Poezi per mamin

Mami

Të shkruaj sonte Mami 
Nesër do të vij tek varri 
Të tregoj se bija jote 
Është e djegur nga malli! 

E di që s’të vjen mirë 
E di që ndryshe më mësove 
E di që jam gabim 
Po ndryshe s’mund të veproj! 

Besën që ta dhash 
E mbaj, nuk e shkeli kurrë 
Se gjithmon më thoje 
Ti je e fort, si t’ishe burrë 

Nganjëherë Mami 
Kur biej në gjumë 
Në ëndërr më vjen Ti 
Më thua me zë të ëmbël 
,,Bijë të dua shumë” 

Tash të lutem Mami 
Mos më duaj mua 
Duaje mbesën ,afroje 
Në vendin tim, ledhatoje

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *