Poezi per 17 Shkurtin

Poezi per 17 Shkurtin
Jam një foshnje pesë vjeçare,
Kam identitet dhe quhem kosovare.
E lodhur dhe me duar të buta,

Dhe nuk jap, por akoma marr fruta.


Frikësohem nga syri i keq!

Që kojshia më hudhin në hendeq.

Kam flamurin me ngjyra qe s’më pelqejnë!

Por gëzohem tash, per ata që më urrejnë.

Kam vëllezer e motra me miliona,

Tash jemi më të fort, se disa biliona.

Pesë vite i mbusha dhe qendroj urtë,

Kam ditëlindjen me 17 shkurtë.

Me zemer e cila rrah pa mërzi,

Per mua flamuri është kuq e zi.

Krenar dhe optimist për të ardhmen,

Me sy shprese, sot shikoj të tashmen.

Gëzojeni këtë ditë,

Sepse për ne bënë dritë,

Urojeni njëri-tjetrin, se tash është koha,

Jemi të pavarur dhe po na njef bota.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *