Eseja me titull S’eshte krim te enderrosh

Endrrat e bukura u fiken, kjo vere hodhi ujin e fundit e une kam hapur syte per te pare te verteten. E pamundur duket gjithcka tani, por ato dite cmendurie egzistuan. Degjova diku se dashuria eshte miqesi ndertuar mbi zjarr. Ndoshta ky zjarr me kishte prekur edhe mua. Ky zjarr qe si shkrepse i mjaftoi cmenduria e moshes. Rrahjet e zemres, shikimi, netet kur yjeve endrrat do tua tregoja, tani me duket se i kam lexuar ne nje perralle. Sa keq qe perralles iu gris faqja e fundit ku shkruhej “…dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone…” Pergjithmone? Kete fjale dua ta fshij nga fjalori. Asgje nuk eshte pergjithmone. Cdo casti i vjen fundi, dielli fshihet diku per t’i hapur rrugen pastaj erresires, qe ndonjehere do te plasaritet nga hena dhe yjet. Por vjen momenti qe mengjesi do te filloje perseri. Dhe vete jeta ka vendosur nje prag qe e ndihmon kunder fjales “pergjithmone”, edhe natyra ka krijuar ligjet e saj. Ndaj frikesohem ta them e ta shkruaj kete fjale. Se eshte nje nga to gjera abstrakte qe kur i degjon per here te pare ve doren ne zjarr dhe betohesh se u beson. E tille ishte dhe ajo ndjenje qe provova per ty. Abstrakte. Por cuditerisht tani qe i rikthehem kujtimeve dua te buzeqesh. Se ne fund te fundit s’eshte krim te lejosh zemren te rrahe. S’eshte krim as te besosh. As te enderrosh.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *