Poezia “Kthime” nga Asdreni

Kur te pashe me s’te lashe,
T’u afrova e s’tu ndashe
Dhe me ze t’embel te thashe:
“Sa te dua o moj vashe!”
edhe ne gjunje te rashe,
T’u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s’te qita,
Gjersa shpresen far’ e ngrita
Se m’u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S’e ste dua moj e mjere.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *