Ese per 28 Nentorin nga Lavdita Hajrullahu

Trokita pranë portave të çdo shtëpie, kalova çdo pellg të mbushur me lot, e tani jam lodhur. U struka nën çatinë e një shtëpije të bukur dhe aty në mes të qytetit më kishte kapluar një gjumë I thellë. Lundroja me ëndërrat e mia, shihja shumë njerës të përgjakur, të tjerët që vuanin, e shumë të tjerë që rënkonin me dhimbje të shpirtit. Hapa sytë dhe më kishte kapluar një vapë e madhe brenda shpirtit, unë vuaja ndërsa bota festonte. Ngrita kokën lartë dhe shikova gjithandej flamurët kuq e zi. Kundërmonte një aromë feste të cilën e donim të githë. Nuk e dija përse isha hutuar kaq shumë në këto brigje dhe me shpejtësi u ngrita duke shikuar se mos vallë kishte ngjarë diçka në mua. Eca e eca, mendoja me vete a duhet të festoj apo çfarë të bëj?! Para syve të mi qëndronin ata njerëz të gjakosur, e si të festoj në këtë mënyrë, mos vallë kjo është festë me dhimbje? Dhimbje me lotë apo vuajtje me dhimbje? Nuk dija as nga të shkoja dhe hapat e mi më dërgonin në rrugë të cilat nuk I kisha takuar dikur. Edhe pse ka vite që gjurmoja lumturinë, andaj kjo ishte arsyeja që kjo ditë më gjeti në një gjendje të tillë.

Anë e mbanë valviteshin flamurët kuq e zi, të tjerët buzëqeshnin e shumë të tjerë nga gëzimi edhe këndonin. Dukej sikur unë të isha e kundërt me jetën, me realitetin që sot po më sjell plagë. Por më thuani si të festoj në gjendje të tillë….! Edhe unë e prita me shumë gëzim këtë ditë por rastësisht pranë këmbëve të mia ishte ndaluar një grua qysh në mëngjesin e hareshëm. Shpirti im vurvulonte nga gëzimi por ajo më ndali dhe biseduam shumë gjatë. Kishte humbur të githë familjen dhe dukej sikur ajo lotonte bashkë me mua në këtë ditë. Unë nuk kisha të humbur askënd, por kur I mendoja njerëzit e tillë unë nuk mund të festoja . dhe me pak fuqi të zemrës u mundova ti jap asaj kurajo për të vazhduar. Jeta vazhdon ne nuk duhet të tregohemi të dorëzuar dhe e dini çfarë tjetër…? Askush nuk I harroi dëshmorët e atdheut, e kjo vërehet edhe në flamurin kombëtar. Ngrite kokën të lutem I sheh ata valviten në këtë qytet të brishur, kanë aromë lirie falë të githë atyre që sot po prehen në paqe. E dimë se jeta e tyre ishte vetëm një faqe e vogël por kjo gjë ishte shkruar. Kjo ngjyrë e zezë në mesin e flamurit po ringjall të gjitha ato ditë me plotë vuajtje e pikëllime, ato ditë në të cilat nuk donim as të jetonim. E, e kuqja është gjaku I të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e gjakun e tyre për liri atdhetare. Ishin fjalë shprese.

Ndihuni të gjithë të tillë. E di se çdokujt I mungon dikush, po të mos egzistonte një gjë e tillë bota do të ishte perfekte, por kjo nuk është e mundur. Kjo mund të ndodh vetëm në pafundësit e imagjinatave tona, e në

ato romanet fëmirore të cilat I kemi lexuar dikur. A ka diçka perfekte në këtë botë…?! Jo, çdokujt I mungon dikush, çdokujt I mungon diçka. Dikush qan natë e ditë për prindërit, dikush tjetër për të vëllanë që shkuan e nuk u kthyen kurrë më, por përveç të tjerash askush nuk I tregoi nëse ata janë të gjallë apo të vdekur.

Do luteshim shumë sikur të gjitha këto gjëra të ishin vetëm ëndërra, por jo. Është një realitet I vyshkur që të bën të vdesësh ngadal. Që plagët e zemrës të rriten ngapak çdo ditë. Edhe ajo një ditë do të ndaloj trokitjet e saj, mos kujtoni se ajo është një gurë.

Populli ynë ka kaluar në shumë sfida, në shumë luftëra. Sa e sa gjenerata kanë kaluar, e shumë të rinjë në vend se ti buzëqeshnin jetës ashtu sikur e gjithë gjenerata ata prehen në varreza. Ka edhe prej atyre që nga ajo ditë bredhin nëpër burgjet e Serbisë së mallkuar. Nuk e kam ditur kurrë se në këtë jetë ka njerës pa ndjenja . Njerëzit me pa as më të voglin dëshpërim, quhen po këta ku para prindërve masakruan giithçka, fëmijët I mbytën para tyre. Vajzat e reja dhunoheshin e çdo e zezë tjetër e pamundur ndodhte në këtë vendin tonë dikur.

Shpeshherë mundohem ti grisë copëzat e ditarit tim, nuk dua që të mbeten këto mbishkrime të liga, por nëse ato I bëj grimca ç’ti bëj zemrës?! A ta mbysë edhe atë? Nuk mundem sadoqë mundohem që të mos kujtoj asgjë, është zemra ajo e cila më sjell në kujtime të tilla, është mendja ajo që flet fjalët para se të them të vërtetën.

Shumkush do të trillonte githçka për popullin tim, por jam unë ajo që do dal me zemër të hapur. Gjerat të cilat I kam parë unë, nuk I parë të tjerët edhe pse ndoshta janë ata që qëndrojnë më gojë të mbyllur. Por unë nuk jam e tillë. Unë do bërtas me fuqin time të fundit dhe do ju tregoj të gjithëve se motrat e vëllëzërit tanë që shkuan, kanë lënë pas vehtes edhe shumë trima ashtu siç ishin ata.

Trim nuk të bënë burrëria, nuk të bën as fjala nesër e as dikur. Ndalu e mendo, gjëja më e shenjtë në këtë botë është atdheu, e nëse jeta jonë mbaron pranë pragut të luftës, është kjo mënyra heroike për të treguar se sa të dashur jemi.

E nuk e di si Ia vlenë të quhet një ditë e tillë, festë, përkujtim apo porosi…! Ne duhet të mburremi se flamuri ynë është njëri nga flamurët më të vjetër në botë, është një nga më të drejtit. Ai përmbledh kujtimet e shkruara të një kombi dhe një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja…! Do të vinë shumë e shumë festa e përvjetor të këtij nëntori të zbukuruar, ashtu siç kan kaluar njëqind e një vite, do kalojnë edhe të tjerë rrallazi. Por Kosova dhe Shqipëria gjithmonë do të jenë një, as kufiri nuk na ndan sepse vallet tona hidhen anë e mbanë trojeve shqiptare…!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *