Qka eshte Gjeografia ?

Gjeografia (nga greq. γη / γαια, gi / gea - tokë, dhe γραφειν, grafin - shkruaj, (për) shkrim) është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.