Perralla: Fshatari dhe gjarperi

Një gjarpër që jetonte në pragun e shtëpisë së një fshatari, doli një ditë dhe e kafshoi për vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhërua së tepërmi, rrëmbeu sëpatën, erdhi te bira dhe e priti aty që t'i binte menjëherë posa të dilte. Kur gjarpëri nxori kryet, ai iu vërsul me sëpatë. Por i shkoi kot dhe çau gurin që ishte pranë birës së tij. Më vonë e thirri gjarpërin me të butë pët t'u pajtuar. Mirëpo gjarpëri iu përgjegj: As unë nuk mund të besoj ty deri sa shoh gurin e çarë, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tënd.

 Porosia: Kjo na tregon se armiqësia e madhe nuk harrohet lehtë.