Shpjegimi i endrrave pjesa 4


Per te gjetur me lehte ate qe po e kerkon shtyp F3 pastaj shkruaje.
Shpjegimi i endrrave prej Q deri ne ZH
QAJ
Në qoftë se shikon sikur po qan, hidhërimet tuaja do të kthehen në gëzim. Në qoftë se shikon që godet dikë dhe ai fillon të qajë, do t’i krijosh dhimbje. Në qoftë se thjesht shikon dikë duke qarë, do të marrësh në dorë një çështje të shkëlqyer. Në qoftë se inkurajon dikë që po qan, do të marrësh një lajm të mallëngjyeshëm. Në qoftë se shikon kafshë duke qarë, do të hidhërojë një person shumë I keq dhe negativ.
QAFË
Në qoftë se se të presin kokën hajdut ose keqbërës, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se je tregëtar, do të humbasësh shumë para. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në qafë, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur ke qafë të bukur dhe të kanë zili, do të keni ngritje dhe pasuri të papritur, dhe gjithashtu pleqëri të mbarë dhe të qetë. Në qoftë se shikon sikur ke qafë të dobët, do të pësosh aksident familjar dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur qafa, do të pasurohesh jashtë mase.
QARKORE
Në qoftë se shikoni në ëndërr qarkore, do të merni lajme të rrema ndaj jush.
QEFIN
Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri I afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me qefin, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni I sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me qefin, do të bëheni mirë.
QEFULL
Në qoftë se shikon të hash qefull, do të marrësh një lajm jo dhe aq të mirë. Në qoftë se peshkon qefull, ke një aktivitet që shkon mirë dhe mos e lër pas dore. Në qoftë se i blen, fitimet nuk do të jenë aq sa I pritni. Shumë qefuj bashkë, do të thonë hidhërim dhe frikë e papritur.
QENI
Në qoftë se thjesht shikoni një qen, do t’ju ndodhë diçka e hidhërueshme por kalimtare. Në qoftë se shikoni qen të bardhë, do të pajtoheni me armiqtë tuaj dhe do të ndërrojë për së miri fati juaj dhe do të kaloni një jetë të lumtur. Në qoftë se shikoni qen të zi, kërkojnë t’ju bëjnë keq armiqtë dhe shokët tuaj dinak. Në qoftë se shikoni qen shumëngjyrësh, do të keni vuajtje dhe shumë shqetësime. Në qoftë se shikoni qen të tërbuar, mundohuni t’i shmangeni kundërshtarëve tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni një qen tuajin, do të fitoni një shok shumë besnik. Në qoftë se shikoni sikur ushqeni qen, do të thotë se ndihmoni njerëz të keqinj dhe të pabesë dhe që nuk duan të mirën tuaj. Në qoftë se dëgjoni qen duke lehur, një armik I juaji mundohet t’ju bëjë keq, por që kot mundohet se nuk do t’ja arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur ju ndjek qen dhe ju kafshon, do ta gjejnë mundësinë kundërshtarët për t’ju dëmtuar. Në qoftë se shikoni sikur zihen qeni me macen në shtëpinë tuaj, do të grindeni me një pjesëtar të familjes. Në qoftë se shikoni qenin duke qëndruar me macen bashkë, do t’ju duan jashtë mase shokët. Në qoftë se shikoni qen duke u zënë me ujk, mundohuni të rregulloni sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ledhatoni qen, do t’i sundoni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj.
QEPË
Në qoftë se ëndërron qepë, do të keni lajme të këqia dhe hidhërime nga shokë dhe afërt. Në qoftë se i sëmuri shikon në ëndërr sikur po ha qepë, do të shërohet shpejt. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngënë, do ta qani. Në qoftë se shikon duke ngrënë vetë pak qepë, kujdes se je në rrezik vdekje dhe ndoshta mund të vdesësh. Në qoftë se thjesht ke qepë është mirë.
QEROS
Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.
QERPIK
Në qoftë se sheh qerpik të zi, do të thotë dashuri pa fat.  Në qoftë se sheh qërpik me ç’do lloj ngjyre tjetër, është dashuri me fat.
QERSHI
Në qoftë se shikoni sikur po hani qershi dhe janë të ëmbla, do të keni gëzim dhe sukses në dashuri. Në qoftë se janë të tharëta, shpresat e tuaja në dashuri janë të kota. I sëmuri që shikon sikur po ha qershi, do të përmisohet.
QESE
Në qoftë se shikoni sikur keni një qese me para, do të thotë se jeni përdorues I mirë ekonomik dhe që do të pasuroheni akoma dhe më shumë dhe gjithashtu do të keni një jetë të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikoni sikur mbani një qese me kocka të vdekuri, do të bised për një shok ι cili ka vdekur para shumë kohësh. Në qoftë se shikoni sikur mbani qese me ushqime ose rrobë, do të keni fitime dhe gëzime.
QESH
Në qoftë se sheh se po qesh, do të marrësh lajme të hidhura. Në qoftë se sheh të tjerë të qeshin, do të bëhesh ti arsyeja për të qarë ose hidhëruar. Në qoftë se se je beqar, do të prishet shkesa. Të martuarit do të mërziten. Në qoftë se një I sëmurë sheh në ëndërr sikur qesh, do të keqësohet dhe do të rrezikojë.
QETËSI
Në qoftë se ëndërron se gjendesh diku ku rreth teje ka qetësi, do të fitosh qetësi shpirtërore. Në qoftë se shikon se qetëson dikë që njëkohësisht është dhe armik I yti, do të bëhesh shokë me të.
QËNDISJE
Në qoftë se jeni grua e martuar dhe ëndërroni sikur po bëni një qëndisje, do të kaloni një jetë të qetë bashkëshortore dhe me shumë harmoni në familje. Në qoftë se jeni vajzë beqare, prisni martesë shumë të shpejtë. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur po qëndisni, do të ngatëroheni në dashurinë e një gruaje që do t’ju bëjë të vuani shumë. Në qoftë se mbani në duar një shami të qëndisur, do të keni hidhërime në dashuri. 
QIELL
Në qoftë se ëndërroni qiellin e pastër dhe pa re dhe duke shkëlqyer nga djelli, prisni se do t’ju vijnë veç se të mira. Në qoftë se shikoni qiellin natën sikur është I pastër dhe duken yjet, do të keni pasurim dhe gëzim. Në qoftë se shikoni qiell me re, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur bien pluhur nga qielli, do të dëgjoni se dikush ju ka zhgënjyer. Në qoftë se shikoni sikur bien shpendë nga qielli, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur bien peshq ose kafshë nga qielli, do të keni hidhërime dhe shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po zbret nga qielli shenjtor ose ëngjëll, do të keni fitime të mëdha. 
QIPARIS
Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë qiparise, një shok ose një I dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë qiparise, do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi, do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në qiparis, prit shkatërrim ekonomik.
QIQËR
Sido që ta shikoni qiqrën në ëndërr, prisni hidhërime dhe mërzitje familjare.
QIRI
Në qoftë se shikon në ëndërr qirinj të ndezur, prit lavdi dhe shpërblim, gjithashtu edhe sukses në çështjet tuaja.
QITJE
Në qoftë se shikon sikur po bën qitje, do të keni lajme të këqija.
QITËR
Në qoftë se shikon sikur po ha qitër, do të provosh hidhërim dhe mërzitje dhe zhgënjim. Në qoftë se je vajzë e lidhur ose e fejuar, do të prishet lidhja ose fejesa me personin që je. Në qoftë se e shikon të varur, do të vijnë mendime nga e kaluara dhe do të mallëngjehesh ose do të mësosh për vdekjen e fëmijës së një shoku tënd pas shumë kohësh.
QOFTE
Në qoftë se shikon që po ha qofte, do të keni pasoja të padëshirueshme. Në qoftë se I pjek, merresh me gjëra pa vlerë. Në qoftë se je vajzë dhe shërben qofte, partnerit ose të dashurit, ata bëhen më besnik ndaj jush.
QORROHEM
Në qoftë se shikon se humbet shikimin, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.
QUMËSHT
Në qoftë se shikon sikur je bebe dhe po pi gji nga grua, do të sëmuresh shumë, vetëm në qoftë se ke grua shtatzënë atëherë ëndrra është e mirë. Në qoftë se je grua dhe ushqen bebe, do të pësosh të këqija. Në qoftë se s’ke fëmijë, do të bësh. Në qoftë se je i varfër, do të pasurohesh. Në qoftë se pi qumësht, do të kesh sukses, fat dhe lumturi. 
QYQE
Në qoftë se shikon qyqe dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde, është paralajmërim vdekje.
QYMYR
Në qoftë se I sheh të ndezur, kanë ndjenja të mira të tjerët për ju. Në qoftë se I prek dhe të djegin, do të të godasin pas shpine. Në qoftë se përdor ose blen qymyr të fikur, do të keni sukses në punët tuaja dhe vdekje e një të afërmit tuaj. Në qoftë se mbledh pluhurin e qymyrit në shtëpi, do të keni lajme të mira dhe fitime.
QYTET
Në qoftë se shikoni qytet të madh dhe të pasur, do të mërgoni dhe do të jetoni për një kohë shumë të gjatë jashtë vendit tuaj. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një qytet të tillë, do të keni sukses të madh në punë dhe do të keni fitime të mëdha.
r
RADHIQE
Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni radhiqe të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të cilat do të keni hidhërime.Në qoftë se shikoni sikur hani, do të merrni lajme nga një kalimtar e cila do të mërzis jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po I gatuani, do të keni hidhërime familjare.
RAKI
Në qoftë se thjeshtë shikoni ose pini raki, do të ndodheni në një festë e cila do të përfundojë me grindje dhe ndoshta me gjakderdhje. Në qoftë se shikoni sikur po I shërbeni dikujt raki, keni mendime të liga për atë person dhe në fund do të bëheni armiq. Në qoftë se shikoni sikur po prodhoni, do të pësoni dëme të mëdha.
RAPORTIM
Në përgjithësi është urrejtje. Në qoftë se bën raportim do të të urrejnë.
RE
Në qoftë se ëndërroni re të bardha, do të lumturoheni dhe do të mësoni shumë sekrete të të tjerëve. Në qoftë se I shikoni të kuqe, do të keni ngatërresa. Në qoftë se janë të zeza, do të keni mërzitje dhe hidhërime.
(I) RI - (E) RE
Në qoftë se shikoni një njeri të ri, do të keni shumë shpresa në punët tuaja. Në qoftë se jeni fëmijë dhe shikoni sikur jeni rritur, do të keni shumë zhgënjime në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të vjetër dhe shikoni sikur jeni të ri, do të dëgjoni fjalë të mira që do t’ju inkurajojnë në hallet tuaja. Në qoftë se jeni të ri në të vërtetë, do të keni suksese në dashuri.   
REKOMANDIM
Në qoftë se shikoni sikur jepni rekomandime një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person. Në qoftë se shikoni sikur rekomandoheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.
REVANI
Në qoftë se shikoni sikur po bëni revani në ëndërr, planet që kishit shpresa se do të realizoheshin, do të kenë fund të keq dhe për këtë do të hidhëroheni jashtë mase. Në qoftë se shikoni sikur hani, prisni të dëgjoni fjalë të këqia për ju nga persona të besimit tuaj.
REZERVUAR
Ëndërr e dëshpërueshme. Fjalë të këqija kundra teje. Të marrin nëpër gojë dhe nuk të lenë të ngresh kokë.
REZULTATE
Në qoftë se jep ose merr rezultate, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.
RËNKIM
Nëse rënkon do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të keshë vuajtje. Nëse shikon dikë tjetër të rënkojë ai person ka ankesa nga ju.
RËRË
Në qoftë se ecën ose je mbi rërë, do të keni zhgënjim dhe mërzitje. Në qoftë se merr rërë, shpresat tuaja janë të mbështetura në ajër. Në qoftë se ecën këmbë zbathur mbi rërë, do të humbësh një të dashurin tënd dhe mund të zhgënjeheni në dashuri.Nëse ha rërë, do të fitosh para.
RËSHKAS
Në qoftë se shikon sikur rëshket dhe bie në tokë, do të të ndodhë diçka e papritur e cila do të jetë arsyeja për tu mërzitur dhe shqetësuar.
RIGON
Në qoftë se shikoni rigon në ëndërr, do të provoni hidhërime dhe vuajtje sidomos po të shikoni sikur hani rigon.
RJEPJE
Kur shikon çfarëdo lloj rrjepje ose gërvishtje, do të thotë se do të të iki një barrë nga sipër.
ROMAN
Në qoftë se shikoni sikur lexoni, do të keni ngushëllime dhe gëzim. Por në qoftë se shikoni sikur po shkruani një roman ose që po e përktheni, do të pendoheni për gabimet që keni bërë në jetë. 
RUM
Në qoftë se shikoni sikur po pini rum, do të thotë se pini shumë dhe që duhet ta matni pak që të mos katandiseni pijanecë sepse më vonë do të pendoheni.
RUS
Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus në gjuhën ruse, pa e ditur gjuhën në të vërtetë, jeni shumë mëndjelehtë dhe mospërfillës. Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus duke e ditur gjuhën ruse, në të vërtetë do të keni ngritje në detyrë dhe fitime të mira.

rr

RRADHË
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në rradhë, do të keni rregull në punët tuaja dhe do të ecni përpara në jetë. 
RRAH
Në qoftë se të rrahin, do të keni ngatërresa të rëndësishme. Në qoftë se ti rreh dikë, do të sëmuresh trupërisht ose psikologjikisht.
RRAP
Në qoftë se ëndërroni rrap, do të keni varfëri dhe mërzitje. Në qoftë se jeni ushtarak, do të keni fitime të mëdha.
RREBESH
Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon rrebesh, do të përmisohet gjendja sëndecore.
RREP
Çdo gjë, do t’ju vejë mbarë. Kjo ëndërr është një parashikim I mirë.
RREPA
Në qoftë se thjesht shikoni ose hani rrepa, planet tuaja janë të pashpresa, do të keni gëzim të përkohshëm, fitime të vogla, shokë vetëm kur keni para dhe dashuri provizore. Në qoftë se jeni I sëmurë, prisni një lehtësim të përkohshëm nga sëmundja që keni.
RRETH
Në qoftë se thjesht shikoni nje rreth, do të jeni i dashur me të gjithë. Në qoftë se shikon sikur po vizaton rreth, ke njerëz qe të duan dhe të mbrojnë.
RRETHOJ
Në qoftë se shikoni sikur jeni të rrethuar me armë dhe frikësoheni, do të pësoni aksident. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar armiq, ju duan dhe ju respektojnë jashtë mase bota dhe sidomos shoqëria juaj.Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të dëgjoni fjalë shumë të mira për veten tuaj nga të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar egërsira, do të rrezikohet gjendja juaj ekonomike.
RREZE
Në qoftë se sheh rreze djellore, do të thonë shpresa të mira. Fat, sukses, shëndet dhe lumturi.
RREZIK
Në qoftë se shikon se je në rrezik duke u mbytur në det, kujdes se je në rrezik me të vërtetë dhe do të thotë dhe hidhërim. Në qoftë se shikon se je në rrezik automobilistik ose me kale, prit rezultate të këqia, mërzitje shpirtërore dhe ekonomike. Në qoftë se shikon se je në rrezik, por I ike rrezikut, do të çlirohesh nga ankthet dhe problemet dhe do të keni një të ardhme të mirë.
RRËFIM
Në qoftë se rrëfehesh diçka tek dikush do të lirohesh nga një ankth që të torturonte për shumë kohë.
RRËSHIRË
Në qoftë se thjesht shikoni ose bleni ose bisedon për rrëshirë, do të keni lajme të mira. Në qoftë se jeni vajzë ose grua do të jeni me fat në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni shumë rrëshinë në një depo, do të keni pasurim të madh.
RRIP
Në qoftë se shikon rrip, të tjerët shfrytëzojnë budallëkun tënd dhe shijojnë mundimet tuaja.
RROB
Në qoftë se të kanë kapur rrob, do të përfundosh në një vend të keq, mërzitje dhe hidhërim. Në qoftë se kap ti rrob, kujdes se mos I lëndon të tjerët pa dashje.  
RROBAQEPËS
Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me të, prisni mërzitje dhe fund të keq në çështjet tuaja. Dhe gjithashtu mos u besoni shumë shokëve dhe miqve tuaj sepse janë shumë dinak dhe të pabesë. Në qoftë se shikoni sikur një rrobaqepës ju kërkon para borxh, do të thotë se bëni shpenzime të tepërta dhe do të keni skena të hidhërueshme familjare. Në qoftë se shikoni sikur jeni rrobaqepës, do të mërziteni për humbjen ekonomike dhe do t’ju shkatërrojnë armiqtë.
RRUGAÇ
Në qoftë se sheh një rrugaç do të kesh një lumturi momentale. Në qoftë se se sheh se je vetë dikush po të zhgënjen.
RRUFE
Në përgjithësi është diçka e mire, një lajm I gëzueshëm.
RRUGË
Në qoftë se ecën në një rrugë të mirë dhe të bukur do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se rruga është e keqe dhe mezi kalon, do të keni vështirësi dhe mërzitje.
RRUSH
Në qoftë se ëndërroni sikur po mblidhni rrush, do të mërziteni për diçka krejt pa vlerë e cila nuk duhet t’ju shqetësonte fare. Në qoftë se shikoni sikur hani rrush, do të keni hidhërime dhe ndoshta hidhërime në dashuri. Edhe në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni, do të mërziteni dhe do të hidhëroheni jashtë mase.
RRYP
Në qoftë se shikon se blen rryp sjellja jote do të të bëjë keq. Në qoftë se e vesh do të keni mërzitje ekonomike. Në qoftë se je I martuar do të zihesh me bashkëshorten. Në qoftë se liron rrypin do të çlirohesh nga problemet.

S
SALLAM
Në qoftë se shikoni sikur hani sallam, do të keni varfëri të madhe dhe të menjëhershme dhe sëmundje shumë shpejt. Në qoftë se jeni grua shtatzënë, do të keni lindje të vështirë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni të vjetër, do të shkatërroheni deri në vdekje.
SALLATË
Në qoftë se shikoni sikur pa hani një sallatë të mirë, do të përfundojnë telashet tuaja njëherë e mirë. Në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni sallatë të gatshme, do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe shqetësime psikologjike.
SALLË
Në qoftë se hyn në një sallë të mirë do të bësh një shoqëri të mirë dhë të re. Por nëse është sallë e errët do të ju hapet një gjyq ose dikush do të të marrë vendin e punës.
SALLO
Në qoftë se ëndërron sallo, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një I afërt është në rrezik.
SAMAR
Në qoftë se shikoni sikur po bëni një samara, do të degjeneroheni para të gjithëve për karakterin tuaj të ulët. Në qoftë se shikoni sikur keni samar mbi kurriz, do të tradhëtojë partneri ose partneria. Në qoftë se jeni vajzë, do të ngatëroheni në një dashuri shumë të keqe dhe pa kuptim.
SANDALE
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të vjetra, do t’ju urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime.
SANITARE
Në qoftë se shikoni sikur gjendeni brenda në një vend të tillë, do të keni siguri dhe sukses të vazhdueshëm në punë.
SAPUN
Në qoftë se thjesht ëndërroni sapun, keni bërë një padrejtësi dhe çfarë do që të bëni nuk do të dilni I pastër nga kjo gjë sepse jeni të pazotë dhe do të mërziteni shumë për këtë gjë. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni sapun, pozicioni juaj është shumë I mirë dhe jeni shumë të nevojshëm për shokët tuaj.
SARDELE
Në qoftë se shikoni sikur peshkoni sardele në det ose në liqen ose në lumë, do të çuditeni jashtëzakonisht shumë nga disa lajme të shpifura që do të merrni, në qoftë se shikoni sikur po bleni sardele të gjalla dhe të freskëta, do të mësoni se një shok I juaji ka pësuar një aksident shumë të keq.Në qoftë se shikoni sikur po hani sardele të freskëta, do të xhelozohet partneri ose partneria juaj dhe do të dëgjoni fjalë shumë të hidhura.
SATIRË
Në qoftë se shikoni sikur ju bëjnë satirë, do të arrini të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se jeni grua, do të dëgjoni të flasin fjalë të mira për ju.
SAVAN
Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri I afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me savan, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni I sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me savan, do të bëheni mirë.
SAZAN
Në qoftë se është I gjallë shëndeti yt është I diskutueshëm, vdekje e tmerrshme.
SEKRETAR
Në qoftë se sheh sikur je sekretar do të provosh varfëri.
Në qoftë se sheh dikë tjetër, do të varfërohesh edhe ti edhe ai që shikon.
Në qoftë se një grua shikon se martohet me sekretar, do të martohet me një të varfër.
SELINO
Në qoftë se thjesht shikoni selino, kini besim tek njerëzit që keni pranë sepse ju duan dhe janë shumë besnik ndaj jush. Në qoftë se shikoni sikur bleni, mos I keni shumë besim bashkëshortes ose të dashurës. Në qoftë se shikoni sikur po hani, sjellja juaj do të hidhërojë jashtë mase bashkëshorten tuaj.
SELVI
Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë selvi një shok ose një I dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë selvi do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në selvi prit shkatërrim ekonomik.
SENAT
Vlerësim, ngritje sociale dhe në përgjithësi mirë.
SENATOR
Në qoftë se sheh në ëndërr senator, ëndrra do t’ju dalë për mirë.
SËPATË
Në qoftë se e shikoni të varur në shtëpinë tuaj, do të sëmuret rëndë një pjesëtar I familjes. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar jeni në rrezik për të vrarë dikë pa dashje.
SFUNGJER
Në qoftë se thjeshtë shikoni sfungjer, do të keni falimentime dhe humbje të mëdha nga punët juaj nga të cilat kishe shumë besim se do të fitonit dhe do të kishit sukses. Në qoftë se shikoni sikur po laheni me sfungjer ose që e përdor diku tjetër, do të mësoni lajme shumë të këqia nga shokët tuaj.
SINAGOGË
Sidoqë të shikoni këtë ëndërr, do të thotë se jeni egoist dhe hipokrit dhe mendoni se vetëm ju keni të drejtë.
SIPËRMARRJE
Në qoftë se je sipërmarës ose shikon sipërmarrës, do të kesh mërzitje.
SIRENË
Në qoftë se shikoni një grua si sirenë, mos u besoni shumë grave se do të bini viktimë e tyre. Në qoftë se shikoni ose dëgjoni sirenë duke kënduar, një pjesë të pasurisë do t’jua rrëmbejnë gratë. Në qoftë se shikoni të dashurën ose gruan tuaj si sirenë, ajo ju tradhëton dhe ju nga dashuria e tepërt që I keni I keni mbyllur sytë.Në qoftë se shikoni sikur jeni të përqafuar me një sirenë, do të shkatëroheni përfundimisht.
SITË
Në qoftë se prodhon ose rregullon humbet kohën me gjëra koti. Në qoftë se thjesht shikon do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor do të pësosh zhgënjime dhe mërzitje. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.
SKAJ
Në qoftë se shikon sikur je në skajën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ja arrin të ngjitesh lodhesh kot se nuk do t’ja arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bien do të degjenerohesh për sjelljen tënde të keqe.
SKANDALE
Në qoftë se shikoni sikur ju nxjerin skandale për çështjet tuaja, në të vërtetë do të pësoni dëme dhe skandale në punë. Në qoftë se ju nxirrni skandale për dikë tjetër, do të pësoni falimentim dhe do të shkatërrohen planet dhe ëndrrat që keni bërë.
SKELË
Do të thotë hidhërim dhe mërzitje.
SKENË
Në qoftë se shikoni skenë teatri, keni pasione të rrezikshme. Në qoftë se shikoni të luhet dramë në një skenë teatri, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur po luhet komedi, do të keni gëzime dhe do të çliroheni nga shqetësimet që kishit kohët e fundit.
SKLLAV
Në qoftë se shikon sikur je skllav, do të thotë se partneri xhelozohet ndaj teje.
SKULPTOR
Në qoftë se shikon në ëndërr një skulptor statujash do të thotë fat I mirë.
SPËRKAS
Në qoftë se shikoni sikur spërkatni dikë me ujë të pastër, do të jeni shumë I nevojshëm për atë person dhe që do të të falënderojë për të gjithë jetën për nderin që do t’i bëni. Në qoftë se shikoni sikur ju spërkasin me ujë aromatik, do të keni lajme të mira nga të cilat do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni se ju spërkat grua ose vajzë, do të bjerë marrëzisht në dashuri me ju.
dhe fat të mirë në biznesin tuaj.
SPIRANCË
Shpresa të mira dhe të sigurta. Në rast se je I shqetësuar dhe sheh spirancë, do të të ikin mërzitjet. Të pamartuarit shpejt mund të kenë një martesë të suksesshme.
SPITAL
Në qoftë se shikoni një spital plot me të sëmurë, prisni varfëri dhe vuajtje. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni të mira dhe lajme të këndshme.

SQEPAR
Në qoftë se shikoni sikur mbani sqepar në duar, do t’ju jepet mundësia t’i bëni keq një armikut tuaj, por që nuk do ta bëni nga zemërbardhësia juaj. Në qoftë se shikoni sikur godisni dikë në trup me sqepar, do të pësoni tragjedi dhe hidhërim të madh.
STALLË
Në qoftë se ëndërroni sikur hyni në një stallë kafshësh, do të të mirëpresin shumë të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur stalla është e juaja dhe hyni brenda, do të kujdeset shumë një I afërt për ju. Në qoftë se shikoni sikur po hani brenda në stallë, do të thotë se ju duan jashtë mase sepse keni një zemër të mirë dhe të bardhë. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një stallë, do të keni sukses të madh në punë.
STATUJË
Në rast se shikon statujën e dikujt do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se statuja është një grua e bukur dhe të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se statuja është një grua e shëmtuar do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikon statujën lakuriq dhe në rast se nuk lëviz do të thotë fatkeqësi.
STATUS
Në qoftë se ëndërroni status ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person I cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’ju ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.
STËRLAGËS
Në qoftë se shikoni me çfarë do lloj mënyre stërlagës, do të merrni lajme të hidhërueshme dhe shqetësime.
STOMAK
Në qoftë se shikoni sikur keni një stomak të shëndoshë dhe që nuk ju shqetëson, do t’ju kërcënojë një sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga stomaku, do të keni një shëndet të mire, por do të jeni të dobët ekonomikisht.
STRUC
Në qoftë se thjesht shikoni një struc, do të merrni lajme të mira shumë shpejt nga një vend I largët dhe do të bëni një udhëtim shumë të gjatë. Në qoftë se shikoni sikur po vrapon, më e shumta që do të dëgjoni janë shpifje dhe gënjeshtra. 
STUDIM
Në qoftë se shikoni sikur keni vajtur me studime dhe studjoni shumë libra shkencore dhe interesante njëkohësisht, do të keni nderime të mëdha. 
STUHI
Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon stuhi, do të përmisohet gjendja shëndetsore.
SUSAM
Në qoftë se shikoni sikur po hani susam, do të thotë se jeni mendjelehtë dhe pa dashje plagosni njerëz që ju duan dhe mundohen për të mirën tuaj. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni në gjellë ose në brumra, do të dëgjoni gjëra pa vlerë, por për të cilat do të shqetësohet shumë familja juaj.Në qoftë se shikoni sikur e hidhni, do të bëni shpenzime të tepërta dhe do të arrini në shkatërim ekonomik.
SUPORE
Në përgjithësi do të thotë ngritje në detyrë.
SUXHUK
Në qoftë se shikoni sikur po hani suxhuk, do të keni fitime mesatare nga puna juaj, por dhe do të hidhëroheni njëkohësisht. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke ngënë, do të pësojë ai të njëjtat gjëra.
SY
Në qoftë se shikon sikur ke sy floriri do të qërohesh. Në qoftë se shikon sikur ke sy të bukur, do të kesh suksesin më të madh në punë dhe lidhje të mirë dashurie. Në qoftë se shikon sikur vuan nga sytë do të falimentosh ekonomikisht dhe shpirtërisht gjithashtu dhe do të sëmureni. Në qoftë se je në vend të huaj dhe shikon sikur je qëruar, do të vdesësh në vend të huaj dhe nuk do të arrish të kthehesh në vendin tënd. Në qoftë se shikon sikur heq sytë e dikujt, do të bëhesh shkaku I shkatërrimit të tij. Në qoftë se I ke sytë gjysëm të mbyllura, rrezikon të humbasësh të gjithë pasurinë që ke. Në qoftë se shikon sikur të shtrëmbërohen sytë do të falimentosh në punë. Në qoftë se shikon sikur ke shumë sy, kujdes se do të sëmuresh nga sytë. Në qoftë se je vajzë ke shumë të dashur. Në qoftë se shikon sikur ke sy kafshë ke ndjenjat e asaj kafshe. Në qoftë se je I pasur, kujdes pasurinë. Në qoftë se shikon sikur je qëruar shumë të këqia dhe ndoshta dhe vdekje mund të të ndodhë. Në qoftë se je I sëmurë e ke në rrezik jetën. 
sh
SHAH
Në qoftë se shikon që luan shah dhe fiton, do të fitosh ndaj kundërshtarëve të tu. Në qoftë se shikon se humbet, do të fitojnë kundërshtarët e tu.
SHAJ
Në qoftë se ëndërroni sikur ju shan dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju shan grua, do të mërzitni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po shani dikë, do t’ju vijë gëzim I madh dhe I papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.
SHALË
Në qoftë se jeni grua ose burrë dhe shikoni shalë në ëndërr dhe sidomos po të shikoni sikur jeni ulur mbi të, do të keni nderime dhe vlerësime.
SHALQI
Në qoftë se shikon se po ha dhe është I kuq dhe I ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është I shpifur, do të marrësh lajme të këqia. 
SHALL
Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur keni vendosur mbi vete një shall burrash, do të keni rëndesa të mëdha familjare dhe mërzitje për çështjet ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur shalli që keni vendosur është I bukur dhe me ngjyra të gëzueshme, do të ngriheni në detyrë dhe do të fitoni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur shall grash, do të thotë se je donzhuan dhe për këtë dukesh shumë qesharak tek gratë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur keni vendosur një shall grash, kujdesni lëvizjet tuaja se mund të jenë të gabuara. Në qoftë se shalli juaj është I bukur dhe shumëngjyrësh, do të dëgjoni të flitet fjalë të mira për ju.
SHAMI
Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban shami të pisët, do të hidhërohesh jashtë mase. Në qoftë se se shamija është e bardhë dhe e pastër, do të ecësh mirë në dashuri dhe në karrierë. Në qoftë se është I kuq, do të të lerë partneri në mes të rrugës. Në qoftë se shamija është e zezë, hidhërim dhe melankoli ju pret. Në qoftë se se është e grisur, harrojini planet që keni bërë se nuk do të realizohen. Në qoftë se është e qëndisur ose mëndafsh ose e zhytur në kolonjë, do të keni dashuri të guximshme. Në qoftë se shikon sikur blen një shami, do të njihesh me një njeri të mirë I cili do të të këshillojë për mirë dhe që do të të nxjerrë nga rruga e keqe që ke marrë. Në qoftë se shikon sikur shet, do të dështosh në punë.
SHAPKA
Në qoftë se shikoni sikur nuk mund të ecni me këpucë dhe vishni shapka, do të jetoni një jetë të këndshme deri në momentet e fundit. Në qoftë se shikoni sikur ecni dhe mbani në duar shapka, do të thotë se keni një punë të mirë dhe me sukses dhe nuk keni nevojë për ndihmën e askujt.
SHARRË
Në qoftë se thjesht shikoni një sharrë, do të pësoni shumë dëme të rëndësishme dhe do të zhgënjeheni. Në qoftë se shikoni sikur po e përdorni, do të keni humbje të mëdha parash të cilat I dinit të sigurta, por për fat të mirë do t’i zëvendësoni me një çështje ku do të fitoni. Në qoftë se shikoni sikur bleni sharrë, do t’ju vijë një mundësi shumë e mirë për të fituar para.
SHEGË
Në qoftë se shikoni shegë të varura në pemë, do t’ju ndodhë diçka e keqe. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të merrni një lajm të mirë. Gjithashtu në qoftë se shikoni sikur po hani shegë, do të merrni një lajm të mirë. 
SHENJTËRIM
Në rast se shikon që bëhet shenjtërim dhe në shtëpinë tënde, do të marrësh lajme të mira.
SHENJTOR
Në rast se e shikon të të flasë ose të shikon me ëmbëlsi, do të keni sukses në një çështje të rëndësishme. Në rast se I shikon të nevikosur prit sëmundje ose rrezik të madh, por nuk do të vdesësh.
SHEQER
Në qoftë se shihni që hani sheqer, të prisni mërzitje nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se gjërat që hani nuk janë me sheqer, do të mërziteni me pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë sheqer dhe nuk i prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë.Kujdes shëndetin në qoftë se shihni që hani të ëmbla dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni te ëmbla gjëra që kanë sheqer brenda, do të keni probleme në punë.
SHERP
Në qoftë se thjesht shikoni sherp, kini besim tek njerëzit që keni pranë sepse ju duan dhe janë shumë besnik ndaj jush. Në qoftë se shikoni sikur bleni, mos I keni shumë besim bashkëshortes ose të dashurës. Në qoftë se shikoni sikur po hani, sjellja juaj do të hidhërojë jashtë mase bashkëshorten tuaj.
SHES
Në qoftë se shikoni sikur jeni shërbëtor dhe po ju shesin, do të përmirësohet gjendja juaj, në qoftë se jeni të varfër dhe në qoftë se jeni të pasur do të pësoni shumë dëme. Në qoftë se shikoni sikur po shisni materiale, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po shisni sende metali, do të pësoni humbje të madhe financiare.
SHËLLIRË
Në qoftë se sheh gjëra në shëllirë dhe ti I ha ato, do të hidhërohesh dhe do të shkojnë keq shpresat tuaja.
SHËNDOSHEM
Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë më të shëndoshë seç jeni në të vërtetë dhe sikur vështirësoheni të ecni, do të keni shume fitime dhe sukses, por kujdes nga pasionet tuaja.
SHËRIM
Nëse je I sëmurë dhe sheh se përmirësohesh, shpejt do të shërohesh. 
SHËTIT – SHËTITJE
Në qoftë se shikoni sikur po shëtisni me një hap normal punët tuaja, do të përmirësohen dhe do të shndërrohen për më mirë. Në qoftë se shikoni sikur po ecni shpejtë dhe pa u menduar, do të kaloni shumë mërzitje dhe vuajtje për të arritur aty ku doni në biznesin tuaj. Në qoftë se shihni se po shëtisni dhe po ecni me vështirësi, do të gjeni vështirësi në çështjet tuaja.
SHI
Në përgjithësi është parashikim sëmundje, probleme, shqetësime dhe mërzitje.
SHIJE
Në qoftë se shikon se hanë diçka të hidhur, do të gëzohesh, por në qoftë se shikon se po hanë diçka të ëmbël do të mërzitesh.
SHIGJETË
Në qoftë se shikoni sikur mbani një shigjetë në duar ose që e hidhni diku, do të thotë se bëni mendime të këqia për të cilat do të shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju gjuan me shigjetë, keni një armik I cili gjithë kohës mundohet t’ju bëjë keq.
SHIGJETAR
Në qoftë se shikoni sikur jeni shigjetar ose thjesht shikoni një shigjetar, fatkeqësia juaj do të bëhet akoma më e madhe.
SHISHE
Në qoftë se shikoni një shishe plot me ujë, do të keni gëzim dhe lumturi dhe gjithashtu dhe fitime dhe dashurinë e të gjithëve. Në qoftë se e shikoni të mbushur me pije, do të keni mbarësi në punë dhe sidomos në dashuri. Në qoftë se e shikoni të mbushur me uthull, do të keni shumë zhgënjime.  Në qoftë se e shikoni të mbushur me ilaçe, do të pësoni aksidente të vogla.
SHIRIT
Në qoftë se thjesht shikoni, do të përmirësohen çështjet tuaja dhe do të keni fitime. Në qoftë se e përdor për tu stolisur, do të keni dashuri shkatërruese.
SHKALLË
Në qoftë se ngjitesh në shkallë, do të keni lavdi dhe nderime. Në qoftë se i zbret, do të shkatërrohen planet tuaja. Në qoftë se je I ulur në shkallë, do të keni mërzitje të madhe.
SHKËMB
Pengesa të mëdha vetëm në qoftë se sheh se e kalon shkëmbin do t’i kalosh pengesat.
SHKRESË
Në qoftë se të japin shkresë, do të mërzitesh jashtë mase. Do të keni lajme të këqija.
SHKISHËRIM
Në qoftë se sheh se shkishërojnë brenda në kishë, do të bëhet një krim për të cilin do të kesh edhe ti dijeni.
SHKOLLË
Në qoftë se thjeshtë shikoni një shkollë, një shok I juaji do t’ju këshillojë për diçka, por që duhet ta dëgjoni se është diçka shumë e rëndësishme për ju.Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë fëmijë dhe shkoni në shkollë, keni mendime fëmijësh të cilat janë pa vlerë dhe ndaj dhe ju qeshin pas krahëve të tjerët.
SHKRONJA
Në qoftë se mëson shkronja, do të keni të mira të papritura. Në qoftë se përgjithësi ëndrra është e mirë do t’ju dalë për mirë.
SHKRUAJ
Në qoftë se shikon sikur shkruan në gazetë ose revistë, do të keni shqetësime në çështjet tuaja pa fitime. Në qoftë se shkruan llogari, nuk do të dalësh mirë në punë.
SHKUMË
Në qoftë se sheh shkumë në det, do të të tradhëtojë një I dashur të cilin e do. Në qoftë se sheh shkumë sapuni, do të sëmuresh lehtë ti ose shoku juaj.
SHKUMËS
Në qoftë se shikon sikur po shkruan me shkumës, merresh me gjëra të vogla të cilat të bëjnë të mërzitshëm tek të tjerët. Në qoftë se blen, do të marrësh mërzitje të madhe dhe që vështirë do të dalësh nga kjo mërzitje.
SHKURTABIQ
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë shkurtabiq, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njerëz shumë negativë me lëvizjet tuaja, por armiqtë nuk mund t’ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë shkurtabiq, kujdesni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një shkurtabiq, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave, deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë shkurtabiqë, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.
SHKURRE
Në qoftë se shikon shkurre të lulëzuara do të merni lajme të mira nga shok ose miq. Në qoftë se shikon shkurre të thata dhe në qoftë se ngatërrohesh në ta do të ngatërrohen çështjet tuaja dhe do të keni dëme. Në qoftë se i shikon në shtëpinë tende do të keni ngatërresa familjare. Në qoftë se digjen para teje je në rrezik të madh.
SHNDËRRIM
Në qoftë se sheh se je më I madh apo më I vogël ose më I shëndoshë apo më I dobët ose ç’do lloj shndërrimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar, do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.
SHOH
Në qoftë se mund të shohësh gjëra të padukshme, do të thotë se do të keni lumturi dhe përparim në punë. Në qoftë se nuk sheh dhe aq mirë, prit varfëri.
SHOFER
Në qoftë se shikoni sikur udhëtoni dhe keni një shofer me vete, keni llogari të mira në punë dhe të cilat do t’ju çojnë përpara. Në qoftë se shikoni sikur keni shofer grua, shpresat tuaja janë të kota. Në qoftë se shikoni sikur jeni shoferi I dikujt, ai person do të bëhet arsyeja e shkatërrimit tuaj.
SHOK
Në qoftë se ëndërroni sikur shihni shokun tuaj, kujdesuni nga njerëzit që keni besim se do t’ju bëjnë keq aty ku nuk e prisni.
SHOQËROJ
Në qoftë se shikoni sikur po shoqëroni dikë jashtë shtëpisë tuaj, do të keni ngatërresa më atë person që shikoni sikur po e shoqëroni.
SHOQËRIM
Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në shoqërimin e shokëve ose të afërmve, do të gjendeni në një ngjarje të gëzueshme ose do të merni lajme të mira.Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me të huaj, do të dëgjoni shpifje për ju.
SHOSHË
Në qoftë se prodhon ose rregullon, humbet kohën me gjëra koti. Në qoftë se thjesht shikon, do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor, do të pësosh zhgënjime dhe mërzitje. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.
SHPALLJE
Në rast se shikon të ngjitura në mur për veten tënde, do të thotë se shokët do të të tradhëtojnë papritur. Në rast se është për dikë tjetër, do të dalin në dritë pisllëqet. Në qoftë se bëni shpallje në kishë, shpejt do të lavdëroheni. Në qoftë se bëni shpallje në rrugë, do t’ju urrejnë dhe do të t’ju kthejnë krahët. Dhe gjithashtu prisni varfëri.
SHPATË
Në qoftë se shikoni sikur është e varur në mur ose në varse, do të merni lajme të gëzueshme nga një person që është jashtë shtetit ose një shok I juaji I dashur. Në qoftë se shikoni sikur mbani shpatë në dorë, do të keni vlerësime dhe nderime dhe forcë trupore dhe ju respektojnë dhe ju duan shumë njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur ju godasin me shpatë, do të vonoheni të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur godisni një femër me shpatë, do të arrijë ajo t’ju fusë nën kthetrat e saj.
SHPATULLA
Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla femre, do të vijë në jetën tuaj gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla mashkulli, do të pësoni çndërrim të madh dhe degjenerim dhe urrejtje nga bota. Në qoftë se shikoni shpatullat tuaja të gjakosura ose të vrara, do të pësoni dëme dhe turpërime.
SHPELLË
Në qoftë se shikoni një shpellë plot me kafshë ose me egërsira, do të keni fatkeqësi nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shikoni një shpellë bosh, do të jeni në rrezik shumë të madh.
SHPENDË
Në qoftë se shikoni sikur rrisni shpendë, do të merrni një lajm shumë të mirë për ju dhe do të gëzoheni sepse do të dëgjoni se ka shpëtuar një shok i juaji për pak ose një i afërti i juaji i ka shpëtuar vdekjes. Në qoftë se shikoni sikur vrisni shpendë, brenda në shtëpinë tuaj, do të pësoni dëme të mëdha ekonomike dhe do të ndodheni në një ngjarje të keqe të papritur.
SHPENZIM
Në qoftë se shikon sikur bën shpenzime të vazhdueshme për gjëra me rëndësi, do të kalosh një jetë të mirë dhe pleqëri të mbarë. Në qoftë se shpenzon kot para, do të keni humbje të madhe parash.
SHPËRNGULJE
Në qoftë se shikon sikur shpërngulesh në një shtëpi tjetër, punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh, por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të shpërngulet, do të bëhet I bezdisshëm me kërkesat e tij sepse I ke dhënë shumë kurajo.
SHPËTIM
Në qoftë se shpëton nga siklete, do të mërzitesh pak. Në qoftë se shpëton nga detyrime, do të të ndihmojë dikush që nuk e pret.
SHPINË
Në qoftë se shikoni në ëndërr shpinën tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në shpinë me mendjelehtësinë tuaj, ju keni lënë rrugën të lirë armiqve dhe do t’ju shkatërrojnë. 
SHPIRT
Në qoftë se ëndërroni çfarëdo lloj shpirti djallëzor me çfarë do lloj mënyre ose pamje, kujdesuni të shlyeni mëkatet tuaja.
SHPIRTIN E SHENJTË  
Në rast se e shikon si pëllumb dhe mbi kokën tënde, do t’ju vijë një ide e shkëlqyer, në rast se e shikon si engjëll, do t’ju hiqet një barrë e madhe.
SHPORTË
Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban të mbush me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh lë lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.   
SHQERË (lule)
Në qoftë se shikon sikur e këput, do të qash shumë nga një lajm I keq që do të marrësh, që shokët të kanë harruar ose që dashuria juaj është keqkuptuar. Në qoftë se ja dhuron një vajzë, nuk I je sjellur mirë e cila të do jashtë mase. Në qoftë se shikon një buqetë, prit fjalë të hidhura nga dashuria.
SHQETËSIM
Në qoftë se shikon se shqetëson të tjerët ose të shqetësojnë, kujdes se ke shoqëri jo të mirë.
SHQIPONJË
Në qoftë se e shikon në gurë ose pemë të lartë, do të kesh mira. Në qoftë se fluturon, do të jesh I qetë. Në qoftë se të ulet në kokë, të pret vdekje. Në qoftë se je përsipër, humbje të mëdha. Në qoftë se je grua dhe shokun të lind shqiponjë, do të lindësh djalë. Në qoftë se e sheh të vdekur dhe je në pushtet, prit fundin tënd. Në qoftë se e kap është sukses. Në qoftë se të ikën është zhgënjim. Në qoftë se dëgjon zërin e tij, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se e sheh thjeshtë duke fluturuar, do marrësh lajm të gëzuar ndoshta dhe para.
SHTAT
Në qoftë se shikon se trupi yt është I madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je I pamartuar, do të martohesh së shpejti. Në qoftë se je I martuar, do të ngelesh I vejë.
SHTATZËNË
Në qoftë se je burrë dhe sheh sikur je shtatzënë, do të mërzitesh. Varfëri nëse je I pasur dhe pasuri nëse je I varfër. Në qoftë se je beqar, do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur je shtatzënë, do të zihesh me burrin. Në qoftë se je vajzë do të gjykohesh nga prindërit për sjelljen tënde. Gruaja shtatzënë duke parë se është shtatzënë, do të çlirohet nga problemet familjare.
SHTEG
Në qoftë se shikon një shteg në ëndërr ose që kalon në një shteg, do të pësosh tronditje dhe mërzitje.
SHTEGTAR
Në qoftë se shikoni sikur një shtegtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’ju vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur shtegtoni në një vend të huaj, do të keni mërzitje dhe humbje materiale.
SHTËPI
Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një shtëpi për veten tuaj, do të pësoni një aksident shumë të keq. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni për dikë tjetër, ai do të pësojë aksident, por ju do të inkurajoheni nga dikush. Në qoftë se shikoni sikur po shisni shtëpinë, do të keqësohet gjendja juaj dhe do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po merrni me qera një shtëpi, do të bini viktimë tradhëtie dhe do t’ju lenë në mes të rrugës. Në qoftë se shikoni sikur është gati duke u shembur, do të rrezikojë pasuria juaj dhe në qoftë se shikoni sikur po digjet do të pësoni fatkeqësi.

SHTET
Në qoftë se shikon sikur shteti të ka dhënë një detyrë, do të të duan të gjithë për dijet tuaja. Në qoftë se shikon se të shkarkojnë nga detyra, kontrollo sjelljen tënde se nuk është dhe aq e mirë ndaj të tjerëve dhe mund edhe të të urrejnë.
SHTIZË
Në qoftë se mundohen të të qëllojnë, armik i keq mundohet të të bëjë keq.
SHTRAT
Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në shtrat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë, do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin shtratin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.
SHTRËNGATË
Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon shtrëngatë, do të përmisohet gjendja shëndetsore.
SHTRIHEM
Në qoftë se shikoni sikur shtriheni për të fjetur ose për të pushuar, do të sëmureni rëndë dhe merr masat. Në qoftë se jeni femër, do të rrezikojë nderi juaj. Në qoftë se shikoni sikur shtrini dikë tjetër në krevat dhe me zor, do të bëni diçka që do t’i bëjë shumë dëm. Në qoftë se shikoni sikur ju shtrin dikush juve në krevat, do t’ju bëjë shumë keq ai person.
SHTRYDHJE
Në qoftë se shikoni sikur po shtrydhni diçka sidomos në qoftë se është për të ngrënë, do të keni shumë mërzitje njerëzit që varen nga ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke shtrydhur, do të ndalojnë armiqtë duke ju ndjekur.
SHTUNË
Ëndrrat që ju shfaqen të shtunën në përgjithësi, dalin të vërteta dhe për një kohë shumë të shkurtër.
SHUPLAKË
Në qoftë se shikoni sikur I bini dikujt me shuplakë, do të ziheni me atë për gjëra jo të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju godet me shuplakë, do të nevrikosni dikë jashtë mase për sjelljen tuaj të keqe dhe do t’ju luftojë.
SHURTË
Në qoftë se thjesht e shikoni, do të merni lajme nga shumë larg, por që do të jenë të shpifura dhe të këqia. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të vdisni dhe do të shpëtoni vetëm në qoftë se ndërroni klimë. Në qoftë se e shikoni duke kënduar, do të mësoni se njerëzit që kishit besim do të nxjerrin sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur e vrisni, do të shaheni nga njerëzit për sjelljen tuaj skandaloze. Në qoftë se jeni grua, do të jetoni shumë keq me burrin. Në qoftë se jeni vajzë, jeni në rrezik të ngeleni beqare për të gjithë jetën.
SHURDH
Në qoftë se shikon sikur po flet me një person I cili është shurdh dhe ai nuk të dëgjon, sekretin që ke thënë e kanë marrë vesh të gjithë. Në qoftë se shikon sikur je ti shurdh, do të të bëjnë keq ty.
SHURRIM
Në qoftë se ëndërron sikur po shurron, do të të dalin punë të reja me shumë fitime. Në qoftë se shurron në mur ose në avlli, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të shurosura, do të të ndodhë diçka e padëshirueshme.
t
TABAN
Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon tabanin e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton taban ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton taban në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.
TABELË
Në qoftë se shikoni një tabelë të varur në mur ose diku tjetër, do të keni lidhje ose shoqërore ose dashurie me dikë që ju nuk e prisni.
TALL
Në qoftë se shikoni sikur tallni gjërat e shenjta, do të keni fatkeqësi në jetë dhe do të pësoni shumë të këqia. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të pësojë edhe ai edhe ju aksidente dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur ju tallin, do të keni një jetë të lumtur dhe të rehatshme. Në qoftë se shikoni sikur po tallni botën sidomos persona të moshuar, do të flasin keq për ju dhe për këtë do të mërziteni shumë.  
TALLAGAN
Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe në qoftë se është e re dhe e mirë, në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe, do të pësoni hidhërime dhe mërzitje.
TAGAR
Në qoftë se ëndërron tagar dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë, do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë  do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lartë, i cili do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në tagar, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.
TANTELLË (TYL)
Në qoftë se blen do të të tradhëtojnë dhe do të të zhgënjejnë. Në qoftë se ti shet do të bësh ti të njëjtën gjë.
TARTABIQ
Në qoftë se ëndërron një grumbull me tartabiqë në mur ose në krevatin tënd, do të torturojnë mendimet dhe mërzitjet. Në qoftë se shikon trupin tënd plot me tartabiq dhe të hanë, merr masat se je I rrethuar nga shumë armiq. Në qoftë se shikon sikur I vret, do të heqësh qafe armiqtë.
TATIME
Në qoftë se shikoni sikur paguani tatime në bashki, do të keni sukses të madh në punë. Në qoftë se shikoni sikur nuk i keni paguar tatimet, do të thotë se nuk ju kanë më besim sepse jeni I djallëzuar dhe dinak në punë. Në qoftë se shikoni sikur I merrni dikujt tatimet, do t’i shkaktoni shumë të keq atij personi.
TAVAN
Në qoftë se shikoni sikur tavani I shtëpisë tuaj është I lartë dhe I bukur, do të merrni lajme të mira dhe do të plotësohen dëshirat tuaja që kishit bërë për shumë kohë dhe gjithashtu do të keni fat dhe gëzim. Në qoftë se jeni femër, do të flitet mirë për sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur tavani i shtëpisë tuaj është i prishur dhe I ulët, kujdesni se mund të humbisni të gjithë pasurinë që keni fituar deri tani.
TAVERNË
Në qoftë se shikon sikur je në një tavernë dhe po pi me të tjerë, do të bëhesh pijanec. Në qoftë se shikon të tjerë duke pirë, mërzitje dhe dëshpërim. Në qoftë se se taverna është e juaja, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja ose do të pësosh aksident.
TEATËR
Në qoftë se shikon teatër jashtë, do të pësosh dëme. Në qoftë se hyn në teatër do të sëmuresh. Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështjen tuaj.
TEKSTIL
Në qoftë se shikoni sikur tregëtoni tekstile, do të keni një vend shumë të mirë në rrethin social. Në qoftë se thjesht shikoni një tekstil, do t’ju ndodhë diçka e hidhërueshme nga e cila vështirë do të ikni.
TELEGRAM
Në qoftë se shikoni sikur merrni telegram, do të merni një lajm të papritur nga diku që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni telegram, do të shkatërroni punën që keni bërë deri tani sepse jeni shumë të nxitueshëm.
TEMPERATURË
Në qoftë se shikon sikur ke temperaturë, mundohen të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon dikë tjetër që ka temperaturë dhe të kërkon ndihmë, ai person ka nevojë për këshillën tënde. Në qoftë se je e martuar dhe shikon sikur ke temperaturë, ke mërzitur burrin. Në qoftë se je vajzë, do të turpërohesh përpara të gjithëve për dashurinë tënde. Në qoftë se je I sëmurë, do të bëhesh mirë.
TEMË
Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan ndonjë temë, mendon gjëra koti dhe të vogla, por të cilat janë pa vlerë.
TEMPULL
Në qoftë se ndërtoni tempull, do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se hyni në tempull dhe luteni, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se jeni brenda në tempull dhe nuk luteni, do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur po flini në tempull, do të bëni një krim të rëndë për të cilin do të dënoheni rëndë. Në qoftë se jeni grua e martuar dhe shikoni sikur hyni në tempull e bërë, nuse do të mbeteni e vejë. Në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni shpejt.
TENDË
Në qoftë se shikoni sikur jeni ulur poshtë një tende, që të mbroheni nga shiu ose dielli ose rreziqe, do t’ju vijë një ndihmë e papritur nga një person që nuk e prisni. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një tendë, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi.
TENXHERE
Në qoftë se shikoni në ëndërr tenxhere plot me ushqim, do të keni gëzime dhe pasurim në familjar. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni hidhërime dhe varfëri. Në qoftë se e shikoni të thyer ose të shpuar, do t’ju ndodhë një aksident në familje.
TERREN
Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një terren në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni dhe aksident.
TERMOMETËR
Në qoftë se thjesht shikon një termometer, mundohen shokët dhe armiqtë të të ulin moralisht, por nuk do t’ja arrijnë. Në qoftë se sheh që termometrit I ngrihet temperatura, ke sjellje të mirë. Në qoftë se e shikon që I nuk ngrihet temperatura, ke marrë rrugë të keqe. 
TESTAMENT
Në qoftë se shikon dikë që po shkruan ose bën testament, ai person do të vdesë dhe ti do të kesh fitime dhe gëzim. Në qoftë se bën ose shkruan testament ti, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi. Në qoftë se je shtatëzënë, do të dështosh nëse bën testamentin tënd.
TEZE
Në qoftë se shikon në ëndërr tezen dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je teze e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon tezen të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon tezet të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon tezen të sëmurë do të keni shumë fitime. 
TËRBIM
Në qoftë se shikon sikur vuan nga tërbimi ose shikon një njeri tjetër ose kafshë, armiq të fort të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për keq. Në qoftë se je vajzë, do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.
TËRMET
Në qoftë se shikoni sikur bëhet tërmet, do të pësoni shkatërrim të përgjithshëm të pasurisë tuaj dhe mund t’ju ndodhë ndonjë incident I keq, por që do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur ju shembet shtëpia nga tërmeti, do të mundohet të gjejë mundësinë që t’ju godasë kundërshtari juaj më I madh, por në fund nuk do t’ja arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur shkatërrohet I gjithë qyteti nga tërmeti, do të pësojë uri dhe zi vendi juaj. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni tërmet, do të rrezikojë jeta e bashkëshortit tuaj. Në qoftë se jeni vajzë, do t’ju akuzojë e gjithë bota. Në qoftë se shikoni sikur shembet kishë nga tërmeti, prisni aksidente të mëdha, por do të keni të mira më vonë. Dhe në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni se shpejti. Në qoftë se nga tërmeti shikoni sikur janë bërë të çara në tokë, do të sëmureni rëndë.  
TIGËR
Në qoftë se thjesht shikoni një tigër në ëndërr, do të thotë se keni një armik shumë të rrezikshëm I cili mundohet t’ju bëjë keq me çfarëdo lloj mënyre. Në qoftë se shikoni sikur po rri I qetë një armik I cili ju ka bërë shumë të keq, ka penduar për gjithçka dhe do të vijë t’ju kërkojë falje dhe t’ju kërkojë të pajtoheni. Në qoftë se shikoni sikur po vrisni një tigër, do të hiqni qafe kundërshtarin tuaj më të rrezikshëm.
TIPOGRAF
Në qoftë se shikoni sikur jeni tipograf, do të keni një jetë normale dhe që nuk do të lëviz asgjë me ç’keni tani.
TJEGULL
Në qoftë se thjesht shikoni tjegulla prisni se do të keni shoqëri të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ecën mbi tjegulla do të rrezikojnë punët tuaja. Në përgjithësi të shikosh tjegull nuk është diçka e mirë. Në qoftë se bien do të merrni lajme të hidhura.
TJERR
Në qoftë se shikon që tjerr pe do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’ju shkojnë mbarë.
TOKË
Në qoftë se shikon tokë të thatë do të provosh dhimje dhe merzitje. Në qoftë se shikon tokë të mirë e të butë do të kesh gëzim dhe lumturi.
TOP (ARMË)
Në çfarëdo lloj mënyre që të shikoni top është për mirë. Ëndrra do t’ju dalë për mirë.
TORTURIM
Në qoftë se të torturojnë do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se I vdekur ngrihet dhe të torturon ose ti torturon të vdekur, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja.
TRANSFERIM
Në qoftë se shikon sikur transferohesh në një shtëpi tjetër punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të transferohet do të bëhet I bezdishëm me kërkesat e tij sepse I ke dhënë shumë kurajo.
TRANSFORMIM
Në qoftë se shikon njerëz të transformohen në kafshë, të zhgënjejnë shokët pas krahëve. Në qoftë se shikon kafshë të transformohet një njeri prit të mira nga shokët. Në qoftë se shikon një statujë të kthehet në njeri të gjallë, një ngjarje rastësisht, do të të bëjë të mësosh sekretet e shokut.
TRASHËGIMI
Në qoftë se ëndërron sikur merr një trashëgimi të papritur do të të vijë një e mirë e papritur nga një shok. Në qoftë se shikon sikur ke trashëguar një shenjtor ose prift do të keni bekimin e zotit për veprat tuaja. Në qoftë se trashëgon një të panjohur një armik mundohet të pajtohet me ty. Në qoftë se je vajzë do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua do të bësh fëmijë. Në qoftë se shikon sikur po trashëgon dikë që në të vërtetë është duke vdekur ai do të shërohet dhe do të jetë me shumë interes për ty.
TREGËTI
Në qoftë se shikon se po tregëton mëndafsh, copa, lesh, dru, gurë, hekur, metal, etj do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se tregëton kafe, sheqer, etj do të pësoni dëme.
TREKËMBËSH
Do të thotë hidhërim dhe mërzitje.
TREKËNDËSH
Në qoftë se shikoni trekëndësha gjeometrikë, do të keni nderime dhe respekt nga bota për diturinë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani ëmbëlsira në formë trekëndëshi, do të keni fitime, gëzim dhe lajme të mira.
TRËNDAFIL
Në qoftë se shikoni trëndafil të bukur dhe të çelur, do ndiheni gëzim të madh nga një lajm I mirë që do të merrni. Në qoftë se jeni beqarë, do të keni sukses të madh në dashuri. Në qoftë se I merrni erë, do të keni kërkesë për martesë. Në qoftë se shikoni një trëndafil të vyshkur dhe të tharë, do të keni falimentime dhe hidhërime.
TRIM
Në qoftë se shikon sikur je trim, do të bësh veprimtari të mira. Në qoftë se shikon trim në ëndërr, do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je trim, do të vlerësohesh nga të tjerët.
TRIMËRI
Në qoftë se shikon sikur ke trimëri do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.
TRISHTIM
Në qoftë se shikon sikur ke trishtim ,dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të trishtohet, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe trishtohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota.  Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se trishtohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar. 
TROFË
Në qoftë se ëndërroni trofë, do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do t’ju duan jashtë mase shokët dhe miqtë.
TRU
Në qoftë se shikon sikur po vuan nga trutë do të pësosh dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se truri është I shëndetshëm, do të keni sukses në punët tuaja.
TRUMBETË
Në qoftë se ëndërroni sikur dëgjoni tinguj trumbetë ose shikoni sikur po luan, do të dëgjoni diçka për të cilën ju kishte marrë shumë malli. Në qoftë se shikoni sikur po luani, ju do të gjeni diçka të cilën e kishit humbur. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të vdisni.
TRUNG
Në qoftë se shikon trungun e një peme pa degë, do të humbasësh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon pemë të trashë me degë të mëdha. Do të kesh shumë fitime dhe përfitime. Në qoftë se shikon degë të vogla do të kesh fitime të vogla nga puna. Në qoftë se pret trung peme me sëpatë, do të kesh sukses në karrierën tënde dhe do të fitosh prapë pasurinë të cilën e ke humbur. Në qoftë se shikon të digjet do të bëhesh shkak për të humbur shumë para një I afërt ose një shok I yti.
TRUP
Në qoftë se shikon se trupi yt është I madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je I pamartuar, do të martohesh se shpejti. Në qoftë se je I martuar, do të ngelesh I vejë.
TRYEZË
Në qoftë se shikoni sikur keni shumë tavolina të reja dhe të bukura brenda në shtëpi, do të keni pasuri dhe do të kaloni një jetë të qetë dhe me harmoni familjare. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura dhe të vjetra, do të keni trishtime.
TUB
Në qoftë se shikoni tub në ëndërr, do të pësoni sëmundje psikologjike.Në qoftë se shikoni sikur I jepni komshive një tub uji, do të bëheni miq me ata persona.
TULLAC
Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.
TURBEKULOZË
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur keni tuberkulozë, do të keni shëndet dhe gëzime. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të bëni shumë fëmijë. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe do të kaloni një jetë të bukur dhe të qetë.
TURP
Në qoftë se shikon sikur ke turp, prit humbje shpresash dhe fund të keq në dashuri.
TUTOR
Në qoftë se shikon sikur je tutor, çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke tutor mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.
TYM
Në qoftë se sheh se je i mbuluar me tym, do të marrësh një mërzitje të madhe nga një vjedhje që ju bëhet.

th
THARTË
Në qoftë se shikoni ose hani, do të provoni shumë mundime dhe hidhërime dhe mërzitje.
THATË
Në qoftë se shikoni diçka e cila është tharë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.
THELLËSI
Në qoftë se mat thellësinë e detit, do të marrësh lajme të këqia nga një grua të cilën e do.
THEMELE
Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon themelet e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton themele ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton themele në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.
THER
Në qoftë se shikoni sikur po therrni dikë, do të martohet një pjesëtar I familjes tuaj, por që nuk do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju therin, do të humbisni një shok shumë të ngushtë.
THESAR
Në çfarëdo lloj mënyre që të shohësh ose të gjesh thesar, do të kesh një martesë me shumë sukses.
THIKË
Në qoftë se shikon shumë thika, prit grindje me shokët por për një kohë të shkurtër. Në qoftë se je tregëtar, prit vështirësi. Në qoftë se thjesht shikon thikë, do të shqetësohesh nga një lajm I hidhur. Në qoftë se shikon sikur therr dikë, do të bëhesh shkaku I shkatërrimit të tij. Në qoftë se shikon duke mprehur thika, mendon ti bësh keq dikujt pa dashje. 
THIMJAMË
Në qoftë se shikon sikur të hedhin, shokët do të të çojnë në fazë që të dukesh qesharak. Në qoftë se ti hedh tek dikush tjetër, mundohesh ta fusësh në ngatërresa.
THIRRJE
Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një thirrje gjyqësore, do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua, do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon thirrje tek një I huaj, do të ndeshesh me dikë.
THONJ
Në qoftë se ëndërroni sikur keni thonj të gjatë, do të keni shumë fitime nga puna juaj me ndershmëri. Në qoftë se shikoni sikur keni thonj të vegjël dhe të parregulluar, do të pësoni dëme. Dhe në qoftë se jeni femër, do t’ju akuzojnë për diçka. Në qoftë se shikoni sikur I keni të shkurtra, por të rregulluara, do të pësoni dëme dhe humbje materiale, por pa humbur krenarinë tënde.
THUR
Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke thurur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të thurur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’ju prekin.
u
UDHËTAR
Në qoftë se shikoni sikur një udhëtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’ju vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur udhëtoni në një vend të huaj, do të keni mërzitje dhe humbje materiale.
UDHËTIM
Në qoftë se ëndërroni sikur po bëni një udhëtim detar do të keni shumë fitime dhe suksese në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një të njohur duke udhëtuar, do të thotë se do të sëmuret rëndë ose do të pësojë një aksident, mund edhe të vdesë.
UJDI
Në qoftë se shikoni sikur po bien në ujdi dy persona, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bini në ujdi me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.
UJË
Në qoftë se shikoni sikur jeni lagur me ujë, do të sëmureni. Në qoftë se është ujë deti ose I ëmbël, do të shëroheni nga sëmundja që keni. Në qoftë se shikoni ujë të pastër duke rrjedhur nga çezma, do të keni pasuri shumë të madhe dhe lumturi. Në qoftë se jeni grua, do të keni një dashuri të lumtur. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni dashuri me fat dhe një martesë shumë të mirë. Në qoftë se shikoni se uji është i pistë dhe i turbullt, do të pësoni të kundërtat e të mësipërmes, ndoshta mund të sëmureni. Në qoftë se ju japin ujë të pastër në gotë, do t’ju ndihmojë një person që ju nuk I kishit besim dhe që nuk do ta prisnit kurrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni ujë çezme, do të keni guxim për deklarimin e dashurisë tuaj. Në qoftë se mbush ujë në një enë të thyer dhe shikon sikur po derdhet, do të keni hidhërime familjare. Dhe në qoftë se jeni të dashuruar, keni shpresa të kota. Në qoftë se shikoni sikur po derdhni ujë në tokë, humbisni kohën me gjëra pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur ujin që hidhni në tokë e thith toka, do të humbisni të gjithë pasurinë. Në qoftë se vadisni me ujë lulet ose bimët, do të keni suksese në çështjet tuaja dhe do të keni dhe sukses shumë të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur po I hidhni ujë të vakët duarve, do të zbuloni zhgënjimin e shokëve tuaj ose të dashurit ose të dashurës tuaj.
UJK
Në qoftë se thjesht shikon një ujk, merr masat se ke një armik të fortë pranë teje. Në qoftë se shikon sikur po ndjek ujk, do ta ndjekësh armikun tënd me guxim dhe do të sundosh. Në qoftë se shikon sikur e vret, nëse bie në dorë të armikut do të të shkatërrojë deri në vdekje. Në qoftë se shikon sikur të kafshon ujk, do të të bëjnë keq.
UL
Në qoftë se shikon se ulën gjëra nga një vend I lartë, do të keni shumë fitime të mëdha.
ULLI
Në qoftë se shikon ulli të lulëzuar, prit të mira dhe gëzim. Në qoftë se ulliri që shikon është I vyshkur, prit hidhërime dhe mërzitje. Në qoftë se mbledh ullinj, do të keni shumë fitime.
UNAZË
Në qoftë se ke vënë unazë sidomos me diamante, do të mërzitesh ose do të sëmuresh. Në qoftë se e heq nga gishti, do të çliroheni nga problemet. Në qoftë se ke unazë ose unaza floriri, do të keni nderime. Në qoftë se unazat janë argjendi, do të keni mërzitje. Në qoftë se është bakri, prit varfëri. 
UNGJILL
Në qoftë se thjeshtë shikoni ungjill, do të keni qetësim të plotë shpirtëror. Në qoftë se dëgjon lexim ungjilli, do të keni harmoni familjare. Në qoftë se je plak dhe shikon ungjill, prit shëndet dhe pleqëri të mbarë.
UNIFORMË
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur uniformë ushtarake, do të fitosh shumë shpejt ato që dëshiron. Në qoftë se shikoni sikur ju dhurojnë një uniformë ushtarake, do të keni nderime të mëdha. Por në qoftë se ta heqin, do të pësoni fatkeqësi dhe shkatërime. 
UNIVERSITET
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni studentë në universitet, do të keni mundime dhe vuajtje, por që në fund do të keni sukses. Në qoftë se thjesht shikoni një universitet, mendimet tuaja janë të drejta dhe të sakta dhe kështu që nuk keni nevojë të dëgjoni këshillat e të tjerëve që ju afrohen. Në qoftë se shikoni sikur jeni brënda në një universitet dhe thjesht shikoni, do t’ju tradhëtojë një shok I besimit tuaj dhe për këtë do të hidhëroheni.
URË
Në qoftë se sheh se po ndërton urë, do të thotë se do të keni shumë fitime të mëdha. Në qoftë se kalon urë, të kanë bërë kurth. Në qoftë se rrezikon të biesh nga ura dhe në fund bie, do të rrezikohesh nga një sëmundje e rëndë.
URI
Në qoftë se ëndërron sikur ke uri, do të pësosh hidhërime dhe zhgënjime dashurie. 
URINIM
Në qoftë se ëndërron sikur po urinon, do të të dalin punë të reja me shumë fitime. në qoftë se urinon në mur ose në avlli, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të urinosura, do të të ndodhë diçka e padëshirueshme.
URREJ
Në qoftë se shikoni sikur urreni ose ju urrejnë, do të bëni shumë armiq.
USHKUR
Në përgjithësi është ëndërr e keqe. Nuk të del për mirë.
USHQIM
Çfarëdo lloj ushqimi që të shihni në ëndërr, do të thotë që është për mirë. Për më tepër përshkruhen ushqimet e veçanta.
USHTAR
Në qoftë se shikoni ushtar, do t’ju kërkojnë një nder shumë të madh dhe që duhet t’i ndihmosh ata që të kanë nevojë.
USHTRI
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në ushtri, do të realizohen të gjitha planet dhe ëndërrat tuaja.
USHUJ
Në qoftë se ëndërron ushuj, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një I afërt është në rrezik.
UTURAK
Në qoftë se shikon sikur je ulur në uturak, do të keni jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.
UTHULL
Në qoftë se ëndërroni uthull të kuqe, do të ziheni me dikë që ju ka sharë shumë. Në qoftë se shikoni uthull të bardhë, do t’ju urrejë bota. Në qoftë se shikoni uthull të prishur, do të sëmuret për një kohë shumë të shkurtër një pjesëtar I familjes dhe për këtë do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur pini uthull, do të ziheni me një pjesëtar të familjes dhe do të mërziteni.
v
VADIS
Në qoftë se shikoni sikur po vadisni lulet në kopshtin tuaj, do të merrni lajme shumë të mira. Në qoftë se jeni vajzë, do të dashuroheni me një djalë shumë të bukur dhe simpatik. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke vaditur bimë ose pemë, do të bëheni shok të ngushtë me atë person.
VAGON
Do të keni fitime dhe lajme të mira. Gjithashtu do të keni sukses në atë që mendoni, por po të keni pak durim.
VAJ
Në qoftë se shikon vaj të derdhet, do të provosh dëme të mëdha. Në qoftë se e shikon në gjellë, do të keni të mirë. Në qoftë se po e pi, rrezikon nga një sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se të derdhet në rroba, do të pësosh dëme të mëdha.
VAJZË
Në qoftë se shikon se ke vajzë dhe e marton, do të martohet një i afërt i yti. Në qoftë se shikon sikur të lind vajzë, do të keni drejtësi dhe gëzim. Në qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke, do të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja shtatzënë shikon sikur lindi vajzë, do të ketë një lindje të mirë dhe të lehtë.
VAKSINË
Në qoftë se sheh se po të bëjnë vaksinë dhe je në të vërtetë I sëmurë, do të shërohesh së shpejti.
VAKSINIM
Në qoftë se shikon sikur po vaksinohesh kundra një sëmundje, do të keni sukses në çështjet tuaja.
VALOJ
Në qoftë se shikon ujë të valojë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon çfarëdo lloj lëngu tjetër, do të keni grindje.
VAPË
Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.

VARFËR
Në qoftë se ëndërroni një njeri të varfër ose të paralizuar dhe që nuk mundet të punojë, do të keni hidhërime, fatkeqësi dhe vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur jeni të varfër, prisni përmirësime të gjendjes tuaj.
VARGAN
Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një vargan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në vargan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.
VARKAR
Në qoftë se ëndërron sikur je varkar, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’ju shojnë kot dhe mund të pësoni të keq të madh. Në qoftë se shikon sikur po flet me një varkar, dikush do t’ju ofroj një punë të cilën duhet ta pranoni për të mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me varkar, do të ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur dashuron një varkar, një person me karakter të mrekullueshëm të do në të vërtetë.
VARKË
Në qoftë se je në varkë dhe lundron në det dhe në qoftë se deti është I qetë, do të ikin të gjithë sikletet që ke përsipër. Në qoftë se deti është I trazuar, do të keni edhe ju trazira, mërzitje dhe dhimbje. Në qoftë se je në një varkë dhe merr ujë brenda do t’ju shkojnë kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerrë në breg armiq ke rreth teje.
VARR I SHENJTË
Në rast se e shikon veten në Jeruzalem ose shikon varr të shenjtë, lumturi në të gjithë anët.
VARREZA
Në qoftë se ëndërron sikur gjendesh në varreza lumturi dhe gëzim I papritur do të të vijë në çështjet tuaja. Në qoftë se thjesht shikon varreza, do të kesh sukses. Në qoftë se shikon varreza plot me varre, ke shpresa të mira për të ardhmen tënde. Në qoftë se e shikon pa varre, prit dëme. Në qoftë se gjendesh në varreza të një feje tjetër, prit lajme të këqia nga një person që do.
VARRIM
Në qoftë se shikon të varrosin një të afërmin tuaj ose një shokun tuaj, do të keni një martesë të këndëshme ju ose ata. Në qoftë se thjeshtë gjendesh në një varrim, do të zhgënjeheni për çështjet tuaja. Grua që shikon varrim, do të lindë një djalë të bukur. Në qoftë se shikon sikur të varrosin ty, do të keni shëndet brutal.
VARRMIHËS
Në qoftë se shikoni sikur jeni varrmihës, do të ndieni hidhërim të madh. Në qoftë se jeni familjarë, do të hidhëroheni për vdekjen e një fëmije tuaj. Në qoftë se jeni të rinj, prisni tradhëti nga bashkëshortët. Në qoftë se shikoni varrmihës duke varrosur një të afërt, do t’i bëni keq atij. Në qoftë se shikoni një varrmihës duke varrosur një të huaj, do të merrni një lajm të keq.
VARRUR
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur jeni të varrur do të thotë se keqësohet pozicioni juaj. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varrur dhe që është shok ose i njojtur do të thotë se ai person, do të ndeshet me ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varrur që është i huaj, do të bëni një shoqëri të re me të.
VASKË
Në qoftë se shikoni sikur bëni gati vaskën për tu larë, por nuk zhvisheni, I jeni shmangur një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur zhvisheni, por nuk hyni në ujë do t’ju ndodhë diçka shumë e keqe. Në qoftë se shikoni sikur hyni në ujë dhe laheni, do të keni hidhërime dhe mërzitje nga zhgënjimi I një shokut tuaj. Në qoftë se jeni grua, do të mësoni sekretet që ju mban burri juaj dhe do të hidhëroheni. Në qoftë se jeni vajzë, do të merni vesh se I dashuri juaj është shumë xheloz dhe tradhëtar njëkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur dilni nga vaska, një ngjarje e papritur do t’ju shpëtojë nga një rrezik I cili besonit se nuk do të ndodhte kurrë. Në qoftë se uji është I ngrohtë, do të merni një lajm të keq.
VATËR
Në qoftë se është e fikur është për keq. Në qoftë se është e ndezur, prit gëzim dhe lumturi. Nëse je vajzë martesë të mirë.
VAZO
Me lule, do të thotë lumturi dhe suksese profesionale. Në qoftë se është bosh, do të ndiesh mungesë nga shokët.
VDEKJE
Në qoftë se sheh të vdekur, prit sëmundje. Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë. Në qoftë se se një I vdekur të kërkon diçka, një nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se i vdekur të jep diçka, do të kesh gëzim.
VEGËL MUZIKORE
Në qoftë se shikoni sikur luani vegël muzikore ose që këndon me shoqërim të veglave muzikore, do të shoqëroni një shokun tuaj në shtëpinë e tij të fundit (në varreza) dhe do të mërziteni jashtëzakonisht shumë për këtë gjë. 
VELLO
Në qoftë se shikoni sikur po prisni vello, do të merrni lajme të këqia për ju ose për një të afërt ose për një shok, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se shikoni sikur e keni veshur, do të vishni të zeza për një vdekje të hidhur ose ndoshta mund të vishni vello si I vdekur. Në qoftë se thjesht shikoni vello, do të të ndodhë diçka shumë e keqe dhe sëmundje.
VEND
Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një vend në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni dhe aksident.
VERBOHEM
Në qoftë se shikon se humbet shikimin, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.
VERË (pije)
Në qoftë se je I shëndetshëm dhe shikon verë të bardhë, do të kesh shëndet të mirë. Në qoftë se je I sëmurë, do të shërohesh së shpejti. Në qoftë se je shtatëzënë do të lindësh një djalë të bukur dhe të shëndetshëm. Në qoftë se shikon verë të kuqe do të krijosh forcë. Në qoftë se shikon mushkonja në verë do të të thartohet vera. Në qoftë se je I sëmurë dhe ëndërron verë të kuqe se shpejti do të bëhesh mirë. Në qoftë se ëndërron verë të zezë rrugë të mirë dhe të mbarë do të marrin çështjet tuaja me ndihmën e një personi të fuqishëm dhe mund të jetë grua. Në qoftë se vera është e ëmbël ke shokë të cilët janë gati të të ndihmojnë në problemet dhe çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur po pi do të bësh diçka për të cilën do të pendohesh. Në qoftë se të derdhet prit hidhërime dhe dëshpërime dhe tradhëti bashkëshortore. Në qoftë se prodhon verë prit fitime me bollëk të madh. Në qoftë se hedh verë në gjellë merresh kot me gjëra pa vlerë.
VERIGË
Në qoftë se ëndërron verigë do të kesh ngatëresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.
VERDHË
Në qoftë se shikon sikur je zverdhur, do të rrezikosh nga një sëmundje shumë e rëndë për të cilën vetëm një doktor I shquar mund të të shpëtojë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të verdha, flasin shumë keq për ty njerëzit përreth teje.
VESHI
Në qoftë se sheh se ke vesh të mëdhenj, do të kesh fat dhe lumturi. Në qoftë se sheh se ke vesh të vegjël, lajmet që pret të marrësh do të vonohen. Në qoftë se po I pastron, do keni lajme të gëzueshme brenda ditës. Në qoftë se I ke të bllokuar, kujdes nga njerëzit e këqinj. Në qoftë se ke vesh gomari, do të degjenerohesh. Në qoftë se ke vesh egërsire ose luani, rrezikon jeta jote.
VETËVRASJE
Në qoftë se sheh se vret veten e keqe e madhe do të të vijë nga kokëforcia jote. Në qoftë se sheh dikë tjetër është paralajmërim I keq për të.
VESË
Në qoftë se shikoni sikur ka vesë, do të keni fitime shumë të mëdha. Në qoftë se jeni beqarë, do të ziheni me të dashurin ose të dashurën tuaj.
VETULL
Në qoftë se ëndërroni sikur keni vetulla të bukura dhe të trasha, do të keni sukses të madh në punët tuaja dhe pasurim të madh. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni vetulla të rralla dhe të shëmtuara, do të pësoni hidhërime nga njerëzit që kishit shumë besim.
VEZË
Në qoftë se ëndërron vezë të bardha, do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se janë të kuqe, do të kesh fitime të mëdha dhe gëzim. Në qoftë se janë të prishura, do të të tradhëtojë dikush. Në qoftë se po ha, do të mësosh një sekret të rëndësishëm.
VËGIM
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur ju shfaqet një vegim, do të thotë se keni lënë pas dore detyrimet tuaja fetare.
VËLLA OSE MOTËR
Do të keni lumturi, një gëzim. Në qoftë se zihesh me ta do të kesh grindje familjare. Në qoftë se sheh martohesh me motrën tënde, gëzim të madh. Në qoftë se sheh të vdesin, do të kenë jetë të gjatë.
VATHË
Në qoftë se ke veshur vathë floriri do të keni shqetësime familjare. Në qoftë se janë me diamante do të keni hidhërime dhe mërzitje. Në qoftë se je vajzë dhe shikon vathë floriri do të kesh lajme të gëzueshme. Burri në qoftë se shikon se ka vëthë, do të degjenerohet nga të tjerët sepse ndërhyn në punët e të tjerëve.
VIÇ
Në qoftë se shikoni viça duke punuar tokën, prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të rëndsishem. Në qoftë se je grua, shpejt do të ngelesh e vejë. Në qoftë se shikoni shumë viça duke vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni viç të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se shikoni viç të kuq ose të zi, armiqtë do t’ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni dy viça duke luftuar, një armik vdekjeje i juaji do të bëhet shok. Në qoftë se shikoni sikur therni viç, do të sundoni armiqtë. 
VIJ
Në qoftë se shikon vij, të tjerë shfrytëzojnë budallakun tënd dhe shijojnë mundimet tuaja.
VIJË UJI
Në qoftë se është I pastër, rrugë e mirë për problemet tuaja. Në qoftë se është I turbullt, lajme të këqia.
VINÇ
Në qoftë se sheh vinça, gjithmonë janë për keq dhe nëse është dimër do të thotë se do të ketë kohë të keqe. Në qoftë se sheh më shumë se një, do të lindin shumë fëmijë.
VIOLINË
Në qoftë se thjesht sheh një violinë, do të keni gëzim. Në qoftë se luan violinë pa ditur të luash prit vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se sheh dikë tjetër të luaj do të çlirohesh nga ankthet.
VIRRAXHI
Në qoftë se shikoni sikur jeni virraxhi, do të ndiheni hidhërim të madh. Në qoftë se jeni familjarë, do të hidhëroheni për vdekjen e një fëmije tuaj. Në qoftë se jeni të rinj, prisni tradhëti nga bashkëshortët. Në qoftë se shikoni virraxhi duke varrosur një të afërt, do t’i bëni keq atij. Në qoftë se shikoni një virraxhi duke varrosur një të huaj, do të merrni një lajm të keq.
VIZITOR
Në qoftë se të viziton dikush dhe nëse është edhe shok I yti, do të marrësh lajme të mira dhe mbrojtje nga një person me pushtet. Në qoftë se të viziton femër të presin dashuri të reja. Në qoftë se të viziton doktor ose shenjëtor do të sëmuresh.
VJEDH
Në qoftë se shikon sikur vjedh, po ndjek rrugë të keqe që do të të çojë në krim. Në qoftë se shikon të kapin hajdut, do të mësosh se po fiton para, por jo me ndershmëri. Vetëm në qoftë se je në të vërtetë hajdut do të thotë sukses në punët tuaja të pisëta.  Në qoftë se të vjedhin diçka nga shtëpia, do të thotë se je dembel. Në qoftë se ndjek hajdut por nuk vodhi, kujdes mos u lër mundësinë armiqve të të bëjnë keq. Në qoftë se thjesht shikon një pjestar të një grupi hajdutësh, kujdes se shokët të shtynë në rrugë të keqe.
VJEHRRË
Në qoftë se ëndërroni sikur keni vjehrrën ose vjehrrin dhe në të vërtetë nuk I keni, do të keni ngatërresa familjare.  Në qoftë se ëndërroni sikur keni vjehrrën ose vjehrrin dhe në të vërtetë i keni, do të merrni një lajm shumë të keq nga një shok i juaj. Në qoftë se kanë vdekur dhe i ëndërroni sikur janë të gjallë, kujdesuni më shumë për burrin tuaj.
VJELJE
Në qoftë se ëndërroni vjelje, do të keni gjithmonë fitime dhe gëzime.
VJELL
Në qoftë se shikon sikur po vjell dhe je I varfër, prit të mira dhe në qoftë se je I pasur prit dëme.
VJETËR
Në qoftë se shikoni veshjet tuaja të vjetra ose çfarëdo lloj gjëje tjetër, do të humbisni diçka që nuk do ta gjeni më dhe gjithashtu do të krijoni shoqëri të re me një person I cili do t’ju japë vetëm hidhërime dhe dëshpërime.
VJOLLCË
Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të bukura dhe të mëdhaja do të arrish shumë gjëra pa mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të bukura dhe të vogla do të mërzitesh sepse nuk do të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se shikon sikur të bien vjollcat do të të urrejë një grua të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se shikon sikur e rruan prit degjenerim nga një grua. Në qoftë se je fëmijë dhe shikon sikur ke vjollca do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të kuqe ose jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh aksident familjar. Në qoftë se I merr erë të duan jashtëzakonisht shumë. Në qoftë se të jep dikush do të keni një ofertë pune të mirë.
VORBË
Në rast se e shikon të mbushur, do të kesh të mira dhe në rast se rrjedh ujë fitime të mëdha nga puna. Në rast se blen, ke shumë mendime ke në mëndje. Dhe në rast se thjesht e mban dhe je beqar, do të të bëjnë kërkesë për martesë. 
VOTIM
Në qoftë se shikoni sikur po votoni për diçka, do të bëni diçka shumë të mirë që do të ngeleni I kënaqur nga vetja juaj.
VRAPOJ
Në qoftë se thjesht shikoni sikur po vraponi, do të merrni lajme të mira nga një shok ose I afërt. Në qoftë se shikoni sikur po vraponi me vrull, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitimtarë.
VRAS
Në qoftë se shikoni sikur vrisni njeri, biznesi juaj do të ecë përpara. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një shok, ai do t’ju ndihmojë në momentin që do të keni më shumë nevojë. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një nga prindërit tuaj, do të pësoni një aksident shumë të rëndë.
VRASJE BEBEJE
Në qoftë se vret bebe, do të ngatërrohesh me shoqëri të këqija.
VRESHT
Në qoftë se është I lulëzuar do të thotë fitime dhe shumë të mira. Në qoftë se është I tharë do të ndodhin të kundërtat dhe ndoshta dhe vdekja e një personi tuaj.
VRESHTAR
Në qoftë se je vetë do të keni fitime në punët tuaja. Në qoftë se shikon dikë tjetër do të fitosh një shok të çmuar.
VRIMË
Në qoftë se shikoni sikur ju është bërë vrimë në trupin tuaj, kujdesuni për shëndetin tuaj se jeni në rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni vrimë në mur ose në dysheme, ose në ç’do lloj vendi tjetër, do të pësoni të keq shumë të madh. 
VRINGJËLLIMË
Në qoftë se dëgjon vringëllimë armësh do të gjëndesh në ngjarje të hidhërueshmë të cilat do të të lejë mendime të këqia. Në qoftë se dëgjon ose shikon vrigjëllime shpatash, do të ngatërohesh në një çëshjte të fshehtë.
VUAJTJE
Në qoftë se ëndërron sikur të bëjnë të vuash, do të fitosh çështjen që ke në dorë por me pak vonesë.
VULOS
Në qoftë se sheh se po vulos diçka mundimet tuaja janë të kota dhe do të kenë një fund të keq. Për të dashuruarit do të thotë sukses në dashuri. Për të sëmurët do të thotë së do të lehtësohen pak.
VULLKAN
Në qoftë se e shikon nga larg me flake dhe llavë vullkani, prit tronditje të mëdha nga shokët e tu. Në qoftë se shikon llavën të vijë drejt teje, prit tronditje brenda në lamilje.
xh
XHAKETË
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur xhaketë të zezë, do të mbani zi për vdekjen e një të afërmi tuaj. Në qoftë se është thjesht ngjyrë e errët, do të keni mërzitje për çështjet ekonomike. Në qoftë se është me ngjyrë të çelët, do të keni lumturi familjare. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur një xhaketë të re dhe të bukur, do t’ju kthehet fati për më së keqi.
XHAMI
Në qoftë se shikoni sikur hyni në xhami dhe jeni të martuar, do të gëzoheni me ardhjen e një fëmije në jetën tuaj. Në qoftë se jeni të moshuar, do të gëzoheni me nipër dhe mbesa. Në qoftë se shikoni sikur po faleni në xhami, do të pasuroheni akoma me shumë me pasuri.
XHANDAR
Në qoftë se shikoni sikur jeni xhandar, do të keni fitime të mëdha në punë. Në qoftë se thjeshtë shikoni një xhandar, do të keni qetësi dhe siguri. Në qoftë se shikoni sikur ziheni ose sikur ju kap xhandar, do të keni hidhërime.
XHAXHA
Në qoftë se shikon në ëndërr xhaxhain dhe që të ledhaton do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë do të të japë i de të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je xhaxha i dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon xhaxhain të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon xhaxhallarët të zihen mes tyre një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon xhaxhain të sëmurë, do të keni shumë fitime. 
XHINDOSJE
Në qoftë se shikon sikur vuan nga xhindosja ose shikon një njeri tjetër ose kafshë armiq të fortë të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për keq. Në qoftë se je vajzë do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.
XHING
Në qoftë se shikoni xhing që shkëlqen dhe të pastër, do të keni shijime dhe gëzime në familje dhe në jetën tuaj personale.
XHUFKË
Në qoftë se shikoni sikur keni varur në rroba, do të thotë se jeni qesharak tek të tjerët dhe që merreni me gjëra pa vlerë.
XHUXH
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë xhuxh, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njerëz shumë negativë me lëvizjet tuaja, por armiqtë nuk mund t’ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë xhuxh, kujdesni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një xhuxh, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë xhuxha, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.
y
YLBER
Në qoftë se ëndërron ylber, do të përmirësohet gjendja juaj në qoftë se je i varfër ose i sëmurë. Në qoftë se je i pasur, do të humbasësh shumë para. Në përgjithësi ylberi në ëndërr është diçka e mirë dhe do t’ju shkojë gjithçka mirë në jetë.
YLL
Në qoftë se sheh yje pastër dhe me qiell të pastër prit fitimi, sukses, lumturi, martesë të këndëshme nëse je beqar dhe fëmijë nëse je I maruar. Nëse sheh yje por janë të turbullt nuk duken mirë do të dëgjosh lajme të këqija ose aksident.
z
ZAMBAK
Në qoftë se shikon zambak dhe është dhe i bardhë, do të thotë se je një njeri i mirë dhe i padjallëzuar. Në qoftë se je grua me barrë, do të lindësh djalë.
ZAVË
Në qoftë se mban ose e qep në fustan, do të betohen për një çështje shumë serioze për të cilën për fat të keq nuk do ta mbajnë fjalën.
ZBATHUR
Në qoftë se shikon veten ose dikë tjetër zbathur, do të thotë varfëri dhe fatkeqësi.
ZBUKURIM
Në përgjithësi në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.
ZDRUKTHTAR
Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni zdrukthëtarë, do të keni shijime dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një zdrukthtar ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.
ZEMËR
Në qoftë se ëndërron zemrën tënde të shëndoshë, do të kesh punë dhe jetë të mirë.
Në qoftë se vuan nga zemra, do të mërzitesh jashtë mase për vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se plagosesh në zemër, do të keni humbje financiare.
ZEMËRIM
Në qoftë se shihni që jeni të zemëruar, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë të zemëruar, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të zemëruar me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.
ZEZAK
Në qoftë se sheh zezak të marrin nëpër gojë. Në qoftë se fle me zezak, do të dalin në dritë veprimet e këqia tuaja. Në qoftë se e sheh lakuriq, do të sëmuresh. Në qoftë se je grua dhe sheh zezak, do të marrësh lajm të keq.
ZEZË
Në qoftë se shikon sikur ke veshur të zeza, do të hidhërohesh për vdekjen e një të afërmi ose ndoshta mund të sëmuresh. Në qoftë se shikon se mban të zeza, por I heq, do të çlirohesh nga hallet dhe mërzitjet. Në qoftë se shikon sikur je zezak, vdekje dhe sëmundje të presin. Në qoftë se shikon bashkëshorten zezake rrezikojnë aktivitetet tuaja të shkatërrohen. Në qoftë se shikon qiell të zi pa re, ke një të ardhme të keqe.
ZGJEBE
Në qoftë se shikoni sikur keni zgjebe në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.
ZIEJ
Në qoftë se zien ujë, skandale dhe ngatërresa do të keni. Në qoftë se sheh se po zihet gjellë, pasuri dhe kënaqësi. Në qoftë se sheh çdo lloj gjëje të ziej, është rrezik dhe shqetësim.
ZIFT
Në qoftë se ëndërron zift, mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg, ke të bësh me persona shumë negativë.
ZILI
Në qoftë se shikon sikur ke zili për diçka, do të fitosh atë që do në jetë.
ZINXHIR
Në qoftë se jeni I lidhur, do të vuani nga shumë vuajtje. Nëse liroheni, do të çlirohesh nga problemet.
ZJARR
Në qoftë se shikoni zjarr të shndritshëm dhe me flakë, do t’ju vijnë shumë të mira dhe pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po ngroheni në zjarr, do të thotë se do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur hyni në zjarr dhe nuk digjeni, do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju marrin flakë rrobat, do të keni varfëri. Në qoftë se shikoni sikur ngrihet flaka përpjetë, do të jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ka rënë zjarr në qytet do të vdesë një njeri aristokrat. Në qoftë se shikoni zjarr të fikur, ëndrra nuk do t’ju dalë për mirë.
ZONJË
Në qoftë se shihni se flisni me një zonjë të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shihni zonjë me flokë gështenjë do të  sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’ju ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni zonjë me të bardha do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë  udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para.Në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të gëzime dhe në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.
ZORË
Në qoftë se shikoni që nxirrni zorët e tuaja ose që hani do të humbisni një shok të ngushtë ose një të afërt. Në qoftë se jeni të sëmurë do të vdesni. Në qoftë se keni telashë dhe probleme do të lehtësoheni nga ato. Në qoftë se hani zorët e dikujt tjetëri do të pasuroheni në krahët e të tjerëve.
ZOT
Në qoftë se shikon në ëndërr zotin të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shikon të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korigjosh.
ZVARRITEM
Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë, do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzitje.
Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.
ZVARRANIKË
Në qoftë se ëndërron zvarranikë në shtëpinë tënde, diçka e keqe do të ndodhë. Në përgjithësi po të shikosh zvarranikë është diçka e keqe pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.
ZVERDHJE
Në qoftë se shikoni sikur jeni I zverdhur, do të pësoni sëmundje hidhërim dhe dëshpërim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të ziheni me atë person.
ZYRË
Në qoftë se gjendesh në zyrën tënde, do të të shajnë shokët. Në qoftë se je në zyrën e dikujt tjetër, do të mërzitesh dhe do të të marrin nëpër goje
zh
ZHAPIK
Në qoftë se thjeshtë shikoni një zhapik, kujdesuni nga një shok I cili është shumë hipokrit ndaj dashurisë ndaj jush dhe I cili mundohet që t’ju bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon, do t’ju bëjë keq një armik. Në qoftë se shikoni zhapik brenda në shtëpi, kujdes sepse keni një armik shumë të rrezikshëm brenda në familje.
ZHEG  
Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.
ZHGËNJIM
Në qoftë se shikoni sikur ju zhgënjejnë ose ju zhgënjeni dikë, prisni një zhgënjim të madh dhe të vërtetë nga një person që keni shumë besim.
ZHIVË
Në qoftë se thjesht shikoni zhivë, keni njerëz shumë të këqinj rreth jush të cilët mundohen t’ju zhgënjejnë, ndaj mundohuni t’i hiqni qafe.
ZHURMË
Në qoftë se thjesht ëndërron zhurmë tronditje, do të ndodhin në familje. Në qoftë se bën ti zhurmë, do të bëhesh i padurueshëm dhe i papranueshëm. Në qoftë se dëgjon zhurmë në shtëpinë tënde, do të pësosh keq.
ZHVESH
Në qoftë se zhvesh dikë tjetër do të të vijnë të mira. Në qoftë se zhvishesh ti ose të zhvesh dikush, do të tallen me ty. Dhe ndoshta rrezik burgimi për diçka që ke bërë.
ZHYTEM
Në qoftë se shikon sikur po zhytesh në det, do të thotë se do të shpëtosh për pak nga një rrezik.