Poezi per gjyshen

Gjyshja ime më e mira në botë, 
Urtë dhe ëmbël më ledhaton, 
Sa herë që në shkollë nisem të shkoj, 
Më përcjell tek dera,kurrë nuk përton. 

E dua shumë,se vërtet është e mirë, 
Kurrë,të mërzitem ajo s'më le, 
Edhe kur jam në situatë të vështirë, 
Nga gabimet që bëj,ajo më nxjerr. 

Por këshillat e saja me zërin e ngrohtë, 
S'më lejnë të gaboj,të shkoj rrugës tjetër, 
Edhe përrallat që mi tregon natën vonë, 
Janë një mësim,një përvojë e vjetër. 

Shpesh ia ledhatoj rrudhat dhe thinjat, 
Kur në prehër më merr,me puthje më pushton, 
Duart e saja i ndjej sikur t'mijat, 
Zemrën e madhe që për mua gufon. 

Portretin e saj kur s'do ta harroj, 
Edhe kushedi se ku do më degdisë jeta, 
Para meje do qëndron ajo,dhe unë do ta vështroj, 
Me fjalët e urta dhe këshillat e veta. 

Me pasurinë më të madhe gjyshen s'e ndërroj, 
Ajo është yll që gjithmonë ndriçon, 
Ndaj e dua shumë se shumë gjëra më mësoi, 
Rrugën e vërtetë,ajo ma tregoi.