Ese Muzgu i mendjes

Trokita kot. Brenda bën bosh. Kopshti biblik është kthyer në deponi shpricash e kondomësh të qelbosur. Asketët e patalentë të Kërlezhës bëjnë xhiro mbi qeniet që jetojnë për të ngrënë e për t’u zhagitur gjer në nevojtore – mbi turmat që hedhin Hosanna! në tallkine langoshësh e në derrkucë të tjerë që shëtisin parajsës me mercedesë profanësh.Trokita kot. Inva Mula s’është aty. Një herë në vit
prishet imazhi jeshil i stadit majmunor të Kafkës dhe BAAL-i luan rolin e Bajrush Mjakut.Zaratustra vret pasditet bajate nëpër promovime bejtexhinjsh dhe koncerte gjipshqiptarësh e lecqumilcimësh të zgërdheshtë që shkumojnë përsheshe artistike në trio.Trokita kot. Brenda bën bosh. Kush t’ia çelë sytë muzgut të mendjes? Dhe nëse ia çelë?, ç’kuptim kanë sytë në cirkarenë?, ku çdo minutë thyhen rekordet në sportin e marrisë.
Trokita kot. Brenda bën bosh. ImZot!, a ngordhin muzat?, kur bëhet pite m…?, e poetët i këndojnë DUHMËS (!!!) së dashurisë?!Trokita kot. Valles i prijnë Metamorfozët. Dhe Levantinët e Konicës. S’dihet këtu kush është Judë e kush Jezu. Në tezgën e djallit shiten grahma shqip.Trokita kot. Brenda bën bosh. Migjeni kryqësohet për blasfemi. Kënga ime e pakëndueme…, grushti qesharak i tij…Trokita kot. Ideali është vaginë. Parajsa mall për kontrabandë. Në qytetin Hamam vetëm Sihana Badivuku jep koncerte falas për Fisnikët e zgjedhur të kapixhikut të Hanko Hallës.Trokita kot. Në planetin e LESKËRKULTURËS së gjeniut të përbuzur 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *