dinamike.

E VEÇANTE: I thellë e prapëseprapë i thjeshtë, ky libër ka fuqinë të ndezë krijimtarinë tek cilido – nga kontabilistët, tek atletët dhe gjithë të tjerët.

JETA E PI-së

NGA: Yann Martel

VITI: 2001

PERMBLEDHJA: Pi Patel është djali i një punonjësi kopshti zoologjik, me njohuri enciklopedike të kafshëve dhe një shije për filozofinë. Ndërkohë që emigron në Amerikën e Veriut nga India me familjen e tij, anija e tyre mbytet – dhe Pi e gjen veten të vetëm, në një varkë shpëtimi, bashkë me një hijenë, një orangutang, një zebër të plagosur dhe Richard Parker, një tigër bengali … apo jo? Ajo që vijon është një përrallë fantastike me intriga dhe aventurë.

E VEÇANTE: Ndonëse ky nuk është një libër mbi fenë, ai është një rrëfim rreth rëndësisë së besimit në diçka – qoftë kjo Perëndia, Nënë Natyra, ose forca jote.

RRUGA MË PAK E SHKELUR

NGA: M. Scott Peck

VITI: 1978

PERMBLEDHJA: Një kryqëzim mes psikologjisë dhe spiritualitetit, ky libër është i mbushur me depërtime dhe urtësi rreth atributeve që e bëjnë një person të ndihet i plotësuar. Me një ekzaminim elokuent të koncepteve komplekse njerëzore, si disiplina dhe dashuria, Peck hedh teorinë për katër faza të ndryshme të zhvillimit shpirtëror njerëzor, përgjatë rrugës së vetë-realizimit.

E VEÇANTE: Kjo i thotë të gjitha: “Problemet kërkojnë që të nxjerrim guximin dhe mençurinë tonë, vërtet, ato krijojnë kurajën dhe urtësinë tonë”.

HISTORIA E DASHURISË

NGA: Nicole Kraus

VITI: 2005

PERMBLEDHJA: Ky libër brenda një libri, shumë i bukur, tregon historinë e Leo Gurskyt dhe dashurinë e jetës së tij, Alma. Me një aventurë që përshkon oqeane dhe dekada, romani ushqehet prej trilleve të mistereve dhe gëzimit të lidhjes.

E VEÇANTE: Ky libër do t’ju lejojë të mendoni për Leon dhe Almën për ditë të tëra, pasi ta keni përfunduar atë – dhe ndërsa historia do të largohet dalëngadalë nga pjesa e përparme e mendjes tuaj, ajo kurrë nuk të ikë me të vërtetë.

BISEDA ME PERËNDINË

NGA: Neil Donald Ualsch

VITI: 1995

PERMBLEDHJA: Emri i plotë i kësaj trilogjie është “Biseda me Perëndinë: Një dialog i pazakontë” – dhe është me të vërtetë një dialog i pazakontë. E gjithë seria është një bisedë magjepsëse midis autorit dhe ‘Zotit’ – në tema që variojnë nga feja dhe spiritualiteti, tek arsimi, dashuria dhe politika.

E VEÇANTE: Pavarësisht nga besimet tuaja, këto libra të frymëzuar dhe frymëzues do t’ju sfidojnë të mendoni për botën rreth jush dhe vetë ekzistencën tuaj.

PEMA QE JEP

NGA: Shel Silverstein

VITI: 1964

SYNOPSIA: Pema që jep është tregimi i bukur dhe prekës i një peme, e cila donte një djalë të vogël. Pema e do djalin dhe bën gjithçka që mundet për të, teksa ai rritet – pa marrë fare parasysh se çfarë ajo merr mbrapsht prej tij.

E VEÇANTE: Në dukje një libër për fëmijë, kjo parabolë ka një mesazh të qartë për lexuesit e të gjitha moshave – për dhuntinë e të dhënit, dhe pranimin e mënyrave të ndryshme me të cilat, të tjerët na rikthejnë dashurinë.

RRJEDHA: PSIKOLOGJIA E EKSPERIENCËS OPTIMALE

NGA: Mihaly Csikszentmihalyi

VITI: 2013

PERMBLEDHJA: Studimet e Csikszentmihalyit gjatë dy dekadave të fundit kanë zbuluar se ‘rrjedha’ është ajo që i bën përvojat e jetës vërtet të kënaqshme – një ndjenjë e përqendrimit të thellë, zhytjes dhe absorbimit. Ky punim klasik mbi lumturinë prek psikologjinë bashkëkohore, duke kaluar në çështje të tilla si familja, arti dhe sporti, për t’iu përgjigjur përfundimisht pyetjes – si i bëjmë jetët tona kuptimplota?

E VEÇANTE: Ky libër do t’ju ndihmojë të identifikoni se kur jeni vërtet të lumtur – dhe kanalizoni ‘rrjedhën’ për të maksimizuar ato momente.

BOTA SOFISE

NGA: Jostein Gaarder

VITI: 1991

PERMBLEDHJA: Një roman dhe një vepër filozofike, ky libër tregon historinë e Sofi Amundsen, një vajzë adoleshente që jeton në Norvegji dhe Alberto Knox, filozof në moshë të mesme që e prezanton atë me filozofinë.

E VEÇANTE: “Kush je ti?” Dhe “Nga vjen bota?” janë dy pyetjet kryesore, të cilave Sofia duhet t’i përgjigjet. Edhe ju do t’i peshoni.

ÇADRA E KUQE

NGA: Anita Diamant

VITI: 1997

PERMBLEDHJA: Ky roman përfytyron historinë e Dinas – bija e Leas dhe Jakobit dhe motra e Jozefit. Duke u bazuar në treguesit e Librit të Zanafillës, autori shkruan për jetën e grave në kohët biblike, duke prekur nënat, bijat, maminë, dashurinë dhe jetën në një vend të huaj.

E VEÇANTE: Duke qenë thellësisht feministe dhe thellësisht prekëse, kjo histori do të ndryshojë mënyrën se si mendoni për kohët biblike.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *