Shpjegimi i endrrave pjesa 2


Per te gjetur me lehte ate qe po e kerkon shtyp F3 pastaj shkruaje.
Parashikimi i endrrave prej shkronjes F deri ne K .
FAJDE
Në qoftë se në të vërtetë merresh me fajde dhe ëndërron të njëjtën gjë, do t’i humbasësh të gjitha ato që kishit menduar se do të fitonit.
FAJËSON
Në qoftë se fajëson dikë, do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të fajësojnë, kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të fajëson një shok thjeshtë, do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti fajëson dikë, do ta bësh shok.
FAJTOR
Në qoftë se je fajtor i një krimi dhe nëse në të vërtetë jeni, do të marrësh lajme të këqia për çështjen tënde. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të ndiqesh nga njerëz të këqinj.
FALIMENTIM
Në qoftë se shikoni sikur keni falimentuar, do t’i kaloni pengesat që ju kanë dalë përpara dhe çështjet tuaja do të kenë një fund të lumtur.
FANTAZMË
Në qoftë se shihni në ëndërr fantazmë të veshur me të bardha, do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se ka veshur të kuqe, do të keni zhgënjim në dashuri, në qoftë se ka veshur të zeza, do të thotë vdekje e një të afërmi ose të njohuri. Në qoftë se është veshur me të verdha ose jeshile, do të ndodhë ndonjë mërzitje e vogël.
FAQE
Në qoftë se shikon sikur ke faqe të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke faqe të zverdhura dhe të sëmura, do të pësoni të kundërtat dhe do të  pësojë vdekje një i afërt i juaj.  
FAR
Në qoftë se shihni në ëndërr far në det që ndizet dhe fiket, do të merrni ndihmë andej nga nuk e prisni.
FAREFIS
Në qoftë se shikon njerëzit më të afërt në fis, të duan dhe të simpatizojnë të afërmit dhe shokët. Në qoftë se shikoni persona të largët të fisit, një person I afërt është shumë dinak dhe mundohet t’ju bëjë keq.
FARË
Në qoftë se shikoni farë misri, do të keni fitime me bollëk dhe me shumë lehtësi nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni çdo lloj fare tjetër, do të keni fitime dhe gëzime.
FARKOJ
Në qoftë se shikon se farkon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se farkon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se farkon mobilje, rrezikon jeta jote ose pasuria jote.
FARMACI
Në qoftë se shihni që hyni në një farmaci, ndonjë i afërm ose njeri i dashur do të vdesë ose do të sëmuret rëndë.
FASULE
Në qoftë se shihni se hani fasule, puna juaj do të shkojë shumë mirë, në qoftë se i zieni do të keni shëndet dhe fuqi, në qoftë se bleni ose shisni fasule, do të dëgjoni shpifje ndaj jush që do t’ju mërzisin.
FASHO
Në qoftë se ëndërroni që jeni të lidhur me fasho, do të keni ngatërresa që do të kenë një fund të keq ose çështjet tuaja personale. Në qoftë se shihni personin tuaj të lidhur me fasho, atëherë e presin probleme që ju do t’i shkaktoni atij. Në qoftë se shihni të tjerë të lidhur me fasho, atëherë do të keni probleme familjare. Në qoftë se shihni që përdorni fasho pa pasur plagë, do të keni një takim miqësor me persona të nderuar. Kujdesni shëndetin, mërzitje mund të vijnë. Fashot në gjumë do të thonë probleme dhe në fushën profesionale. Në qoftë se shihni që hiqni fashot, do të shpëtoni nga problemet tuaja.
FATI
Në qoftë se shikoni sikur u lexoni njerëzve fatin e tyre, do t’i dalë për mirë atij që i thoni. Në qoftë se shikoni jevgë duke ju thënë fatin tuaj, do të keni sukses të madh në punë, por për atë që ju thotë fatin është sëmundje e rëndë.
FATKEQËSI
Në qoftë se shikoni sikur jeni fatkeq, prisni se do të përmirësohet jeta juaj. Në qoftë se jeni I varfër, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni I pasur dhe shikoni sikur dikush është fatkeq, ëndrra është e keqe për ju dhe për atë person që shikoni.
FAMILJE
Në qoftë se shihni familjen tuaj ose një familje tjetër të lumtur, atëherë edhe ju do të keni lumturi. Kujdes në qoftë se ëndërroni familje të trishtuar. Në qoftë se shihni një familje tregtare, së shpejti do të keni fitime të mëdha, e kundërta parashikohet, në qoftë se shihni një familje që jeton në varfëri.
FE
Në qoftë se shikon sikur ndërron fe do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzitje. Në qoftë se shikon se je I pa fe, do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je fetar i fortë, do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je I sëmurë.
FEJESË
Në qoftë se je beqar dhe shikon se po fejohesh, do të kesh një martesë me sukses. Në qoftë se je i martuar ndoshta është tradhëti nga partneri.
FERMENTIM
Do të keni probleme familjare.
FERR
Do të kesh hidhërim dhe sëmundje. Në qoftë se shkon dhe je i pamartuar do të thotë zhgënjim martese ose dashurie. Në qoftë se je I pasur, do të dëshpërohesh. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh.
FESTË
Në qoftë se ëndërroni që ndodheni në një festë dhe kaloni mirë, do të thotë që do të njihni njerëz të rinj dhe një shok të ri. Gjithashtu parashikohet martesë së shpejti. Një atmosferë e gëzueshme në ëndërr, lajmëron një zhvillim normal profesional. Në qoftë se atmosfera në ëndërr ka agoni, është e keqe dhe e mërzitshme, do të thotë që keni probleme në vendin e punës. Në qoftë se shihni festë ndërkombëtare, do të keni rritje të të ardhurave.
FËMIJË
Në qoftë se ëndërroni sikur keni fëmijë, do të keni shumë probleme, por do të keni sukses në biznesin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar fëmijë dhe luajnë dhe këndojnë, do të kaloni një jetë të qetë familjare. Në qoftë se I shikoni se janë të mbrapshtë dhe bërtasin dhe bëjnë zhurmë, do të keni shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po luani me një fëmijë të vogël dhe e ledhatoni, do të keni shumë hidhërime dhe shqetësime. Në qoftë se jeni I rritur dhe shikoni sikur jeni bërë fëmijë, jeni në rrezik të një sëmundje shumë të rëndë dhe vdekjeprurëse.
FËRGOJ
Në qoftë se shikon sikur po fërgon kafe ose grurë ose diçka tjetër do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.


FËRKOJ
Në qoftë se shikon të fërkosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të fërkojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.
FËRSHËLLOJ
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur fërshëlloni, do të merni një lajm nga një person i dashur. Në qoftë se shikoni sikur dikush po fërshëllen, do të dëgjoni shumë akuza kundra jush.
FIJE
Në qoftë se thjesht shikon çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh fije do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua do të ngatërohesh në një çështje e cila do të kthehet kundra teje. Fijet e ngatëruara do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon fije floriri ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë. 
FIKËT
Në qoftë se ëndërron sikur të bie të fikët çështjet tuaja nuk venë dhe aq mirë dhe do të të vijë një lajm i keq i papritur. Në qoftë se të bie të fikët nga gëzimi, çështjet tuaja do të përfundojnë mirë. Në qoftë se shikon sikur të bie të fikët nga dhimbja, do dëgjosh për një vdekje.
FILM
Në qoftë se thjesht shikoni një film, do të thotë se gjendja juaj ekonomike do të përmirësohet dhe do të fitoni shumë para nga një çështje.
FIQ
Në qoftë se shikoni një pemë pa fiq dhe të zverdhur, do të keni lajme të këqia. Në qoftë se shikoni një pemë plot me fiq, do të merrni lajme të mira dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni fiq të tharë, do të keni ngatërresa gjyqësore. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura, do të keni fitime. Në qoftë se shikoni sikur janë të kaluara në tel, do të gjeni gjëra të cilat i dinit të humbura. Në qoftë se shikoni sikur janë të krimbur, do të humbni një çështje shumë të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur ju gjuajnë me fiq, mundohen t’ju bëjnë keq, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të njomë, do të humbisni një pjesë të pasurisë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të thatë, udhëtimi që mendoni të bëni nuk do të jetë dhe me aq interes dhe në qoftë se do ta bëni këtë udhëtim do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur I shisni, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur bleni fiq do të takoni një person rastësisht që do t’ju ndihmojë në biznesin tuaj.
FIRË
Në qoftë se shikoni sikur firos diçka, do të firojnë edhe paratë tuaja papritur.
FISHEKZJARRE
Në qoftë se e shikoni të digjen, do të keni gëzime dhe shijime, por për një kohë shumë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni, do të merrni lajme të cilat që do t’ju habisin. Në qoftë se I shikoni të fikura, do të merni lajme të gëzueshme.
FITIME
Në qoftë se ëndërron sikur ke fituar shumë para nga puna jote në të vërtetë do të bësh shumë pasuri dhe ndoshta mund të kesh edhe një trashëgimi të mirë. Në qoftë se shikon se fiton shumë para, por me punë të pista do t’i humbasësh të gjithë paratë nga sjellja jote e keqe.
FITORE 
Në qoftë se  shihni që fitoni dikë në një ndeshje sporti ose lojë fati, do të fitoni para, në qoftë se shihni që ju fitojnë të tjerë, do të dështojnë çështjet tuaja.
FJALË
Në qoftë se shikon sikur dëgjon fjalë në gjuhë të huaj do të dëgjosh shumë fjalë të mira për veten tënde. Në qoftë se je vajzë dhe shikon sikur i dashuri të pëshpërit fjalë në vesh kujdes se rrezikon nderi yt. Në qoftë se dëgjon fjalë të cilat nuk kanë kuptim do të dëgjosh fjalë koti për veten tënde.
FLAKËROJ
Në qoftë se ëndërron sikur flakëron diçka do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka flakëron në errësirë dikush do të mundohet të të shfrytëzojë. Në qoftë se shikon sikur flakëron ti do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të flakëroj kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.
FLAMUR
Në qoftë se shihni në ëndërr flamurin kombëtar, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni flamur të huaj, do të bëni një udhëtim të largët, në qoftë se shihni flamur të zi, do të sëmureni, në qoftë se shihni flamur të kuq, do të pësoni dëme.
FLAS
Në qoftë se shikoni sikur flisni me zë të lartë, do të keni dëme dhe shkatërrime ekonomike.




FLE
Në qoftë se shikon sikur po fle në gjumë të thellë, bota të do dhe të respekton për të mirat që ke. Në qoftë se shikon sikur thjesht shtrihesh, shpejt do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua, do të ngelesh shtatëzënë. Në qoftë se je vajzë  do të martohesh me një burrë jo të pëlqimit tënd, por do të jetosh e lumtur me të. Në qoftë se fle në krevat martesor të dikujt tjetër, në qoftë se je burrë do të dështosh në aktivitetin tënd. Në qoftë se shikon sikur po fle me partneren ose partnerin tënd, do të fitosh zemrën e tij. Në qoftë se fle me këdo tjetër, do të shpenzosh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke fjetur, do të marrësh lajme të këndshme. Në qoftë se shikon se fle me një person të shëmtuar ose të zi, do të pësosh sëmundje.
FLOKË
Në qoftë se shihni në ëndërr që keni flokë të shkurtra dhe të rralla, jeni dembel dhe për këtë arsye do të shkatërroheni. Në qoftë se shihni se keni flokë të zeza, ndjeni një dashuri të madhe për një grua. Flokët e verdha do të thonë llafe, flokët gështenjë besim tek personi që dashuroni, të kuqet do të thonë zili, të bardhat  besim tek ndjenjat tuaja. Në qoftë se shihni se ju presin flokët do të keni një takim dashurie. Në qoftë se shihni se jeni qeros, do të keni një gjendje të mirë ekonomike, në qoftë se një grua sheh se është qerose, do të thotë tradhëti.
FLORI
Në qoftë se shikon sikur ke gjetur flori do të kesh një fitim të rëndsishëm.Në qoftë se je grua do të kalosh një  jetë të qetë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të lumtur me atë. Në qoftë se punon flori ke punë të mirë dhe fiton shumë para. Në qoftë se shikon të hash flori do të kesh një pasurim shumë të madh, por dhe do të mërzitesh për një çështje.Në qoftë se je vajzë do të martohesh shkëlqyeshëm, por edhe do të mërzitesh sepse nuk do të martohesh me njeriun që do në të vërtetë.  
FLLAD
Në qoftë se ndien fllad do të ngatërrohesh në rrjetin e dikujt që të do.
FLUTURIM
Në qoftë se shikoni sikur po fluturoni, ju presin pasuri, gëzime dhe shëndet shumë I mirë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke fluturuar, është mirë për ju, por më shumë për atë person që shikoni.
FOLE
Në qoftë se shihni në ëndërr që në çatinë e shtëpisë tuaj kanë bërë folenë zogj, sidomos dallëndyshe, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare. Në qoftë se foleja është bosh dhe e prishur, ju presin  mërzitje dhe hidhërime.
FORCË
Në qoftë se shikoni sikur keni forcë të madhe dhe mbinatyrore, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitues dhe gjithashtu do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do të ecni përpara. Në qoftë se shikoni sikur po ju lenë forcat, do të sëmureni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ka forcë më të madhe se ju, do të dëgjoni fjalë të mira dhe do të gëzoheni.
FOSFOR
Në qoftë se shikoni fosfor në ëndërr, prisni vetëm gjëra të mira në jetë.
FOSHNJË
Në qoftë se shihni në ëndërr foshnjë sidomos në djep duke fjetur, ju pret lumturi në familje. Në qoftë se shihni veten tuaj foshnjë, personi që dashuroni ju tradhëton.
FQINJ
Në qoftë se ëndërroni fqinjët tuaj të kalojnë pranë jush pa ju folur, ose i shihni nga larg, atëherë do t’ju propozojnë martesë së shpejti. Në qoftë se ju flasin në ëndërr, të dini që ju marrin nëpër gojë dhe flasin keq për ju. Në qoftë se shihni që ziheni me ata, do të keni probleme familjare.
FRASHËR
Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga frashër për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua do të pësosh varfëri.
FRUTH
Në qoftë se shikon se vuan nga fruthi ose shikon dikë tjetër me fruth do të kesh mërzitje dhe hidhërim.
FRANCA 
Franca në ëndërr si dhe takimet me francezë do të thotë histori të reja dashurie si dhe aventura.Vetëm kujdes me lidhjet erotike pasi rreziku po ju afron. Në qoftë se shihni që udhëtoni ose ndodheni në Francë, ju presin suksese profesionale, ngritje në karierë dhe në vendin e punës.
FRE
Në qoftë se shikoni në ëndërr, do të keni pengesa të vogla në punët tuaja.
FRENA
Në qoftë se shihni që frenat e makinës ose të biçikletës tuaj nuk punojnë, do të pësoni ndonjë aksident, prandaj kini kujdes.
FRIKË
Në qoftë se ëndërroni se ndodheni në një vend të errët dhe të shkretë dhe keni frikë, do të mësoni lajme të rreme dhe për këtë do të mërziteni.
FRUTA
Në qoftë se shihni që hani fruta të pabëra, shqetësime dhe rreziqe po ju vijnë rrotull. Në qoftë se janë të pjekura dhe të mira, ju pret gëzim, lumturi dhe sukses në dashuri.
FRYMË
Në qoftë se ëndërroni sikur keni frymëmarje normale dhe jeni të qetë, do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur keni vështirësi në frymëmarrje, do të keni mërzitje dhe do të sëmureni nga mushkëritë, por që do të kalojë shumë shpejt.
FSHAT
Në qoftë se shikoni sikur po vizitoni një fshat, do të keni fitime dhe gëzime.
FSHATAR
Në qoftë se shikoni sikur jeni fshatar pa qenë në të vërtetë, do të keni nderime, fitime dhe do të kaloni një jetë të mirë familjare. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe të zgjuar.
FTESË
Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një ftesë gjyqësore do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon ftesë tek një I huaj do të ndeshesh me dikë.
FTOHJE
Në qoftë se shikon se je ftohur ke në rrezik jetën dhe kujdes.
FUÇI
Në qoftë se e sheh plot me verë do të keni ngritje profesionale dhe të ardhura të shumta. Në qoftë se është plot me uthull do të mërzitesh. Në qoftë se ka ujë është pa rëndësi.
FURRË
Në qoftë se thjesht shihni në ëndërr furrë, do të keni dashuri dhe gëzim në familje, në qoftë se e shihni të ndezur dhe duke dalë tym,do të thotë shëndet dhe lumturi.
FURRËTAR
Në qoftë se  shihni që jeni furrtar, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni që furrtari ka nëpër duar brumra, do të thotë lumturi familjare.
FURÇË
Në qoftë se sheh furçë do të keni merzitje të madhe. Nëse pastron me furçë prapë e njëjta gjë do të keni shqetësime.
FURKË
Në qoftë se ëndërron furkë dhe e punon mundimet tuaja do të shpërblehen dhe do të kesh në jetë çfarë dëshiron. Në qoftë se je vajzë në beqari do të martohesh me një njeri të mirë dhe të dhimbshëm. Në qoftë se je burrë do të degjenerohesh para syve të gruas tënde.
FURTUNË
Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon furtunë do të përmisohet gjendja shëndetsore.
FUSHË
Në qoftë se shikon që gjendesh në një fushë të bukur dhe me lule do të kesh kënaqësi dhe gëzim.
FYEJ
Në qoftë se ëndërroni sikur ju fyen dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju fyen grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po fyeni dikë, do t’ju vijë gëzim I madh dhe I papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.
FYELL
Në qoftë se shihni që i bini fyellit dhe në të vërtetë nuk dini, planet tuaja të djallëzuara do të zbulohen dhe do të bëheni rezil, në qoftë se dini do të keni një aventurë erotike, në qoftë se në ëndërr dëgjoni dikë ti bjerë fyellit, do të merrni lajme të mira.
FYTYRË
Në qoftë se ëndërroni grua ose burrë me fytyrë të bukur, do të keni lumturi dhe kënaqësi sidomos nga shokët tuaj që janë inteligjent dhe të sinqertë ndaj jush, dhe gjithashtu do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni një fytyrë të qeshur, do të keni fat dhe shëndet. Në qoftë se ëndërroni sikur shikoni një fytyrë të shëmtuar dhe të keqe, do të keni grindje me shokët dhe të afërmit tuaj dhe do të falimentoni në punë. Në qoftë se shikoni fytyrë melankolike dhe të mërzitur, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni fytyrë të zezë do të keni mosbesim ndaj të afërmve dhe shokëve dhe partnerëve tuaj. Në qoftë se jeni I shëmtuar dhe shikoni sikur fytyra juaj është bërë e shëmtuar, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur jeni I bukur dhe shikoni sikur keni fytyrë të shëmtuar, do të keni hidhërime.
g

GABIM
Në qoftë se shihni që bëre ose fole gabim në punë ose me shokët, do të keni sukses në dashuri.
GAFORRE
Në qoftë se shikon sikur po ha gaforre do të grindesh me shokët. Në qoftë se shikon sikur kap do të keni probleme familjare. Në qoftë se shikon të zihen dy gaforre do të çlirohesh nga armiqtë e tu.
GAGRENË
Në qoftë se sheh ndonjë pjestar të familjes që vuan nga gagrena do të sëmuret dikush ose ti vetë.
GAJTAN
Ngatërresa në çështjet tuaja por që do të zgjidhen aq shpejtë sa që ju nuk do ta prisni.
GALERI
Në qoftë se ëndërroni që vizitoni një galeri arti, do të thotë që brenda jush fshihet një zhgënjim nga lidhja juaj sentimentale. Jeni lodhur dhe kërkoni diçka të re. Ekzistojnë mundësi me perspektivë në punë, e kundërta ndodh në qoftë se shihni galeri të shkatërruara dhe një atmosferë të pakënaqshme.
GARDIAN
Në përgjithësi këdo që të shohësh gardian veten ose dikë tjetër, do të thotë se personi që shikon do të mërzitet dhe do të marrë lajme shumë të këqija. Pengesa dhë dëshpërim.
GARDEROBË
Në qoftë se shikon sikur po ndërton një gardarobë ke shpirt parashikues dhe do të dalësh me fitim. Po e bleve shpenzon kot para.
GARANCI
Në qoftë se një shok të jep një garanci ke mbrojtje nga persona shumë të fortë.
GARDELINË
Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.  
GARË
Në rast se merr pjesë, do të jesh guximtar në çdo lloj mërzitjeje. Dhe në rast se je i moshuar, prit jetëgjatësi.Në qoftë se shihni që merrni pjesë në një garë rrugore ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitjet tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.
GATUAJ
Në qoftë se ëndërron një guzhinier ose guzhiniere të shtëpisë tënde, ëndrra është e mirë, gjithashtu në qoftë se je i varfër dhe ëndërron guzhinë. Në qoftë se shikon sikur gatuan, do të të plotësohen dëshirat. Në qoftë se je beqar, do të lidhesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të qetë. Në qoftë se gjendesh në një vend ku ka shumë enë gatimi, do të kesh pasuri dhe sukses. Në qoftë se gjendesh në një guzhinë pa enë gatimi, do të kesh varfëri. Në qoftë se shikon guzhinë të digjet, do të pësoni aksidente familjare.
GAZETË
Në qoftë se shihni që lexoni gazetën, shumë nga shokët tuaj ju tallin. Në qoftë se hyni në një zyrë gazete, do të humbni para nga një investim i gabuar që do të bëni.
GËLQERE
Në qoftë se sheh se po përzien gëlqere dëshpërim dhe varfëri është për burrat dhe për gratë është tradhëti nga partneri. Në qoftë se bien brenda në gëlqere kujdes shëndetin.
GËNJESHTËR
Në qoftë se shihni në ëndërr gënjeshtër dashurie, do të thotë që talleni me njeriun që keni lidhje ose e kundërta.
Rrezikoni nga ndonjë aksident. Lidhjet me bashkëpunëtorët nuk janë të sinqerta, dhe duhet të veçoni njerëzit që ju simpatizojnë dhe ju vlerësojnë me të vërtetë.
GËRMADHË
Në qoftë se shikon gërmadha qyteti ose ndërtese, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon gërmadhë diçka tënden, do të pësosh dëm të madh. Grua që shikon gërmadha, do të ketë fund të keq në çështjen e dashurisë.
GËRMAZ
Në qoftë se se të presin gërmazin, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në gërmaz, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gërmazi, do të pasurohesh jashtë mase.
GËRMOJ
Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni, çështjet tuaja janë pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni një varr, do të vdesë një i afërt shumë I dashur dhe do të hidhëroheni.
GËRSHËRË
Në qoftë se shihni që prisni dikë me gërshërë, do të humbni para ose diçka tjetër. Në qoftë se shihni mbi tavolinë gërshërë të mbyllur, do të keni përparim dhe suksese në punë, në qoftë se është e hapur, do të pësoni ndonjë aksident.
GËSHTENJA
Sido që t’i shihni gështenjat, ju pret lumturi dhe dashuri. Në qoftë se i hani është akoma më mirë. Rezultatet do të duken më shpejt. Edhe në fushën profesionale gështenjat simbolizojnë përparim.
GËSHTENJË (pemë)
Në qoftë se shikon një pemë plot me gështenja, do të keni fitime nga punët tuaja. Në qoftë se pema që shikon është vetëm me gjethe, mbështet kot shpresat tek dikush i cili tallet me ty. Në qoftë se ha gështenja të pjekura, do të ngatërrohesh me një person të shpifur dhe vështirë do të shpëtosh nga ai. Në qoftë se blen, dikush mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se je shtatzënë, do të keni një lindje të lehtë dhe do të lindni një fëmijë të bukur. I sëmuri që shikon gështenja do të marrë lajme të mira.
GËZOF
Në qoftë se sheh sikur ke veshur gunë, do të marrësh mërzitje për çështje parash. Në qoftë se je vajzë, do të qash për dashurinë tënde. Në qoftë se je I sëmurë, do të keqësohesh. Në qoftë se e hedh, do të çlirohesh nga vuajtjet.
GISHTA
Në qoftë se shihni që humbni një ose disa gishta, do të humbni një të afërmin tuaj, në qoftë se prisni pak gishtin, do të keni një pengesë në familje. Në qoftë se ju dhëmb gishti, do të mësoni që një shoku juaj është i sëmurë rëndë. Në qoftë se shihni që keni më shumë se pesë gishta, do të bëni shokë të rinj dhe të pasur.
GOJË
Në qoftë se shihni që keni gojë të bukur, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është e shëmtuar, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shihni që goja juaj është e mbyllur ose e qepur, ju pret një sëmundje e rëndë, në qoftë se shihni që ju shtrembërohet goja, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi.
GOMAR
Në qoftë se shihni gomar, çështjet tuaja ecin shumë ngadalë,  në qoftë se jeni mbi gomar, ju marrin nëpër gojë, në qoftë se bini nga gomari, lidhja juaj  dashurore do të mbarojë keq. Në qoftë se ju kafshon ose ju godet gomari, do të goditeni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se dëgjoni në ëndërr të ulërasë gomari, do të merrni një letër me lajme të këqia.
GOSTI
Në qoftë se sheh se po bën gosti me dikë do të marrësh lajme të mira.
GOTË
Në qoftë se shihni gotë të mbushur, do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj. Në qoftë se shihni gotë me ngjyrë, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se shihni gotë të thyer, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se një grua beqare sheh t’i japin një gotë plot, së shpejti do të martohet.
GOZHDË
Në qoftë se shihni që ngulni diçka, do të pajtoheni me kundërshtarët tuaj. Në qoftë se shihni thjesht gozhda, do të keni lumturi familjare.
GOZHDOJ
Në qoftë se shikon se gozhdon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se gozhdon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se gozhdon mobilje, rrezikon jeta ose pasuria jote.
GRABITJE
Në qoftë se grabit diçka ose para do të humasësh shumë gjëra të cilat do të t’i grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur, do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit, i huaj do të të kërkojë për martesë.Në qoftë se je grua e martuar dhe të grabisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.
GRACKË
Në qoftë se shihni që ngrini gracka për të kapur kafshë, jeni njeri i urtë dhe drejtues i aftë i pasurisë tuaj. Në qoftë se shihni se  kapeni në çark, rrezikoni të humbni para nga mendjelehtësia juaj.
GRAM
Do të dëgjosh lajme të mira.
GRAVATË
Gravata në ëndërr, do të thotë  mërzitje dhe gjëndje e keqe sentimentale. Në qoftë se shihni që bleni gravatë, do të mërziteni shumë nga njeriu që doni. Gravata e zezë, do të thotë lajme të këqija dhe vdekje e ndonjë shoku ose personi tuaj.
Në qoftë se shihni që lidhni gravatë, do të keni probleme profesionale, sidomos kur është e pisët ose e lidhur keq.
GREMINË
Në rast se shikon se je në buzë të greminës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.
GREP  
Zhgënjim nga shokët ose gruaja. Në rast se kap peshq me grep, do të ndërhyjnë dhe të tjerë në këtë mes.
GRERZË
Në qoftë se shikoni shumë grerza bashkë, do të ngatërroheni me njerëz dinak dhe të fortë dhe do të merrni lajme të hidhërueshme dhe ndoshta mund të jetë lajm për vdekjen e një personi shumë të dashur tuajin.
GRESË
Në rast se I hani, do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prekni do të keni surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se I sillni në shtëpi, një lajm të keq do të marrësh.
GREVË
Në përgjithësi çdo lloj greve që të shikoni do të thotë diçka e padëshirueshme.
GRINDJE
Në qoftë se shikon sikur grindesh me dikë, ai me të cilin shikon të grindesh do të bëhet shoku i yt më i mirë. Në qoftë se një grua shikon se grindet me partnerin e saj, do të ketë përçarje familjare. Në qoftë se një burrë shikon sikur grindet me gruan e tij, do të ketë probleme të mëdha familjare.
GRIS
Në qoftë se shikoni sikur po grisni rrobat tuaja, do të çliroheni nga hallet dhe barrat që keni shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur grisni këpucët, do të bëni shumë mundime për të fituar, por që në fund nuk do të arrini asgjë. Në qoftë se shikoni sikur grisni libra ose letra, do të merrni një lajm për një zbulim shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur grisni letra dashurie, do të merni lajme të mira nga personi që doni.
GROPË
Në qoftë se shihni që hapni gropë, do të mësoni për vdekjen e një të afërmit tuaj, në qoftë se bini brenda dhe nuk mund të dilni, do të keni zënie në familje, në qoftë se dilni do të merrni një ndihmë të papritur. Në qoftë se kapërceni gropë do t’ja dilni me sukses në punën tuaj. Në qoftë se shihni gropë në varrezë, do të keni shëndet dhe gëzime.
GRUA
Në qoftë se shihni se flisni me një grua të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi.Në qoftë se shikoni që zihen gra, do të mërziteni për arsye familjare.Në qoftë se shihni grua me flokë gështenjë do të  sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’ju ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni grua me të bardha, do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë  udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para, në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të keni gëzime dhe në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.
GRUMBULL
Në qoftë se shikon grumbull gjërash, prit ngatërresa në familje dhe dikush mundohet të ndërhyjë në çështjet tuaja.
GRUSHT 
Në qoftë se ëndërroni që ju japin grushta, të prisni zënie me njeriun që keni lidhje dhe mbase dhe me familjen tuaj.E njëjta ndodh në qoftë se shihni njerëzit tuaj me grushta të shtrënguar.Grushti në ëndërr do të thotë probleme ekonomike dhe profesionale. Në qoftë se jepni ju grushta do t’ja dilni të arrini shumë lart.
GRYKË
Në qoftë se se të presin grykën, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në grykë do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gryka, do të pasurohesh jashtë mase.
GRYMOSUR
Në qoftë se shikon sikur je i grymosur, ke një trup të sëmurë dhe kujdes. Në qoftë se je grua të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që në të vërtet është i shëndoshë, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që dhe në të vërtetë është ashtu gjendja e tij dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohet.
GUDULISJE
Çfarëdo që të jesh grua apo burrë, po të shohësh se gudulisesh do të thotë se është një person me shumë pasion.Në qoftë se ëndërroni që ju gudulisin ose gudulisni dikë, do të keni lidhje të re dashurore mjaft interesante, por që do të mbarojë shpejt.Në qoftë se dëgjoni të tjerë që gudulisen, do të merrni vesh ndonjë skandal erotik.
GUNË
Në qoftë se shihni që vishni gunë, parashikohet një martesë e mirë dhe gjendje e mirë sentimentale.Gjithashtu do të thotë, që ju mbizotëron një kotësi dhe pesimizëm.Kujdes se mos humbni gjëra dhe njerëz për këtë arsye. Guna në ëndërr parashikon mërzitje nga gjëndja ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni tregtar gunash, punët tuaja do të shkojnë shumë mirë.
GUNGAÇ
Në qoftë se je gungaç do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzitje ekonomike.Në qoftë se shikon një gungaç dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.
GURË
Në qoftë se shihni që nuk mund të lëvizni një gur të madh, do të keni pengesa në punën tuaj. Në qoftë se bien gurë nga qielli, do të sëmuresh rëndë. Në qoftë se shtëpia juaj goditet me gurë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni që bëni luftë me gurë, do të ziheni me shokët tuaj. Në qoftë se shihni që keni vënë gurë të çmuar, do të humbni një pjesë të pasurisë tuaj.
GUXIM
Në qoftë se shikon sikur ke guxim, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.
gj
GJAK
Në qoftë se sheh që derdhet gjak, ju pret një sukses i madh. Në qoftë se të del gjak nga goja, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se të del gjak nga hunda, një sekret tuajin e dinë shumë veta. Në qoftë se të marrin gjak rrezikon shëndeti dhe pasuria juaj. Në qoftë se ju merrni gjak nga të tjerë, do të fitoni shumë para. 
GJAKDERDHJE
Në qoftë se e shikon nga jashtë, do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.
GJAKNDEZJE
Në qoftë se shihni që jeni me gjaknxehtësi, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë me gjaknxehtësi, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në gjaknxehtësi me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.
GJAKSOR
Në qoftë se shikon sikur je gjaksor ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një gjaksor, do të marrësh lajm të keq.
GJALP
Në qoftë se shikon që hani gjalp, do të keni zënie me të afërmit dhe me familjen, në qoftë se lyeni bukën ose e vini në gatim, do të merrni lajme të mira.
GJALLË
Në qoftë se shikoni një të vdekur sikur është i gjallë, ëndrra është e keqe për ty. Do të keni rreziqe dhe sëmundje. 
GJARPËROJ
Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzitje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.
GJARPËR
Ëndrra me gjarpër është gjithmonë e keqe, pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.
GJELBËRIM
Sido që ta shihni, ngjyra e gjelbër, do të thotë shpresë dhe lumturi si në familje, ashtu edhe në fushën e dashurisë.
GJELLË
Në qoftë se shihni që hani gjellë të mira dhe të pasura, do t’ju ndodhë diçka e këndshme, në qoftë se gjella që hani është e varfër, do të sëmureni rëndë.
GJEL
Në qoftë se dëgjoni gjel në ëndërr, do të dëgjoni lajme të mira, në qoftë se e shihni mbi çatinë e shtëpisë, fqinjët ju nderojnë. Në qoftë se hani gjel ju pret pasuri. Në qoftë se e therrni keni sukses në punë, në qoftë se shihni që ju sulet gjeli, do të keni zënie me shokë dhe të afërm.
GJENERAL
Në qoftë se shikoni në ëndërr një gjeneral, do t’ju bëhen nderime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur jeni ju gjenerali, do të dëgjoni të thonë shpifje për ju dhe do të mërziteni dhe do të falimentoni një herë e mirë nga punët tuaja.
GJEOGRAFIA
Në qoftë se ëndërroni që lexoni gjeografi ose që shihni ndonjë hartë, përgatituni për ndonjë takim të ri dhe njohje të reja. Kujdes shëndetin. Mos u joshni nga gjëra të tepruara!
GJERDAN
Në qoftë se thjesht shikoni një gjerdan, do të merrni lajme të gëzueshme, por të papritura nga një shok. Në qoftë se jeni vajzë, do të prishet lidhja me të dashurin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur gjerdan me diamante në qafë, mbrohuni nga kundërshtarët. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur në qafë gjerdan ari, do të keni grindje në familje. Në qoftë se jeni vajzë do të merni lajme të mira.
GJERMANIA
Në qoftë se ëndërroni udhëtim në Gjermani, është shenjë e mirë  në fushën e ndjenjave. Çdo gjë do të shkojë mirë. Pregatituni për njohje të reja dhe lidhje erotike. Udhëtimi në Gjermani dhe takim me gjermanë, do të thotë ngritje në fushën profesionale, në fushën ekonomike, si dhe fitime. Kujdes në qoftë se shihni sundim gjerman, skena lufte etj. Atëherë ju presin mërzitje dhe vështirësi ekonomike.
GJETHE
Në qoftë se shikoni gjethe peme të njoma dhe jeshile, në përgjithësi do të keni gëzime dhe shëndet dhe sukses të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni gjethe të thara ose të vyshkura ose të rëna nga pema, do të keni pengesa të mëdha në jetën tuaj personale dhe në punë.
GJËEGJËZË
Në qoftë se shihni që përpiqeni të gjeni një gjëegjëzë, do të merrni letër me lajme të mira. Në qoftë se e gjeni do të keni një punë të qetë dhe të këndshme. Në qoftë se kërkoni nga të tjerë që t’ju gjejnë një gjëegjëzë, kujdes pasi disa shokë ju duan të keqen.
GJËMB
Në qoftë se shihni  gjemba, hidhërime të papritura ju presin, në qoftë se ecni mbi gjemba do t’ju shfaqen shumë probleme në punë. Në qoftë se pastroni një vend nga gjëmbat, do të kaloni çdo pengesë dhe mërzitje.
GJËMË
Në qoftë se shihni që jeni i mërzitur dhe i pikëlluar, ju pret përmirësim i gjendjes ekonomike, në qoftë se shikoni që dikush tjetër ka pësuar fatkeqësi ose është i mërzitur, do të humbni para për fajin tuaj.
GJËMOJ
Në qoftë se shikon se gjëmon dikë dhe e kap, do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se gjëmon grua ose vajzë, do të të gjejë një e keqe e madhe.
GJËMIM 
Gjëmimet në ëndërr do të thonë mërzitje nga njerëz të mjedisit familjar e shoqëror. Flasin në dëmin tuaj. Gjendja shëndetësore  do t’ju drejtojë tek doktori. Në qoftë se gjëmimet që dëgjoni, shoqërohen me vetëtima, do të keni shumë fitime nga aktiviteti juaj profesional.
GJIGAND
Në qoftë se shihni gjigand, prisni fat dhe lumturi. E njëjta ndodh kur shihni që ju jeni gjigand. Do të thotë që jeni plot me ndjenja, ambicje, qejf, dhe do të gjeni njeriun e përshtatshëm në jetë. Ju pret afirmim, përparim, fitime, shëndet si dhe jetëgjatësi. Kujdes në qoftë se shihni konkurrentë me përmasa gjigante, pasi do të thotë që i keni frikë pasi janë të aftë për çdo gjë.Në qoftë se ata ju mundin, do të keni pengesa në karrierë.Në qoftë se i mundni ju, ju pret lumturia përfundimtare. Kurajo.
GJILPËRË
Në qoftë se shihni gjilpërë, do të keni zënie me shokë dhe me të afërm. Në qoftë se ju çponi dikë me gjilpërë, do të keni dështim në dashuri.Në qoftë se shikoni një jastëk me shumë gjilpëra, shumë mërzitje nga puna juaj ju pret. Në qoftë se kaloni peun në gjilpërë, do të keni shumë fitime nga puna juaj.
GJIRAFË
Në qoftë se shikon gjirafë, do të thotë se do të merrni një lajm të mirë dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikon sikur je ulur mbi të, do të thotë se do t’i sundosh armiqtë që ke.
GJOKS
Në qoftë se je grua dhe shikon gjoksin tënd, do të kesh gëzim. Në qoftë se i tregon jashtë në njerëz, do të mbulohet gabimi që ke bërë për të cilin shqetësohesh. Në qoftë se shikon gjoks femre do të marrësh një lajm të mirë dhe të gëzueshëm. Në qoftë se je plak ose i sëmurë ëndrra nuk është për mirë, do të pësosh keq.
GJUETI
Në qoftë se shihni që jeni gjuetar dhe gjuani zogj ose kafshë, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se shihni që hani gjah, njeriu që dashuroni ju tradhëton. Në qoftë se shihni të tjerë të bëjnë gjueti, kujdes pasi do të përpiqen t’ju mashtrojnë.
GJUHË
Në qoftë se shihni që gjuha juaj është shumë e madhe, do të keni mërzitje në familje. Në qoftë se është më e madhe se gjuha e zakonshme, do të thotë se njerëzit të vlerësojnë për seriozitetin tuaj.
Në qoftë se shihni se gjuha juaj mbushet me qime, do të sëmureni rëndë.
GJUNJ
Në qoftë se shihni që keni gjunj të fortë, do të keni shëndet. Në qoftë se jeni të pamartuar ose të sëmurë, çështjet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që ecni në gjunjë, ju pret shkatërrim ekonomik. Në qoftë se shihni që gjunjëzoheni para një gruaje do të keni tradhëti, para një burri, do t’ju shajnë tek një njeri i njohur, në qoftë se gjunjëzohesh përpara një ikone, fati juaj do të ndryshojë.
GJURMË
Në qoftë se shihni përtokë ose diku tjetër gjurmë këmbësh, do të mësoni një sekret të madh.
GJYSH
Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshin që ju ka vdekur t’ju flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeton do të kaloni shumë mërzitje. Në qoftë se shihni që bëheni gjysh, nderime dhe pasuri ju presin.
GJYSHE
Në qoftë se shikoni gjyshen duke vdekur, do të jeni të nderuar në botë. Në qoftë se thjesht e shikoni silleni mirë dhe keni bekimin e prindërve. Në qoftë se ka vdekur në të vërtetë dhe e shikon të gjallë, vjen të të kujtojë detyrimet që ke lënë pas dore.  Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshen që ju ka vdekur t’ju flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shihni që jeni gjyshe, nderime dhe pasuri ju presin.
GJYKATË
Në qoftë se thjesht shihni gjykatë, çështjet tuaja do të zgjidhen me vonesë. Në qoftë se je në gjyq për tu gjykuar, të pret sëmundje, në qoftë se të ndëshkojnë çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se sheh se thjesht hyn në sallë gjygji, një i afërmi juaj mund të vdesë.
GJYQ
Në qoftë se thjesht shikon një gjykatë, do të shpërblehesh për punën që bën. Në qoftë se të çojnë në gjyq për të të dënuar, atëherë prit një sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon një seancë bosh një person I yti do të vdesë.
GJYQTAR
Në qoftë se shikon gjyqtar, do të provosh shumë hidhërime dhe dëshpërime. Do të ndodhë diçka e padëshirueshme.


h
HABITEM
Në qoftë se shikon që njerëzit janë të habitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi, por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i habitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.
HAJDUT
Në qoftë se ëndërron se je hajdut, ke humbur një mundësi për të fituar shumë para. Në qoftë se je grua, do të biesh në duart e një personi shumë negativ i cili do të të torturojë për të gjithë jetën. Në qoftë se shikon të flasësh me hajdut, do të fitosh shumë para, por jo me punë të pastra. Në qoftë se shikon hajdut të egër dhe që janë gati të të vrasin, do të mësosh për vdekjen e një të afërmi tuaj ose do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua, do të humbasësh një trashëgimi shumë të madhe.
HALË PESHKU
Në qoftë se thjesht shikoni ose mbani në duar hala peshku, do të bëni shoqëri të reja dhe shoqëritë e vjetra do të forcohen akoma dhe më shumë.
HALLË
Në qoftë se shikon në ëndërr hallën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je hallë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon hallën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon hallat të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon hallën të sëmurë, do të keni shumë fitime.
HALLKË
Në qoftë se ëndërron hallkë, do të kesh ngatërresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.
HAMALL
Në qoftë se shihni që jeni hamall, do të keni mërzitje dhe hidhërime, në qoftë se shihni dikë tjetër të jetë hamall dhe shumë i ngarkuar, do të keni fitime.


HAMBAR
Në qoftë se shihni që hambari i anijes është plot, do të thotë lumturi dhe pasuri, në qoftë se është bosh, ju pret varfëri dhe fatkeqësi.
HAPJE
Në qoftë se shihni që merrni hape, kujdes shëndetin pasi ju japin këshilla të gabuara.
HARDHI
Në qoftë se ëndërron sikur po mbjell një hardhi, punët tuaja venë shumë mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se thjesht shikon një hardhi plot me rrush, gëzim dhe lumturi do të kenë të gjithë pjestarët e familjes. Në qoftë se gjendesh në një vresht plot me rrush do të mësosh shumë lajme të mira. Në qoftë se je grua, do të kalosh një jetë të lumtur familjare. Në qoftë se je vajzë, do të marrësh një dhëndërr të shkëlqyer. Në qoftë se shikon hardhitë e rrushit të thara dhe pa rrush mundimet tuaja do t’ju shkojnë kot. Në qoftë se shkul hardhi do të pësosh diçka shumë të keqe. Pleqtë që shohin hardhi, do të kenë pleqëri të mbarë.
HARDHUCË
Ka mundësi që personi që ju intereson t’ju tallë dhe t’ju tradhëtojë. Mos i besoni lehtë! Hardhuca në ëndërr parashikon kundërshtarë dhe bashkëpunëtorë të këqinj. Në qoftë se ndiqni hardhucë dhe ikën ose e vrisni, atëherë mund të shpëtoni nga  ata. Kujdes shëndetin.
HARRESË
Në qoftë se shikon sikur i ankohesh shokut që të ka harruar, bisedim i keq do të bëhet për ty. Në qoftë se shikon sikur të ankohet i vdekur sikur e ke harruar, kujtohu për detyrimet fetare që ke.
HASHASH
Në qoftë se shikoni sikur keni pirë hashash, do të kaloni një jetë të zezë.
HEDHJE
Në qoftë se shihni që hidheni sipër një hendeku ose grope, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni që bëni hedhje sporti, gëzim dhe lumturi ju pret.
HEKUR
Në qoftë se shihni hekur të ri, fat dhe dashuri ju pret, në qoftë se është i nxirë, do të keni fitime. Në qoftë se është i kuq nga zjarri, do të keni sukses në dashuri.
HEKURUDHË
Në qoftë se shihni që udhëtoni me tren, do të merrni para nga puna juaj. Në qoftë se shihni që treni shkon mbrapsht, do të humbni para. Në qoftë se shihni thjesht hekurudhë do të keni një jetë të qetë dhe të këndshme.


HELM
Në qoftë se shihni që pini helm, do të dëgjoni fjalë të këqija dhe do të mërziteni. Në qoftë se shihni që i jepni dikujt helm për të pirë, kujdes pasi me fjalët tuaja do të hidhëroni një person të dashur.
HELMETË
Në qoftë se je ushtarak ose politikan dhe shikon sikur ke vënë një helmetë, do të keni gradime dhe ngritje ne detyrë. Për të tjerët gra ose burra, do të thotë se keni mospërfillje që do t’ju bëjë keq.
HELL
Në qoftë se shihni që helli është bosh, do të keni gëzim dhe hare, në qoftë se shihni që goditni dikë me hell, ju pret shkatërrim ekonomik.
HERO
Në qoftë se shikon hero në ëndërr do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je hero, do të vlerësohesh nga të tjerët.
HESHTË
Në qoftë se e mban, do të keni mërzitje dhe fatkeqësi.
HETIM
Në qoftë se të hetojnë do t’i bësh pa dashje keq vetes. Në qoftë se hetojnë dikë tjetër, do të mësosh diçka që është për të mirën tënde.
HËNA
Në qoftë se shikoni hënën dhe jeni beqarë, do të martoheni shumë shpejt. Në qoftë se e shikoni të turbulluar, do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikoni hënën sikur është pas reve, nuk do të keni dhe aq shumë fat. Në qoftë se shikoni dritën e hënës sikur hyn në shtëpi, do të keni mirësi dhe lumturi në familje.
HI
Në qoftë se shikoni hi në oxhak, sjellja juaj është e mirë dhe njerëzit ju duan, në qoftë se shihni thjesht hi, ju pret varfëri.
HIDROPIZI
Në qoftë se shikoni sikur vuani ju ose vuan dikush tjetër, do të keni dëme të mëdha dhe do të hidhëroheni dhe ndoshta mund të mësoni dhe për vdekjen e një personi të dashur.
HIDHËRIM
Në qoftë se shikon sikur hidhërohesh dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të hidhërohet do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe hidhërohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se hidhërohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar. 
HIJE
Në qoftë se sheh në ëndërr hije të ndryshme,  kundërshtarët tuaj përpiqen me çdo mënyrë t’ju shkatërrojnë. Në qoftë se shihni që flini në hijen e pemës, do të merrni lajme të mira.
HINKË
Në qoftë se shikoni hinkë në ëndërr, fitimet që keni fituar deri tani do t’i humbisni. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni, do të ecin përpara çështjet tuaja, por pa shumë fitime.
HIPUR
Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’ju bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hypur kalit do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hypur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.
HOTEL
Në qoftë se thjesht shikoni një hotel, do të keni mërzitje dhe hidhërime dhe do të keni mërgime. Në qoftë se jeni I sëmurë do të keqësoheni deri në vdekje. Në qoftë se shikoni sikur hyni në një hotel, do të keni lajme të mira dhe gëzime në familje. Në qoftë se shikoni sikur digjet ose shembet një hotel, do të ndodhë diçka shumë e keqe.
HU
Në qoftë se jeni bujk dhe shihni që vini hunj, do të keni të korra të vogla, në qoftë se nuk jeni dhe shihni një ëndërr të tillë, do të thotë se do të merrni një vendim të rëndësishëm.
HUAJ
Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt do të martohen dhe me të panjohurin. Nëse është e mundshme të mbajnë mend emrin ose fytyrën e tij.
HUDHËR
Në qoftë se shikoni sikur po bëni tarator me hudhra, do të keni vuajtje shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju servirin hudhra, do të thotë se flasin shumë keq për ju. Në qoftë se thjesht I shikoni të shpërndara ose të varura, do të keni shokë jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të mërziteni shumë pas një aksidenti.
HUMBJE
Në qoftë se shihni se humbni diçka, ju presin probleme të vogla në lidhjen tuaj. Në qoftë se e gjeni gjërat do të shkojnë mirë. Në qoftë se shihni që humbni një njeriun tuaj, do të keni një lidhje dashurie,  ngritje profesionale dhe fitime. Kujdes shëndetin!
HUMNERË
Në rast se shikon se je në buzë të humnerës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.
HUNDË
Në qoftë se shihni që keni hundë të bukur, do të pasuroheni, në qoftë se ju rrjedh gjak nga hunda do të bëni një njohje të re dashurie. Në qoftë se shihni që hunda juaj është e madhe do të keni nder dhe lavdi, në qoftë se është e vogël shokët tuaj ju tallin.
i



ILAÇ
Në qoftë se shikon se merrni ilaçe dhe janë të hidhura, do të keni hidhërime dhe shqetësime në punë. Në qoftë se ia jep dikujt, do të keni shumë fitime dhe të mira në punë. Në qoftë se prodhon ilaçe, do të sëmuresh. Në qoftë se i vjell, do të keni shkatërrime tregëtare. Në qoftë se merr helm, prit vdekje jashtëzakonisht të tmerrshme.
INAGURIM
Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e një kishe, ëndrra do t’ju dalë për mirë dhe do të keni gëzime. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e shtëpisë tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni dëme dhe dëshpërime.
INAT
Në qoftë se shihni që jeni të inatosur, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë të inatosur, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të inatosur me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.
INCIDENT
Në qoftë se ëndërroni sikur ju shfaqet një incident urgjent dhe ju pengon të bëni diçka, do t’ju vijë një trashëgimi që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur pësoni një incident të këndshëm, do të pësoni fatkeqësi.
INDIANË
Në qoftë se shihni që flisni me një indian, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me indianë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.
INFEKSION
Në qoftë se shikoni sikur keni pësuar ndonjë sëmundje të lëkurës, do të keni fatkeqësi të befasueshme në familje, por edhe shkatërrime në vendin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush tjetër vuan nga ndonjë infeksion, do t’ju ndodhë atyre e keqja për të cilën do të hidhëroheni edhe ju.
INSEKT
Në përgjithësi ëndrrat me insekte do të thonë zënie dhe mërzitje. Gjithashtu do të thonë se kundërshtarët tuaj bëhen pengesë në çështjet tuaja.
INSTRUMENT
Në qoftë se shihni që i bini ndonjë instrumenti muzikor, do të mërziteni për vdekjen e një të afërmi tuaj, në qoftë se dëgjoni instrumente pa i parë ato, do të keni halle dhe mërzitje të vogla.
INTERNIM
Në qoftë se të internojnë me të drejtë do të kesh fund të keq nga veprimet e tua të padrejta. Në qoftë se të internojnë me padrejtësi, do të marrësh mërzitje dhe do të të marrin nëpër gojë armiqtë e tu.
INTRIGË
Në qoftë se shikoni sikur bëjnë intriga kundra jush ose ju bëni kundra dikujt, do të dëgjoni të shara dhe fjalë të këqia që do të thonë për ju.
IRIQ
Lajme të këqija dhe mërzitje.
IRIZË
Në qoftë se vuan nga iriza në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.
ISHULL
Në qoftë se shihni se jeni në ishull për pushime ose për punë, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.
IZRAELIT
Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një izraelit, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe I cili mundohet t’ju shkatërrojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni izraelit, do të merrni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një izraelit, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.
j

JAKI
Në qoftë se të bëjnë jaki, do të dëgjosh gënjeshtra dhe mashtrime nga një njeri të cilin e konsideron të besueshëm.
JASEMIN
Kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë.
Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.
JASTËK
Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.
JASHTËSHTETIT
Udhëtimi jashtështetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses.
JESHILLËK
Në qoftë se shihni jeshillëk, parashikohet lumturi, pasuri e përparim në punë. Në qoftë se është i thatë dhe i prishur, do të thotë se situata të vështira do të vijnë, probleme ekonomike si dhe ndarje me njeriun që dashuroni.
JEVG
Në qoftë se shihni që flisni me një jevg, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me jevgj, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.
JETIM
Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni jetim, ju pret zhgënjim në fushën e dashurisë.
JEZUSI
Në qoftë se shikon jezusin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.
JOD
Në qoftë se shihni jod në ëndërr, shpejt do të lehtësoheni nga problemet familjare dhe personale. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shihni jod në ëndërr, së shpejti do të shëroheni.
JONXHË
Në qoftë se shihni që mblidhni jonxhë dhe jeni bujk, do të keni të korra të mira, në qoftë se nuk jeni do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni që ka katër petale, do të keni fitim të papritur.
JORGAN
Në qoftë se shihni që jeni mbuluar me jorgan të ri dhe të pastër, do të thotë varfëri, në qoftë se është i vjetër do të përmirësohet gjendja juaj ekonomike.
JUG
Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu, sjellja juaj është shumë e butë dhe për këtë do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu dhe bie shi, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe vështirë të ktheheni më.

k

KAÇUL
Në qoftë se shikon sikur ke veshur pa qenë ushtarak në të vërtetë, mundohesh të dukesh tek të tjerët kot. Në qoftë se je grua do të falimentojnë aktivitetet e burrit tuaj. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me ushtarak. Në qoftë se shikon sikur blen, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shikon sikur shet mos ki shpresa të mëdha.
KADAIF
Në qoftë se shihni që hani kadaif, të prisni mërzitje nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se kadaifi që hani nuk është i ëmbël, do të mërziteni më pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë kadaif dhe nuk e prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Kujdes shëndetin në qoftë se shihni që hani kadaif dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni kadaif, do të keni probleme në punë.
KADIFE
Në qoftë se shikoni veshje tuaja që janë kadife, ke mendime të mëdha të cilat do të të shkatërrojnë. Në qoftë se shikon mbulesën e divanit që është kadife në një pikë, humbet kot kohën dhe për të cilën do të pendohesh, por do të jetë tepër vonë.
KAFE
Në qoftë se shihni në ëndërr kafe të pabërë, punët ju shkojnë shumë mirë, në qoftë se e kaurdisni do të merrni lajme të mira, në qoftë se e piqni dhe pini kafe do të merrni lajme të këqija. Në qoftë se derdhni kafe përtokë ose mbi rrobat tuaja, ju presin dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që ju shohin filxhanin e kafesë, do të merrni një lajm të rremë.
KAFKË
Në qoftë se ëndërron kafkën e një të vdekuri, do të pësosh dhimbje koke dhe kujdes. Në qoftë se shikon kafkën e kokës tënde si i vdekur, të thyer, do të të vijnë ide të hidhura.
KAFSHË
Në qoftë se shikon se ke shumë kafshë dhe janë të tuat, do të pasurohesh dhe do të lumturohesh. Në qoftë se i shikon të kullosin në fushë, jeta jote do të jetë e qetë pa tronditje dhe hidhërime.
KAJSI
Në qoftë se sheh në ëndërr se po ha kajsi ose që thjesht I sheh, do të keni gëzim në qoftë se janë edhe të pjekura. Në qoftë se janë të pabëra mirë, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se janë të kalbura, do të keni mërzitje të madhe.
KAKAO
Në qoftë se shihni që pini kakao, do të keni një njohje të re shoqërore, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë kakao, do të sëmureni.
KALBËSIRË
Në qoftë se shikoni fruta të kalbura, do të zhgënjeheni për shpresat që keni. Në qoftë se shikoni sikur hani kalbësira, do të pësoni sëmundje të rëndë. në qoftë se jeni i sëmurë, do të shëroheni më shpejt seç e prisnit.
KALI
Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’ju bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hypur kalit, do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hypur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.
KALENDAR
Në qoftë se shikon kalendar do të keni shumë mendime dhe ndoshta dhe vdekjen e një të afërmi ose shoku.
KALIM
Në qoftë se shikoni sikur kaloni lehtë në një kalim, çështjet tuaja do të ecin përpara. Në qoftë se shikoni sikur vështirësoheni të kaloni diku ose sikur rrëzohesh duke kaluar, do të keni vështirësi në çështjet tuaja dhe jeta juaj do të rrezikojë.
KALOJ
Në qoftë se shikoni sikur po kaloni një lumë ose det, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur kaloni pe diku, ëndrra është jashtëzakonisht e keqe.
KALLAM
Në qoftë se shihni në ëndërr kallama ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kallama do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kallama, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja dhe lodheni pa arsye.
KALLAMARË
Në qoftë se shikon sikur po ha kallamarë, prisni mërzitje dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.
KALLDRËM
Në qoftë se shikon rrugë ose trotuar të shtruar, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në qoftë se je grua do të kthehet nga një udhëtim i gjatë, një person i dashur i cili ka munguar për shumë kohë. Në qoftë se shikon kalldrëm në shtëpi, do të emigrosh me të gjithë familjen. Në qoftë se bën kalldrëm jashtë shtëpisë, do të pësosh një aksident shumë të keq. 
KALLI MISRI
Në qoftë se shikoni sikur po korrni kallinj misri, do të keni fitime të mëdha parash.
KAMATË
Në qoftë se shikoni sikur keni borxhe dhe paguani kamatë, do të merrni një lajm I cili do t’ju qetësojë në mërzitjen që keni.
KANAL
Në qoftë se shikon ose kalon kanal, do të keni një udhëtim me sukses të madh.
KANARINË
Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm. 
KANAVAÇE
Në qoftë se shikoni kanavaçe do të thotë se do të merrni një lajm të hidhur dhe të dëshpëruar i cili do t’ju mërzisë.
KANDIL
Në qoftë se shikon kandil të ndezur do të keni gëzim, ti dhe familja jote. Në qoftë se je i ri ose e re, do të kesh dashuri me sukses dhe martesë të mirë. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh se shpejti. Në qoftë se je i vjetër, do të jetosh shumë gjatë. Por në qoftë se ëndërron kandil të fikur, prit të kundërta.
KANCER
Në qoftë se vuan nga kanceri në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.
KANELLË
Në qoftë se e ha do të mërzitesh. Në qoftë se i merr erë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se e sheh do të të tradhëtojnë.
KANISTËR
Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban, të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj, do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet, do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.   
KANTAR
Në qoftë se shihni kantar në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjyqe, në qoftë se shihni që bleni kantar, kundërshtarët tuaj do t’ju hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.
KANUN
Në qoftë se ëndërron sikur të kanë vënë kanune, ke bërë shumë mëkate dhe mundohu të përmirësohesh.
KAPELE
Në qoftë se shihni që keni vënë kapele të re, do të keni fitime dhe gëzime, në qoftë se kapelja është e vjetër dhe e ndotur, ju presin dëme të mëdha. Në qoftë se është kapele grash, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se një grua sheh se ka vënë kapele burrash, do të marrë lajme të mira.
KAPËRCIM
Në qoftë se ëndërroni sikur kapërceni litar ose lumë dhe kalon në anën tjetër, suksesi në biznesin tuaj është I sigurtë. Në qoftë se duke kaluar bini brenda mos I kini besim vetes, por kërkoni ndihmë nga të tjerët për t’ja arritur qëllimit.
KAPITEN
Në qoftë se  shihni se jeni kapiten i një anijeje të madhe, kujdes pasi jeni mendjemadh dhe shpejt do të pësoni dëme, në qoftë se shihni që jeni kapiten në një anije të vogël, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.
KAPOTË
Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të vjetër do të sëmuresh. Në qoftë se shikon sikur e heq do të çlirohesh nga hallet. Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të re dhe me vlerë të madhe dhe të qepur me pe floriri, do të të mbrojë dhe do të të mbështesë një person shumë I fuqishëm. Në qoftë se shikon sikur e heq do të humbasësh mbrojtjen e një personi të fuqishëm.
KAPUÇ
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur kapuç, do të hidhëroheni nga falimentimi I çështjes tuaj të cilën e kishit të sigurtë.
KARAVIDHE
Në qoftë se shikon sikur po ha karavidhe, ju presin mërzitje dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.
KARABINË
Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një karabinë, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini karabinë do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me karabinë, do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me karabinë do të fitoni para.
KARAFIL
Në qoftë se të japin ose jep karafil prit suksese në dashuri dhe sidomos po qe i kuq. Në qoftë se është I verdhë ose I bardhë, do të mërzitesh.
KARKALEC
Në përgjithësi nuk është diçka e mirë. Pengesa dhe vështirësi.
KARROCË
Në qoftë se hypën në të do të ngrihesh në detyrë. Nëse lundron me karrocë në det ose lumë, do të humbisni një të afërmin tuaj.
KARABOBË
Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga karabobë për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua, do të pësosh varfëri.
KARNAVALE
Pritni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se është karnavali dhe nuk ke shumë ushqime, do të keni pak hidhërim dhe mungesa.
KARTON
Në qoftë se shikoni në ëndërr karton të bardhë, do të fitoni para pa u lodhur, në qoftë se është i kuq, dëme të mëdha ju presin.
KAROTË
Në qoftë se se shihni që hani karotë të pagatuar, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se hani  karotë të gatuar kundërshtarët që keni do të përpiqen t’ju shkatërrojnë.
KARVAN
Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një karvan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në karvan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.
KARRIGE
Në qoftë se shihni se jeni të ulur në karrige, ndonjë aksident mund t’ju ndodhë, në qoftë se thjesht shihni karrige, çështjet tuaja do të kenë rezultate të mira.
KASAP
Në qoftë se ëndërron sikur je kasap, do të lumturohesh dhe do të gëzohesh nga zemërgjërsia jote. Gjithashtu prit fat dhe sukses.
KASKETË
Në qoftë se ëndërron sikur ke vënë kasketë ushtarake, do të keni vlerësime dhe lavdi.
KASOLLE
Në qoftë se ëndërron kasolle, do të keni varfëri. Në qoftë se je i pasur dhe shikon se jeton në një kasolle, do të humbasësh një shumë të madhe parash. Në qoftë se je i varfër ka shpresë se një ditë mund të përmirësohet gjendja juaj.
KASTRAVEC
Në rast se shikon se ha, do të marrësh mërzitje nga të tjerë.
KASHTË
Në qoftë se shihni kashtë në një depo ose në fushë, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj, në qoftë se shihni kashtë të lidhur fitimet tuaja janë të siguruara. Në qoftë se shihni që hani kashtë planet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që flini mbi kashtë, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet.
KATAKLIZËM
Në qoftë se shikon të bëhet kataklizëm, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.
KATALLOG
Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani katallog ushqimi, do të keni dëme ekonomike dhe mund të humbisni pasurinë. Në qoftë se mban një libër katallog do të kesh marrëveshje të mira.
KATIL
Në qoftë se shikon sikur je katil ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një katil, do të marrësh lajm të keq.
KATRAN
Në qoftë se ëndërron katran mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë, do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg ke të bësh me persona shumë negativë.
KAZAN
Në qoftë se ëndërron një kazan bosh do të thotë varfëri dhe mërzitje. Në qoftë se e shikon të mbushur, do të kesh gëzim dhe pasuri dhe sukses në punët tuaja.
KEC
Në qoftë se ëndërroni kec, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht keci, mos t’ju frikësojë asgjë. Keci do të thotë shëndet i mirë.
Kecat në ëndërr do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni kec do të keni shumë fitime.
KEQARDHJE
Në qoftë se shikon sikur ke keqardhje, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër t’i vijë keq, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe të vjen keq për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota.  Në qoftë se je vajzë i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se të vjen keq për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar. 
KEQBËRËS
Në qoftë se shikon sikur je keqbërës ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një keqbërës, do të marrësh lajm të keq.
KËLYSH
Në qoftë se thjesht ëndërron këlysh mundohesh për të arritur diçka. Në qoftë se e ledhaton, kujdesu për një të sëmurë që të kërkon ndihmë. Në qoftë se shikon se lind këlysh, kujdes se do të ndodhë diçka e padëshirueshme.
KËLLËF
Në qoftë se ëndërron sikur po mban këllëf shpate, do të të rrezikojë pasuria. Në qoftë se mban këllëf ore do të gjesh gjëra që të kanë vjedhur.
KËMBË
Në qoftë se shihni që këmbët tuaja janë të pastra, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se janë të ndotura do të bëni shoqëri të gabuara, në qoftë se shihni që lani këmbët, do të çliroheni nga hallet që keni. Në qoftë se shihni këmbët tuaja të mbathura, mërzitje ju presin.
KËMBËSOR
Do të keni shpërblime për punët tuaja.
KËMBANË
Në qoftë se shikon ose dëgjon këmbanë do të zemërohesh dhe do të mërzitesh dhe do të tronditesh. Në qoftë se i bie ti, do të ndihesh vuajtje familjare.
KËMBIM
Në qoftë se ndërron me dikë tjetër diçka tënden do të fitosh shumë dhe sukses në qëllimin që ke.
KËMISHË
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këmishë të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur këmisha që keni veshur është blu e hapur ose jeshile, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni veshur këmishë të kuqe, do t’ju propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.
KËNGË
Në qoftë se dëgjoni ose këndoni këngë të gëzueshme dhe të këndshme, do të merrni lajme të gëzuara, në qoftë se janë këngë zije, halle dhe mërzitje do t’ju gjejnë.
KËPUCAR
Në qoftë se jeni këpucar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni këpucar, mos kërkoni me tepër seç keni në jetë se në fund mund të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se nuk jeni dhe shihni sikur jeni këpucar, do të keni fatkeqësi dhe melankoli.
KËPUCË
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të vjetra, do t’ju urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime dhe fat të mirë në biznesin tuaj.
KËRCEJ
Në qoftë se shikoni sikur po kërceni, do të arrini më shumë seç prisni. Në qoftë se shikoni sikur kërceni brenda në shtëpinë tuaj, do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të keqësoheni akoma dhe më shumë. Në qoftë se shikoni sikur po kërceni në një ambjent të hapur me orkestër, ju pret vdekja e një personi të afërt.
KËRCËNIM
Në qoftë se ti kërcënon dikë, do të dëgjosh diçka të mërzitshme dhe të hidhur. Nëse dikush tjetër të kërcënon, kujdes se dikush që hiqet si  shok, është armik i yti.
KËRCI
Në qoftë se shihni në ëndërr kërci ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kërcinj do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kërcinj, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja, dhe lodheni pa arsye.
KËRDI
Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.
KËRKOJ
Në qoftë se shikon sikur po kërkon diçka dhe ta japin, do të përfitoni shumë gjëra nga dikush. Në qoftë se kërkon diçka dhe nuk ta japin, prit dëme dhe mërzitje. Në qoftë se dikush të kërkon diçka, do të bësh të mira për atë person.
KËRMILL
Në qoftë se shikon kërrmill duke lëvizur, do të çlirohesh nga problemet dhe mërzitjet. Në qoftë se nuk lëviz ose ka ngordhur, do të keni vonesa në punë.
KËRP
Në qoftë se shikon sikur blen do të pendohesh për të gjithë të këqiat që ke bërë. Në qoftë se e ha, do të të bëjnë keq të tjerët.
KËRPURDHË
Në qoftë se thjesht e shikon ose e ha, do të marrësh hidhërim nga persona që i do.
KËRTHIZË
Në qoftë se shikoni në ëndërr kërthizën e dikujt, do të ziheni me atë person ose me një shok të ngushtë. Në qoftë se shikoni kërthizën tuaj të bukur dhe të shëndetshme, do të merni lajme të mira nga prindërit tuaj.
KËSHILLË
Në qoftë se shikoni sikur i jepni këshilla një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person.  Në qoftë se shikoni sikur këshilloheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.
KËSHTJELLË
Në qoftë se shihni në ëndërr kështjellë, do të keni shumë fitime ekonomike dhe sukses në dashuri.
KISHË
Në qoftë se ndërton kishë, zoti do të të bekojë. Në qoftë se hyn në kishë dhe lutesh, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se je brenda në kishë dhe nuk lutesh do të mërziteni. Në qoftë se shikon sikur po fle në kishë, do të bësh një krim të rëndë për të cilin do të dënohesh rëndë. Në qoftë se je grua e martuar dhe shikon sikur hyn në kishë e bërë nuse, do të mbetesh e vejë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt.
KITARË
Në qoftë se shikon që luan me kitarë duke mos ditur në të vërtetë të luash, do të të plotësohet dëshira. Në qoftë se di të luash në të vërtetë kujdes pak punën dhe interesat tuaja.
KLIMË
Në qoftë se ëndërron sikur jeton në një vend me klimë të mirë dhe të shëndetshëm shëndeti yt është i sigurt dhe i mirë. Në qoftë se klima nuk është e mirë rrezikon nga sëmundje.
KODËR
Në qoftë se shihni që ngjiteni në një kodër dhe arrini në krye, do të keni sukses të madh në çështjet tuaja, në qoftë se shihni që zbrisni nga kodra  mërzitje ju presin.
KOFSHË
Në qoftë se shikon sikur ke kofshë të bukur dhe të shëndetshëm, do të bësh shumë fëmijë dhe pasuri dhe gjithashtu do të bësh edhe një udhëtim të këndshëm me kujtime të mira. Në qoftë se shikon se janë më të mëdhenj seç i ke në të vërtetë, do të kesh sukses në atë aktivitet që ke nisur. Në qoftë se je i martuar të duan shumë fëmijët. Në qoftë se je beqar do të martohesh me një njeri të mirë. Në qoftë se shikon kofshët e një femre që janë të bardhë e të bukur, do të kesh kënaqësi. 
KOHA
Në qoftë se shikon sikur koha është e mirë pa re në qiell, çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është kohë është e mirë, por ka re në qiell, kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se koha është e keqe me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë, do të keni mërzitje ekonomike.
KOLERË
Në qoftë se shikoni sikur ka rënë kolera, do të thotë fatkeqësi e madhe kudo që ta shihni.
KOLLË
Në qoftë se ke kollë do të humbasësh shumë shokë. 
KOLLONË
Në qoftë se në qoftë se shikon sikur je mbështetur në kollonë, të përfill shumë bota. Në qoftë se bie dhe të godet do të pësosh dëm, do të sëmuresh rëndë ti ose një person i dashur. Në qoftë se të shembet kollona e shtëpisë do të të vdesë një fëmijë ose një i afërt.
KOMETË
Në qoftë se shikon kometë dhe je njeri i keq, do të pësosh varfëri dhe mërzitje dhe degjenerim në dashuri. 
KOMPLIMENT
Në qoftë se shikoni sikur po I bëni kompliment dikujt, do të keni shëndet dhe kënaqësi në jetë dhe gjithashtu edhe një dashuri të zjarrtë.
KOMPROMIS
Në qoftë se shikoni sikur po bëhet kompromis mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni kompromis me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.
KOMSHI
Në qoftë se sheh se po flet me komshinë tend, fjalë të këqija dalin për ju. Në qoftë se sheh komshi duke kaluar të marrin nëpër gojë. Në qoftë se je vajzë e pamartuar, do të të kërkojë një I huaj për martesë.
KONFISKIM
Në qoftë se shikon se konfiskohet pasuria jote, do të lehtësohesh nga telashet.
KONFUZION
Në qoftë se shikoni sikur jeni në konfuzion me dikë, do ta bëni shok atë person që shikoni. Ose në qoftë se është i seksit tjetër, do të bini në dashuri me atë.
KONKURENCË
Në qoftë se sheh se je në konkurencë me dikë në punë, do të keni zhvillim dhe fitime. Për të fejuarit do të thotë ndarje me skena të hidhërueshme.
KONSTITUCION
Në qoftë se ëndërroni konstitucion ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person I cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’ju ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.
KOPËSHT
Në qoftë se shihni që jeni brenda në një kopësht me gjelbërim, do të keni nder dhe pasuri. Në qoftë se kopështi është i huaj, do të pësoni dëme në punët tuaja. Në qoftë se kopështi është i punuar qoftë i juaji ose i huaj, së shpejti do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj.
KOPIL
Në qoftë se ëndërroni sikur jeni kopil, do të keni skandale ekonomike. Në qoftë se merrni përsipër një kopil për tu kujdesur për të, do të fitoni shumë para nga aty ku ju I kishit humbur shpresat. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është kopil, do të mësoni për mërzitjen e një shoku tuaj.
KOPRAC
Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është koprac, do t’ju vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni koprac, do të keni shumë fitime dhe pa shumë mundime të mëdha.
KORAL
Në qoftë se shikon sikur gjen koral në rrugë, do të njihesh me një person. Në qoftë se ke veshur bizhuteri me koral, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja. Në qoftë se je i/e pamartuar do të martohesh së shpejti. Në qoftë se shikon sikur tërheq koral nga deti, do të fitosh shumë nga një udhëtim që do të bësh.
KORB
Në qoftë se shikoni korb të ulërijë, një armik i fshehtë mundohet t’ju bëjë keq. Në qoftë se ju vërsulet dhe ju prek armik, do të godas interesat tuaja. Në qoftë se vrisni korb, do të merrni vesh për vdekjen e një armikut tuaj do t’i sundosh një herë e mirë armiqtë. Në qoftë se dëgjoni korb në ëndërr, do të merrni lajme të këqija, në qoftë se e shihni të fluturojë mbi shtëpinë tuaj do të thotë vdekje. Në qoftë se hani mish korbi, do të keni vështirësi në punë.
KORENT
Në qoftë se shikoni sikur bën korent të madh nga era dhe ngre në ajër gjëra ose kafshë, do të vijë e keqe e madhe në vendin tënd. Në qoftë se era merr me vete gjëra tuaja, do të keni mërzitje të vogla në familje.
KORNIZË
Në qoftë se shikon korniza të bukura, do të ndjesh një lumturi të pafund nga një person shumë i dashur. Në qoftë se është e shëmtuar do të grindesh keq.
KORR
Në qoftë se shikon sikur po korr grurin tënd, do fitosh dhe do të kesh sukses profesional. Në qoftë se je beqar, do të martohesh së shpejti. Në përgjithësi po  të shikosh korrje është për mirë. Do të keni fat dhe lumturi.
KOS
Në qoftë se thjesht e shikoni ose shikoni dikë duke ngrënë, do të keni pengesa në punë dhe për këtë do të mërziteni shumë.
KOSH
Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban të mbush me lule, do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.
KRAVATË
Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur kravatë dhe e keni shtrënguar fort, do të hyni në telashe. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me kravatë, ai person do të mërzitet dhe ju do të hidhëroheni.
KREHËR
Në qoftë se shikon se krihesh me krehër, do të qetësohesh. Në qoftë se duke u krehur të ngatërrohen flokët, do të mërzitesh. Në qoftë se blen do të bësh lidhje dashurie. Në qoftë se shet hyn kot në punët e të tjerëve.
KRENOHEM
Në qoftë se ëndërron sikur krenohesh, do të ulesh dhe do të degjenerohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të krenohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët. 
KRESHMË
Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye ekonomike, do të keni mërzitje të madhe ekonomike, por që të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të mbajë kreshmë, kujdesuni nga ai person.
KREVAT
Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në krevat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin krevatin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.
KRISMË
Në qoftë se shikon në ëndërr sikur dëgjon krismë arme, do të marrësh një lajm të hidhërueshëm, dhe ndoshta do të mësosh për vdekjen e një afërmit tuaj.
KRISHTLINDJE
Në qoftë se shikoni sikur është krishtlindje, do të keni gëzime dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë dhe harmonike. Në qoftë se jeni beqarë, bëhuni gati se ju afrohet martesa.
KRISHTI
Në qoftë se shikon krishtin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.
KRIMINEL
Në qoftë se shikon sikur je kriminel ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një kriminel, do të marrësh lajm të keq.
KRIPË
Në qoftë se e hani do të keni hidhërim dhe lajme të këqija.
KRIPORE
Në qoftë se je brenda dhe punon do t’ju venë punët mbarë.
KRIZA
Në qoftë se shikoni dikë sikur ka kriza, një person do t’ju sjellë në pozicion shumë të vështirë. Në qoftë se shikoni sikur keni kriza, do të keni tradhëti bashkëshortore dhe do t’ju lerë në baltë një shok I vjetër.
KROKODIL
Në qoftë se thjesh shikon krokodil do të kesh hidhërime dhe mërzitje, armiq të fshehtë dhe grua tradhëtare. Në qoftë se shikon që vret krokodil, do të sundosh armikun më të madh tëndin që do të të bënte keq.
KRUAJTJE
Në qoftë se shikoni sikur keni kruajtje në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.
KRYELARTË
Në qoftë se sheh që je kryelartë shpejt do të të përgjunjëzojnë armiqtë e tu.
KRYEARTËZ
Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nda duart do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.  
KRYQ
Në qoftë se shikoni kryq në ëndërr do të qetësoheni nga çdo lloj shqetësimi që keni. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar dhe në qoftë se jeni beqare, do të martoheni me njeriun e zemrës tuaj. Në përgjithësi të shikoni ose të bëni kryqin në ëndërr, do të thotë gëzim fat dhe lumturi dhe gjithashtu bekim nga zoti.
KTHJELLËT
Në qoftë se shikoni sikur qielli është I kthjellët dhe I bukur sidomos pas shiut, problemet dhe hallet tuaja kanë marrë fund dhe do të keni qetësi për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se udhëtoni do të keni, udhëtim të mbarë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të shëroheni shumë shpejt. Në qoftë se jeni të vjetër, do të keni pleqëri të qetë. Në qoftë se jeni në prag të martesës, do të martoheni me shpejt seç e kishit planifikuar.
KUÇEDËR
Në qoftë se shikoni kuçedër, do të keni mërzitje dhe shqetësim.
KUFOMË
Në qoftë se shikoni një kufomë kafshe të kalbur dhe të qelbur, do të gjendeni në një skenë të shpifur të cilën do ta kujtoni vazhdimisht. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë kufomë dhe jeni gati për t’ju varrosur, do të merni një lajm shumë të gëzueshëm familjar. Në qoftë se shikoni kufomën e një të dashuri, do t’ju ikin pengesat që keni.
KUJDESTAR
Në qoftë se shikon sikur je kujdestar çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke kujdestar mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.
KUKUMJAÇKË
Në qoftë se shikon kukumjaçkë dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde është paralajmërim vdekje.
KULTIVIM
Në qoftë se kultivon tokën mundet dhe punët tuaja do t’ju sjellin gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi kultivimi i tokës është mbarësi dhe fat. 
KUMBARË
Nëse sheh se bëhesh kumbarë, do të të ndodhë diçka shumë e mirë dhe e gëzueshme.
KUMBULLA
Në qoftë se shihni që hani kumbulla në ëndërr, do të bëni fjalë me shokë dhe me të afërm.
KUNGUJ
Në qoftë se shihni kunguj në ëndërr do të merrni lajme të mira, në qoftë se hani kunguj do të mërziteni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se gatuani kunguj dhe je burrë, do të keni mërzitje ekonomike, në qoftë se je grua do të zbulohet një sekreti yt.
KUQE
Në qoftë se shikon sikur ke veshur rroba të kuqe, do të marrësh lajme të mira, fitime dhe gëzim. Në qoftë se lyen shtëpinë me bojë të kuqe do të keni lumturi familjare.
KURAJË
Në qoftë se shikon sikur ke kurajë, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.
KURBET
Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.
KURORË
Në qoftë se shikoni sikur thjeshtë po kurorëzoni dikë, dikush do të kërkojë mbrojtje nga ju dhe duhet ta ndihmoni. Në qoftë se shikoni sikur jeni kumbarë, sikur po kurorëzoni një çift për martesë, do të zhgënjeheni nga një person që e kishit shumë respekt dhe që e keni ndihmuar shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju kurorëzojnë, do të keni mbrojtjen e një personi me pozitë dhe të fuqishëm. Në qoftë se jeni grua, do të merni lajme të gëzueshme. 
KURTH
Në qoftë se shikoni sikur keni ngrehur kurth për të kapur kafshë ose shpendë ose peshq, keni marrë masa të mira për pasurinë tuaj dhe jeni shumë të dashur tek të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur kafshë në kurth, do të bini në duart e njerëzve shumë negativ nga mendjelehtesia juaj. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur një kafshë gjigande, një armik I rrezikshëm do të pësojë fatkeqësi dhe nuk do të jeni më në rrezik.
KUSHËRI
Në qoftë se sheh kushëririn tënd në ëndërr, do të marrësh lajm për martesën e dy personave të dashur. Në qoftë se sheh kushërirën, do të martohet ish partneria jote.
KURRIZ
Në qoftë se shikoni në ëndërr kurrizin tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në kurriz, me mendjelehtësinë tuaj ju keni lënë rrugën të lirë armiqve dhe do t’ju shkatërrojnë. 
KURRIZDALË
Në qoftë se je kurrizdalë do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzitje ekonomike. Në qoftë se shikon një kurrizdalë dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.
KUVEND
Në qoftë se shikoni sikur jeni në një kuvend, dikush do të mundohet që t’ju vjedhë. Dhe gjithashtu do të keni famë të madhe dhe karrierë.
KYÇ
Në qoftë se shihni që mbani kyç në dorë, do të thotë që së shpejti do të gjeni partner dhe lidhja juaj do të përfundojë në martesë. Në qoftë se shihni që hapni një derë me çelës, do të keni të reja në fushën sentimentale, në qoftë se mbyllni një derë me kyç, ju pret një martesë e mirë. Në qoftë se shihni që humbni çelësa e kyçit, ju pret ndarje, zënie dhe mërzitje.