Poezia “Dhe Pranvera Erdhi” nga Migjeni

… Dhe pranvera erdhi…
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngriti një fole,
e një jetë e bukur e një jet e re,
me dëshirë të shumta, po buzqesh në lulzim.
…Dhe dallndysha erdhi…
Si shpirti n’ekstazë, në hovin e shejt shtri
me qiellin rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare – mandej poshtë vërsulet
tue dhurue me cicrrim përshëndetje një mijë.
…Dhe vesa shkëlqen…
Në një pikë t’argjendt pasqyrohet jeta,
tërheqëse si andrra dhe si vizatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *