Poezia “Pa ty” nga Ismail Kadare

Pa Ty


Ti ike udhes se pafundme, 
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet 
I arti medaljon i henes.

Lejleket iken. Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar, 
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si donkishote.

C’te bej po them me veten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Kur qerrja baltrave ben shkrime,
Te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohti medaljom i henes.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *