Poezi per 17 Shkurtin

Loading...


17 Shkurti

Sa kohë ka kaluar 
derisa erdhi kjo ditë
Sa shumë njerëz janë flijuar
sa shumë kemi prit.

Plot sakrifica e mundime
plot vuajtje e padrejtësi
kaloj kjo Kosova ime
gjatë rrugës për Pavarësi.

Vite e vite të tëra 
trimat për liri luftuan
Ditë e ditë të tëra
nënat lotuan.

Sa e shenjtë
E sa çmuar është kjo ditë
Sa me mall therrasim:
“KOSOVA REPUBLIKË”

Ëndrra shekullore
e shqiptarëve je ti
amaneti i atyre që ranë për liri
Fjala: “PAVARËSI”

Loading...

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *