Qka jane thyesat ?

Thyesat janë rezultat i pjesëtimit të dy numrave të plotë. Me fjalë tjera shprehja e trajtës a/b, ku a-ja quhet numërues dhe është numër i plotë kurse b-ja quhet emërues dhe është një numër i plotë i ndryshëm nga 0 quhet thyesë ose numër racional. Pjestimi i dy numrave të plotë nuk është gjithmonë numër i plotë në ato raste themi se kemi pjesëtim me mbetje. Nëse kemi mbetje atëherë thyesa shkruhet si numër decimal p.sh 1/2 si 0,5 por mund të ndodh që numrat pas presjes të përsëriten pakufi shumë herë p.sh 1/3 do ta shkruanim rezultati do të ishte 0,333..., pra një numër decimal periodik 3-shi pas presjes dhjetore përsëritet pafund shumë herë. Pasi për të shkruar pakufi 3-sha do të na duhej pakufi kohë po e lëmë më mirë si 1:3 apo 1/3 :-).