Poezia “Mall” nga Ismail Kadare

Loading...

Ca pika shiu rane mbi qelq. 
Per ty une befas ndjeva mall. 
Jetojme te dy ne nje qytet, 
Dhe rralle shihemi sa rralle. 

Edhe m’u duk pak e çuditshme 
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes. 
Qiejt e ngrysur pa lejleke 
Dhe shirat pa ylber ne mes. 

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit 
Seç m’u kujtua sot per dreq: 
“Te zgjuarit jane bashke ne bote, 
Kurse te fjeturit jane veç”. 

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq, 
Qe dot s’po zgjohemi valle?… 
Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty seç ndjeva mall

Loading...

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *