A ju ndodh kjo shpesh kur e keni celularin në xhep?

9 nga 10% e njerëzve vuajnë nga sindromi “fantazmë” i vibrimit – kur ata gabimisht mendojnë se celulari i tyre është duke vibruar në xhep, thuhet sipas një publikimi të fundit.

Dr. Robert Rosenberger, një filozof dhe asistent profesori në Institutin e Teknologjisë Gerogia, tha se fenomeni shkaktohet nga “zakonet e mësuara trupore”.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Kompjuteri në Sjelljen Njerëzore”, sugjeron se kur një person e lë celularin e tij në xhep, atëherë ai bëhet “pjesë e trupit” në të njëjtën mënyrë sikur kur vendosim syzet, që lehtë harrojmë se i kemi aty ku i kemi,

Njerëzit më pas e përjetojnë një ndjenjë të tillë si lëvizje apo pulsim të muskujve ngjashëm me vibrimin e celularit, por është vetëm një halucinacion

 

You may also like...

Inline
Mëso Shqip
Inline
Mëso Shqip